DPT: Kushtet që duhet të ndjekin të vetëpunësuarit për t’u regjistruar

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në një njoftim zyrtar të saj publikon kushtet për regjistrimin e personave fizikë të vetëpunësuar.

Deklarimi në organin tatimor të personit fizik të vetëpunësuar pa punëmarrës dhe pa punonjës të papaguar të familjes mbi 16 vjeç, me të cilët ai punon dhe bashkëjeton ligjërisht, pasi është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në administratën tatimore dhe është pajisur me NIPT, kryhet deri të paktën 3 ditë përpara afatit të paraqitjes së deklaratës (listëpagesës).

Llogaritja e detyrimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore bëhet me efekte nga data e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në administratën tatimore.
Afati i deklarimit të listëpagesës është data 20 e muajit pasardhës të çdo tremujori, konkretisht:

  • 20 Janar
  • 20 Prill
  • 20 Korrik
  • 20 Tetor

Ndërkohë deklarimi duhet kryer të paktën 3 ditë përpara këtij afati, të tremujorit përkatës.

Shembull: Nëse personi fizik (i vetëpunësuar pa punëmarrës dhe pa punonjës të papaguar të familjes), është regjistruar në QKB në datën 12 maj 2017 (apo gjatë muajve prill, maj dhe qershor), regjistrimi në mënyrë elektronike në sistemin tatimor si i vetëpunësuar, duhet të kryhet brenda datës 17 Korrik 2017.

 

Read more

Vrojtimi i Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit – Tremujori i dytë 2017

Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) shënoi nivelin 111.4 në tremujorin e dytë të vitit 2017, duke rënë me 9.7 pikë krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Niveli më i ulët i TNE-së pasqyroi rënien e treguesve të besimit në shërbime dhe në tregti, ndërkohë që besimi i bizneseve të ndërtimit, të industrisë, si dhe besimi i konsumatorëve rezultoi i përmirësuar. Me gjithë këtë zhvillim, niveli aktual i TNE-së në tremujorin në analizë vazhdon të mbetet mbi mesataren afatgjatë të tij dhe më lart nivelit të shënuar në të njëjtën periudhë një vit më pare

Treguesi i besimit në sektorin e industrisë (TBI) vijoi të rritet me 4.5 pikë përqindje për të dytin tremujor radhazi. Rritja e TBI-së pasqyroi kryesisht dinamikën pozitive të balancës së kontratave porositëse (+10.1 pikë përqindje), dhe një masë më të vogël rritjen e dy komponentëve të tjerë formues të treguesit – balanca e prodhimit (+1.2 pikë përqindje) dhe e gjendjes së inventarëve (-2.1 pikë përqindje).

Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit (TBN) vazhdoi tendencën rritëse edhe në tremujorin e dytë (+1.7 pikë përqindje), duke e zhvendosur atë lehtësisht mbi mesataren historike të tij (+1.2 pikë përqindje) (grafik 2). Të dyja balancat përbërëse të TBN-së, kontratat porositëse dhe aktiviteti ndërtues, rezultuan më të larta kundrejt tremujorit të mëparshëm, përkatësisht me 2.6 dhe 0.7 pikë përqindje.

Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve (TBSh) rezultoi me rënie (- 18.0 pikë përqindje) në tremujorin e dytë të këtij viti. Megjithatë, niveli i TBSh-së qëndron mbi vlerën e shënuar një vit më parë (+17.1 pikë përqindje) dhe mbi mesataren historike (+9.5 pikë përqindje (grafik 4). Dinamika e TBSh-së i atribuohet rënies së balancave të tij formuese, kërkesës (-19.0 pikë përqindje) dhe ecurisë së biznesit (-17.4 pikë përqindje).

Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë (TBT) ra me 3.9 pikë përqindje gjatë tremujorit të dytë Rënia e TBT-së pasqyroi nivelet më të ulëta të balancave që formojnë treguesin, ecuria e biznesit (-5.5 pikë përqindje) dhe pritjeve për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm (-2.3 pikë përqindje). Edhe balanca e gjendjes financiare të bizneseve të sektorit shënoi rënie. Ndërkohë, pritjet për ecurinë e biznesit në tremujorin e ardhshëm rezultuan të rritura. Gjithashtu, norma e shfrytëzimit të kapaciteteve shënoi një rritje të lehtë me 0.4 pikë përqindje krahasuar me vlerën e tremujori më parë. Megjithatë, bizneset në këtë sektor vijojnë të shfrytëzojnë kapacitetet e tyre me një normë nën mesataren historike të saj (-5.7 pikë përqindje).

Treguesi i besimit konsumator (TBK) u rrit me 1.2 pikë përqindje në tremujorin e dytë. TBK-ja qëndron rreth 3.3 pikë përqindje mbi mesataren e tij historike.

Për më shumë informacion klikoni në: Analiza_Vrojtime 2017

[slider style=”flat” category=”Treguesi i ndjesisë ekonomike” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Qershor 2017

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT rritet me 1%  ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Konsumit në muajin Qershor 2017 në krahasim me 1 viti më parë.

Në muajin Qershor 2017 ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Konsumit është 2,2 %,  ndërsa në 2016 ky ndryshim ishte 1,2 %.

Krahasuar me muajin Qershor 2016, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 5,1 %, pasuar nga grupet “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,2 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,9 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 0,8 %, “transporti” dhe “shërbimi arsimor” me 0,7 %, “argëtim dhe kulturë” me 0,6 %, etj. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 16,8 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet“ me 12,1 %, “qumësht, djath e vezë” me 4,3 %, “peshk” me 3,7 %, “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 2,7 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 2,9 %. Krahasuar me muajin Qershor 2016, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 5,1 %.

[slider style=”flat” category=”Indeksi i Çmimeve të Konsumit Qershor” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Ligji për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bën me dije se më datë 1.7.2017, fillojnë të zbatohen efektet juridike të detyrimeve të përcaktuara në ligjin nr. 60/2016, datë 2.6.2017 “Për sinalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, për subjektet privatë.

Qëllimi i këtij ligji është marrja e informacioneve dhe sinjalizimeve nga sinjalizuesit, njësia përgjegjëse ose e drejtëpërdrejtë nga ILDKPKI, për raste e veprave penale të korrupsionit,  çdo veprim ose mosveprim të kundërligjshëm, sipas legjislacionit penal në fuqi, në lidhje me çdo formë të korrupsionit aktiv, korrupsionit pasiv, shpërdorimit të detyrës ose komptencave, ushtrimit të ndikimeve të paligjshme në kryerjen e detyrave ose marrjen e vendimeve, shpërdorimit të të ardhurave të Buxhetit të Shtetit, përfitimit të paligjshëm të interesave, si dhe çdo akt tjetër të ngjashëm më to, të kryer në subjektin tuaj nga pronarët, administratorët, drejtuesit dhe cilido tjetër, hetimin e këtyre rasteve nga ILDKPKI dhe përcjelljen e tyre organit të Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit, ku gjenden element të veprave penale të mësipërme.

Në zbatim të nenit 10, të ligjit 60/2016, Udhëzimit nr.1, datë 23.9.2016, “Për miratimin/përcaktimin e strukturës , kriteret e përzgjedhjes dhe trajnimin e punonjësve të njësisë përgjegjëse në subjektet privatë”, pranë çdo subjekti privat që ka më shumë se 100 të punësuar, caktohet 1 njësi përgjegjëse e cila regjistron, heton administrativisht, shqyrton sinjalizimet për rastet e korrupsionit dhe raporton pranë ILDKPKI sipas ligjit.

Për sa më sipër mbartni detyrimin për ngritjen e njësisë përgjegjëse dhe njoftimin me shkrim të Inspektorit të Përgjithshëm pranë ILDKPKI për krijimin e saj, së bashku me gjeneralitetet, pozicionit të punës, pozicionit të punës, si dhe kontaktët e punonjësve të caktuar, brenda datës 15.7.2017.

