info@prodhuesit.org

Njoftime

Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Korrik 2019

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2019 është 1,5 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,3 %.

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2019, krahasuar me Qershor 2019, është – 0,1 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,07 pikë përqindje, pasuar nga grupet:

  • “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,16 pikë përqindje;
  • “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje;
  • “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje secili;
  •  “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje;
  • “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje;
  •  “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje;
  • “Shëndeti” dhe “Transporti” kanë kontribuar respektivisht me -0,004 dhe -0,003 pikë përqindje.

Mbi ndryshimet vjetore të grupeve kryesore dhe ndryshimet mujore të grupeve kryesore shihni materialin.

Read more

Projektligji për “Fiskalizimin” konsultohet me përfaqësues të shoqatave të biznesit

Gjatë ditës së sotme në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë u zhvillua një tryezë diskutimi mbi projektligjin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i njohur si projektligji për “Fiskalizimin”. Në kuadër të konsultimit publik, kjo tryezë u zhvillua me përfaqësues të shoqatave të biznesit, ne të cilën mori pjesë dhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë z. Arben Shkodra.

Tryeza nisi me një prezantim nga ana e Zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë, z. Elton Haxhi, të pikave kryesore të projektligjit, me synim njohjen nga ana e përfaqësuesve të shoqatave të biznesit të ndryshimeve kryesore që parashikohen nga zbatimi i Fiskalizimit.

Takimi vijoi me marrjen e mendimeve dhe komenteve nga ana e përfaqësuesve të shoqatave të biznesit, të cilat do të shqyrtohen në kuadër të përmirësimit të draftit të projektligjit.

Read more

Shpallet për konsultim publik projektligji për Fiskalizimin

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hedhur për konsultim publik projektligjin mbi “Faturën dhe Monitorimin e Transaksioneve”, apo thënë ndryshe projektligjin për Fiskalizimin.

Projektligji synon krijimin e një sistemi të ri faturimi dhe monitorimi të transaksioneve të bizneseve në vend, bazuar në një sistem të ri të pajisjeve fiskale.

Projekti parashikon që, duke nisur që nga data 1 Janar 2020, të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorit do të raportohen te Administrata Tatimore në kohë reale, bazuar në sistemin e ri të pajisjeve fiskale, ndërsa nga 1 Janari 2021, të gjitha transaksionet ndërmjet biznesit me njëri- tjetrin dhe ndërmjet biznesit me organet publike do të bëhen në bazë të faturës elektronike.

Për detaje të p.ligjit klikoni këtu

Read more

Edicioni i dytë i panairit “Textile & Leather Expo 2019”, 1-2 Nëntor 2019

Më datat 1-2 nëntor 2019, do të zhvillohet edicioni i dytë i panairit “Textile & Leather Expo 2019”, i cili organizohet në Expocity Albania.

Panairi i Tekstileve dhe Lëkurës përfaqëson një pikë-takimi për prodhuesit më të mëdhenj e të rëndësishëm vendas e të huaj dhe fokusohet në një nga sfidat më të mëdha për të ardhmen e sektorit, stimulimin dhe zhvillimin e dialogut mes kompanive. Qëllimi kryesor i këtij organizimi është fokusimi në potencialin e lartë të sektorit të tekstileve dhe lëkurës në tregun shqiptar por dhe më tej, si dhe inkurajimi i bashkëpunimit në tregun ndërkombëtar. Inkurajimi i partneriteteve të reja hap rrugën për zhvillimin e metejshëm të industrisë duke marrë parasysh që sektori i tekstileve dhe lekurës, janë sektorë shumë të rëndësishëm për zhvillimin dhe mirëqënien e vendit dhe ekonomisë.

Ftohen të gjithë kompanitë e interesuar, të marrin pjesë në këtë panair për të krijuar një mundësi për partneritete dhe bashkëpunime të reja me kompanitë dhe aktorët më të rëndësishëm në fushën e tekstileve dhe lekurës.

Read more

Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Qershor 2019

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2019 është 1,3 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,4 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2019, krahasuar me Maj 2019, është – 0,3 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit:

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,01 pikë përqindje, pasuar nga grupi:

  • “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,16 pikë përqindje;
  • Grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje secili;
  • Grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,04 pikë përqindje.

