info@prodhuesit.org

Blog

Standardet e BE-së, kusht për të qëndruar në treg

Shqipëria duhet të përgatisë institucionet që do të zbatojnë standardet e BE-së dhe t’u shpjegojë bizneseve në kohë se çfarë duhet të ndryshojnë për t’i përmbushur ato.

Ky ishte mesazhi i Sekretarit të përgjithshëm të Shoqatës “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë”, në konferencën “Invest & Comply in Albania”, të organizuar nga Inspektorati i Përgjithshëm.

Në diskutimin për reformën e inspektimeve, z. Shkodra theksoi se thjeshtimi i procedurave duhet të ecë paralelisht me forcimin e profesionalizmit dhe të paanshmërisë në kontrolle. Ai vuri në dukje se bizneset kanë nevojë të informohen në kohë dhe në gjuhë të kuptueshme për detyrimet ligjore, çfarë kontrollohet dhe si duhet t’i përmbushin kërkesat në praktikë. Siguria ushqimore do të jetë një nga provat e para të kësaj përgatitjeje.

Z. Shkodra e përshkroi ritmin e integrimit si një “vrapim me pengesa” dhe paralajmëroi se një pjesë e sipërmarrjeve rrezikojnë të gjenden të papërgatitura për inspektimet e përbashkëta me BE-në dhe mund të dalin nga tregu.