Shkelja e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj, ju ngarkon me përgjegjësi administrative dhe penale.

Klik: Ligj nr.60/2016, datë 2.6.2016 “Për sinalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”

Klik: Udhëzim “Për strukturën, kriterët e përzgjedhjes dhe trainimin e punonjësve të njësisë përgjëgjëse në subjektet private”

 

Read more

Përditësimi i të dhënave nga subjektet, detyrim ligjor dhe thjeshtim i komunikimit me administratën

Në një njoftim zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ve në dijeni të gjithë tatimpaguesve se janë të detyruar të deklarojnë adresën e saktë të ushtrimit të veprimtarisë, në mënyrë që të sigurojnë marrjen në kohë të njoftimeve të dërguara nga Administrata Tatimore.

Cilat të dhëna përditësohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit?

Tatimpaguesi, person fizik dhe juridik, regjistron çdo ndryshim të të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, siç përcaktohet në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, të ndryshuar.

  • Aplikimi për ndryshimin e selisë dhe hapja e vendeve të tjera të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga selia, në çdo rast bëhen përpara nisjes efektive të veprimtarisë në atë vend biznesi.
  • Për hapjen e vendeve të tjera dytësore të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga selia, tatimpaguesi pajiset me një çertificatë regjistrimi, me numër unik identifikimi të njëjtë me atë të regjistrimit, por me numër serial të ndryshëm.
  • Tatimpaguesit, në interes të tyre por dhe të administrates tatimore, janë të detyruar të njoftojnë edhe çdo ndryshim që ka të bëjë me adresën/adresat e veprimtarisë ekonomike dhe të banimit, si dhe të numrit të telefonit e të adresës elektronike, të dhëna që shërbejnë si pikë kontakti pë marrjen e informacioneve në një një kohë sa më të shpejtë.

Të dhënat e deklaruara nga subjektet në QKB, njëherazi përditësohen automatikisht edhe në regjistrin elektronik të administratës tatimore.

Ku ndryshohen përgjegjësitë tatimore dhe cilat janë kriteret për ndryshimin e tyre?

Tatimpaguesi, i cili pëmbush kushtet ligjore për kalimin nga një kategori në tjetrën (nga Biznes i Vogël në Biznes i Madh), duhet të njoftojë apo kërkojë ndryshimin në administratën tatimore (Drejtorinë Rajonale Tatimore) përkatëse, brenda 15 ditëve kalendarike nga data e konstatimit dhe pëmbushjes së kushteve për këtë ndryshim.

Përgjegjësia tatimore (llojet e tatimeve pë të cilat tatimpaguesi duhet të jetë përgjegjës), pas regjistrimit fillestar ndryshon vetëm duke u paraqitur pranë sporteleve të shërbimit apo me një kërkese drejtuar Drejtorisë Rajonale Tatimore të juridiksionit, për ndryshimet e ndodhura. Raste të ndryshimit të përgjegjësisë tatimore mund të jenë:

  • Tejkalimi i qarkullimit prej 8 milionë lekë në vit kalendarik , kur tatimpaguesi nga pagues i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël duhet të kalojë në tatimpagues i tatimit mbi fitimin.
  • Tejkalimi i qarkullimit prej 5 milion lekë në vit kalendarik, kur tatimpaguesi pavarsisht se nuk ndryshon kategorinë si Biznes i Vogël, i shtohet pëgjegjësia e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, apo anasjelltas.

Po ashtu ndryshimi i kategorisë për sigurime të tatimpaguesit nga person i vetëpunësuar i vetëm, në person i vetëpunësuar me punëmarrës etj., bëhet pranë sporteleve të shërbimit të tatimpaguesit në Drejtorinë Rajonale Tatimore të juridiksionit përkatës.