Mbi ndryshimet vjetore dhe mujore të grupeve kryesore shihni dokumentin këtu.

Read more

Tregtia e jashtme 2014-2018

Gjatë periudhës 5-vjeçare (2014-2018) vihet re një tendencë rritje e eksporteve dhe importeve.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, për vitin 2018 eksportet e mallrave jane rritur me 13,7 %, duke shkuar në 310 miliardë lekë, krahasuar me vitin 2017, ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 641 miliard lekë, duke u rritur 2,4 %, krahasuar me vitin 2017.

Eksportet në vendet e BE-së u rritën me 12,5 %, krahasuar me vitin 2017. Pesha e eksporteve në vendet e BE-së është 76 % të totalit të eksporteve të mallrave, duke arritur vlerën 237 miliard lekë.

Importet nga këto vende u rritën me 1,3 %, krahasuar me vitin 2017. Pesha e importeve nga vendet e BE-së është 61 % të importeve të mallrave, duke arritur vlerën 391 miliard lekë.

Në vitin 2018, eksportet në vlerë kanë shënuar rritje të konsiderueshme drejt Italisë, Kosovës dhe Spanjës,ndërsa Greqia, Kina dhe Turqia kanë patur rritje të importeve.

Për më shumë shihni dokumentin këtu.

Read more

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Maj 2019

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Maj 2019 është 1,6 %.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 3,3 %, vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet:

  • “Hotele, kafene dhe restorante”, me 2,1 %;
  • “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,5 %;
  • “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,0 %;
  • “Veshje dhe këpucë” me 0,7 %;
  • “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1 % secili.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 2,4 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 0,2 % dhe “Shëndeti” me 0,1 %.

Në muajin Maj 2019, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -1,4 %.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,4 %, pasuar nga grupet:

  • “Veshje dhe këpucë” me 0,5 %;
  • “Shëndeti” me 0,3 %;
  • “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,2 % secili, etj.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 0,6 %.

Për më shumë shihni statistikat e plota këtu.

Read more

Statistikat e Bujqësisë, 2018

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në vitin 2018, prodhimi i perimeve është 1.166.283 ton, duke shënuar një rritje vjetore rreth 1,25 %, krahasuar me vitin 2017. Niveli më i lartë i prodhimit të perimeve është në qarqet Fier me 418.921 ton, Tiranë me 127.176 ton dhe Berat me 118.687 ton.

Prodhimi i drithërave në vitin 2018 është 678.196 ton, duke shënuar një rënie me 3,35 %, në krahasim me një vit më parë. Niveli më i lartë i prodhimit të drithërave u arrit në qarkun e Fierit me 172.433 ton, pasuar nga qarqet Elbasan me 96.441 ton dhe Korçë me 74.969 ton.

Në vitin 2018, prodhimi i patates është 254.543 ton, duke shënuar një rritje me 1,9 %, në krahasim me vitin 2017. Qarqet që kanë nivelin më të lartë të prodhimit janë, Korça me 66.502 ton, Fieri me 46.128 ton dhe Elbasani me 27.650 ton

Për më shumë klikoni këtu

Read more

Bizneset në status pasiv – Si të paguani tatimin mbi dividentin

Në përgjigje të interesimit të tatimpaguesve mbi teknikat e deklarimit dhe mënyrën e pagesës së tatimit mbi dividentin kur janë në status pasiv, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron si më poshtë:

Ka dy mënyra deklarimi të shpërndarjes së dividentit – fitimin e mbartur nga periudhat e mëparshme, –  për tatimpaguesin në status pasiv, i cili sipas Ligjit 9920 datë 19.5.2008 i ndryshuar, për këtë periudhë nuk paraqet deklarata periodike tatimore.

  1. Kalimi nga regjistri (statusi) pasiv në regjistrin (statusin) aktiv të administratës tatimore. 
  • Tatimpaguesi riaktivizohet në Qendrën Kombëtare të Biznesit në rast se kërkesa për pezullim është kryer nga vetë tatimpaguesi pranë QKB-së. Pas këtij ndryshimi, statusi i ndryshuar pasqyrohet automatikisht nga sistemi elektronik i QKB-së në sistemin e DPT-së, me datë të vlefshme aktivizimi datën e miratimit të aktivizimit në QKB.
  • Tatimpaguesi riaktivizohet në zyrat e regjistrimit të DRT-ve përkatëse nëpërmjet një kërkese, në rastet kur statusi i tij në pasiv është vendosur nga administrata tatimore. Statusi i ri do të jetë me datë të vlefshme aktivizimi, datën e miratimit të kërkesës së tij.