Theksojmë se Organizatat Jofitimprurëse dhe të gjithë tatimpaguesit që regjistrohen nga Drejtoritë Rajonale Tatimore duhet të njoftojnë në administratën tatimore, brenda 15 ditëve nga data e regjistrimit të ndryshimeve për ndryshimet si më poshtë:

a) ndryshimi i emrit;
b) ndryshimi i adresës së veprimtarisë ose kontaktit;
c) ndryshimi i statusit ligjor;
ç) çelja/mbyllja e degëve, sektorëve ose njësive të reja;
d) ndryshimi i llojit të veprimtarisë ekonomike;

 

Read more

Mbyllet procesi i fshirjes së detyrimeve për mosdeklarim në afat, përfitojnë edhe 6,309 tatimpagues të tjerë

Në zbatim të ligjit “Për Pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore, doganore, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit” dhe Udhëzimit të Ministrisë së Financave në zbatim të tij, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve implementoi fazën e dytë duke përmbyllur procesin e fshirjes së detyrimeve për mosdeklarim në afat.

Gjatë ditës së djeshme nga fshirja automatike e këtyre deklaratave, që duhet të dorëzoheshin deri më 30 Qershor, kanë përfituar edhe 6,309 tatimpagues të tjerë. Në total 111,356 subjekte në status aktiv dhe pasiv kanë përfituar nga fshirja automatike e gjobave për mosdeklarim në kohë.  Llojet e dënimeve që janë fshirë nga sistemi elektronik për deklarim të vonuar janë:

  • Listpagesë e TAP
  • Deklarata të TVSH-së,
  • Deklarata për destinimin e fitimit
  • Deklaratë Tatim Fitimi/Tatim i Thjeshtuar i Fitimit
  • Taksa Kombëtare etj.

Të gjithë tatimpaguesit që kanë përfituar do të gjejnë në llogarinë e tyre elektronike njoftimin përkatës.

Procesi i fshirjes automatike do të vijojë hap pas hapi me çdo zë që parashikon legjislacioni.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kujton tatimpaguesit se duhet të konsultohen me legjislacionin lidhur me detyrimet që përjashtohen nga falja. Informacioni i plotë i ligjit dhe udhëzimit të Ministrisë së Financave gjenden të publikuara në faqen zyrtare të tatimeve www.tatime.gov.al në rubrikën “Legjislacioni”.

Read more

QKB thirrje bizneseve, dorëzoni në kohë pasqyrat financiare për vitin financiar 2016

Qendra Kombëtare e Bizneseve paralajmëron bizneset që  paguajnë tatim fitim, për të dorëzuar në kohë pasqyrat financiare, raportet e auditit dhe të ecurisë së veprimtarisë për vitin financiar 2016.

Afati i fundit i dorëzimit është data 31 Korrik 2017

Nëse bizneset nuk depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit pasqyrën financiare brenda afatit të përcaktuar, ato do të përballen me gjobë në masën 15 000 lekë të parashikuar në pikën 3, të nenit 74, të Ligjit Nr. 9723/2007.

Sipas njoftimit të bërë nga QKB, detyrimi për depozitimin e dokumentave të sipërcituara e kanë subjektet që janë regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim fitimi, të cilët duhet të dorozojnë pranë QKB-së:

  • Pasqyrat financiare vjetore të skanuara ne format PDF,
  • Raportin e auditimit dhe ecuris së veprimtarisë (kur mbajtja e tyre është e detyrueshme),
  • Vendimin për miratimin e pasqyrave financiare (sipas kërkesës ligjore)

Mënyra e depozitimit:

  • Depozitimi i dokumentave të sipërcituara mundësohet vetëm nëpërmjet aplikimi online në portalin qeveritar e-albania, duke ndjekur të gjitha hallkat e procedurës për kryerjen e aplikimit
  • Formati elektronik i ruajtjes së pasqyrave financiare, duhet të jetë në PDF
  • Individi i cili do të kryejë aplikimin, duhet të jetë i pajisur me kartë identiteti ose pasaportë biometrike
  • Shërbimi ofrohet pa pagesë

Referuar të dhënave zyrtare të QKB, janë gati 20014 subjekte që kanë detyrimin për të depozituar bilancet vjetore në QKB ,përmes portalit qeveritar E-albania.

Bëjnë përjashtim subjektet me administrator të huaj dhe shoqëritë e kursim kreditit, aplikimet e të cilëve do të vijojnë të kryhën vëtëm në sportelet e shërbimit të qkb-së.

Për më shumë informacion vizitoni: www.qkb.gov.alwww.e-albania.al

Read more

Dallimi ndërmjet kuponave tatimorë nga ata fiktivë?

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në një njoftim zyrtar të saj, ve në dijeni të gjithë qytetarët se në çdo blerje me para në dorë, duhet të kërkojnë domosdoshmërisht nga shitësi apo ofruesi i shërbimit, kuponin tatimor.

Kuponi tatimor që i jepet një blerësi apo një klienti, përmban të dhënat e mëposhtme:

  • Emrin, adresën e tatimpaguesit;
  • NIPT-in;
  • Emrin, sasinë, çmimin dhe vlerën e cdo artikulli /ose shërbimi;
  • Vlerën totale  të mallrave apo shërbimeve të marra;
  • Mënyrën e pagesës (cash, çek, kartë krediti etj.);
  • Shumën e TVSH-së, sipas shkallës tatimore;

Në pjesën e fundit të kuponit tatimor ndër të tjera paraqitet:

  • Numri i identifikimit të pajisjes fiskale;
  • Data dhe ora e lëshimit të kuponit;
  • Numri i kuponit
  • Logo fiskale, që është shenja identifikuese, që vendoset në çdo kupon tatimor, në fund dhe e pozicionuar në qendër të tij.

Çdo kupon i lëshuar jo sipas kësaj forme, është i pavlefshëm dhe i dënueshëm administrativisht nga ligji, me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Administrata tatimore sjell në vëmendje këto elementë, që ju të mos bini pre e lëshimit të një kuponi jotatimor nga pajisje fiskale jo të autorizuara. Të tillë kupona janë abuzivë dhe vlejnë vetëm për përfitime abuzive në dëm të interesit tuaj dhe shoqërisë në tërësi.

DPT ju inkurajon të denonconi çdo rast duke telefonuar në numrin pa pagesë 0800 14 14 ose duke na dërguar foto e video në Whatsapp dhe Viber në numrin 0697073733.

Read more

Së shpejti 9 shërbime online, vërtetime për subjekte dhe individë pa u prezantuar në sportele, në çdo kohë pa asnjë kosto.

Me qëllim përmirësimin dhe modernizimin e shërbimeve si dhe rritjen e performancës së institucionit së shpejti Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të ofrojë në platformën online e-albania 9 shërbime shumë të rendësishme për bizneset dhe qytetarët. Së shpejti sipërmarrësit dhe individët do të mund të bëjnë kërkesë dhe shkarkojnë on line vërtetimet si më poshtë:

  • Vërtetim për pagesën e detyrimeve
  • Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit
  • Vërtetim për përgjegjësitë tatimore
  • Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën)
  • Vërtetim për regjistrim të investitorit
  • Vërtetim për pagesën e kontributeve nga subjekti
  • Vërtetim për posedim mjeti
  • Vërtetim për individ të paregjistruar
  • Vërtetim për pagesën e kontributeve për individin

Për një pjesë të këtyre shërbimeve përgjigjja do merret në kohë reale dhe vërtetimi i ofruar në mënyrë elektronike do ketë firmë dhe vulë dixhitale.

Qytetari ose tatimpaguesi do të logohet në portalin e-Albania me kredencialet e tij (emër përdoruesi dhe fjalëkalim) dhe do të zgjedhë shërbimin që i nevojitet. Implementimi i këtij projekti ka rëndësi dhe ndjeshmëri të lartë pasi ndihmon si institucionin ashtu edhe qytetarët në minimizimin e kohës së ofrimit dhe marrjes së shërbimeve. DPT është e angazhuar maksimalisht në lehtësimin e procedurave për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto shërbim cilësor për çdo tatimpagues.

Read more