Pas riaktivizimit me anë të një prej mënyrave të mësipërme, tatimpaguesi deklaron dividentin në deklaratën e Tatimit në Burim, por gjithashtu dorëzon edhe të gjitha deklaratat për periudhën përkatëse, sipas përgjegjësive tatimore për të cilat është regjistruar.

Pas përmbushjes së këtij detyrimi, tatimpaguesi mund të ndryshojë statusin e tij pranë QKB-së, duke u rivendosur përsëri në regjistrin pasiv.

     2. Tatimpaguesi mund të dorëzojë deklaratë të re tatimore, me ndryshime të tatimit në burim për periudhën e fundit aktive.

  • Kjo deklaratë e re mund të dorëzohet nga vetë tatimpaguesi nëse periudha që do të ndryshohet është brenda 36 muajve nga afati i dorëzimit të deklaratës fillestare.
  • Në rastet kur periudha që do të ndryshohet është jashtë 36 muajve nga afati i dorëzimit të deklaratës fillestare, ndryshimi kryhet nga administrata pas kërkesës me shkrim nga tatimpaguesi.

Në zbatim të Ligjit Nr. 9920, datë 19.5.2008 i ndryshuar, neni 67, dorëzimi i një deklarate tatimore të ndryshuar përfshin pagesën e çdo detyrimi tatimor shtesë të deklaruar.

Detyrimi i deklaruar dhe i detyrueshëm për t’u paguar sipas deklaratës së ndryshuar, do të përfshijë përveç principalit edhe kamatëvonesat për periudhën ndërmjet afatit të dorëzimit të deklaratës fillestare dhe datës së dorëzimit të deklaratës tatimore të ndryshuar, për llogaritjen e  të cilave zbatohen dispozitat e këtij ligji.

Read more

Ekspozita e dytë Ndërkombëtare e Importit në Kinë (CIIE)

Në data 5-10 nëntor 2019,  Shanghai, Kinë, do te zhvillohet Ekspozita e dytë Ndërkombëtare e Importit në Kinë (CIIE).

Kjo ekspozite do të përfshijë fushat ekspozuese të Cilësisë së jetës, Pajisjet, Automobilistikë, Ushqime dhe Produkte Bujqësore, Pajisjet Mjekësore dhe Produkte Shëndetësore, Tregti në Shërbime, Sci-tech Life. Eventi ka synim te  lehtësoje vendet dhe rajonet në mbarë botën për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, për të çuar përpara një ekonomi botërore të hapur dhe për të mbështetur globalizimin ekonomik.

Ekspozita e Dytë Ndërkombëtare e Importit në Kinë (CIIE), është ekspozita e parë e importit në botë që mbahet në nivel kombëtar dhe një risi në historinë e tregtisë globale për të mbështetur fuqimisht liberalizimin e tregtisë dhe globalizimin ekonomik dhe në mënyrë aktive të zgjerojë qasjen e tregut në pjesën tjetër të botës.  Në vitin 2018, Ekspozita CIIE Enterprise & Business kishte 7 seksione ekspozimi me një sipërfaqe prej 270,000 metra katrorë. Në këtë ekspozitë morën pjesë 3,617 kompani nga 151 shtete dhe rajone dhe shuma e marrëveshjeve të qëllimshme arriti në 57.83 miliardë dollarë.

Organizatoret mirëpresin delegatët e qeverisë, komunitetet e biznesit, ekspozuesit dhe blerësit nga e gjithë bota për të marrë pjesë në CIIE dhe për të eksploruar tregun kinez, duke ofruar treg të ri për vendet dhe rajonet për të kryer biznes, për të forcuar bashkëpunimin dhe për të promovuar prosperitetin e përbashkët të ekonomisë botërore dhe tregtisë.

Për më shumë informacion, shihni Broshurën – China International Import Expo-CIIE 2019, si dhe Formularin e Aplikimit nese jeni te interesur per te qene pjese e kesaj ekspozite.

Read more