Panaire

Panairi ndërkombëtar i këpucëve MICAM, 11-14 shtator 2018

Në datat 11-14 shtator 2018, në Fiera Milano(Rho), Itali, do të zhvillohet panairi ndërkombëtar i këpucëve. MICAM është një nga panairet më të rëndësishëm ndërkombëtar të këpucëve në botë, që paraqet një fokus të veçantë në tendencat më të reja të modës.

Kompanitë pjesëmarrëse do të kenë mundësi takimi me blerës nga e gjithë bota, të lançojnë produktet e reja, të krijojnë ose konsolidojnë marrëdhëniet e biznesit.

Për të gjithë kompanitë shqiptare dhe të apasionuarit pas modës, të interesuar për të qënë pjesë e tij, të vizitojnë linkun: http://www.themicam.com/

Read more

Seafood Expo Global 2018, 24 – 26 Prill 2018, Bruksel, Belgjikë

Në datat 24 – 26 prill 2018, në Bruksel, Belgjikë, do të zhvillohet Ekspozita Europiane e Prodhimeve të Detit si eventi më i madh botëror i prodhimeve të detit që mbledh këtë vit më shumë se 1,850 kompani ekspozuese nga 79 vende të botës.

Seafood Expo Global 2018 është një mundësi shumë e mirë për të takuar profesionistë të kësaj industrie dhe për të krijuar ura bashkëpunimi. Pjesëmarrësit në këtë panair do të gjejnë produktet më të mira të detit, të vëna në dispozicion në një shkallë globale.

Për më shumë informacion rreth panairit dhe pjesëmarrjes vizitoni linkun: https://www.seafoodexpo.com/global/exhibit/

Read more

Panairi “Macfrut 2018”, datë 9 – 11 Maj 2018, Rimini, Itali

Pjesëmarrja në panairin “Macfrut 2018” është një mundësi shumë e mirë për sipërmarrjet shqiptare që operojnë në sektorin e frutave dhe perimeve. Ky event është një ngjarje unike ndërkombëtare që ofron mundësinë për të bërë biznes dhe zbuluar të gjithë zinxhirin e furnizimit të frutave dhe perimeve të freskëta dhe të thata, duke filluar nga vjelja në prodhim, tregti, marketing, makineri, paketim dhe logjistikë.

Macfrut është një panair shume i rëndesishëm për profesionistët që operojnë në sektorin e frutave dhe perimeve në Itali dhe në Evropë. Numri në rritje i kompanive italiane dhe të huaja që marrin pjesë, dhe një gamë e gjerë e iniciativave që synojnë nxitjen e inovacionit dhe ndërkombëtarizimit janë karakteristikat që e bëjnë atë një ngjarje me rëndësi të madhe.

Kompanitë që do të marrin pjesë, përfaqësojnë të gjithë zinxhirin e furnizimit si: farërat, sherbim & fidanishte, teknologji prodhimi, tregti dhe shitje me pakicë, makineri përpunimi, materiale paketimi, fruta të freskëta, fruta të thata, logjistikë dhe shërbime. Gjatë eventit do të zhvillohen takime B2B, për t’i ofruar pjesëmarrësve mundësinë e të bërit biznes, por edhe një rast për të mësuar dhe diskutuar.

Për më shumë vizitoni linkun:  https://www.macfrut.com/en/

Read more

Ekspozita ndërkombëtare “WorldFood Varshavë”, 10 – 12 Prill 2018

Zhvillohet në Varshavë, në datat 10 – 12 Prill 2018, ekspozita e 5-të ndërkombëtare e ushqimit dhe pijes “WorldFood Varshavë”. WorldFood Varshavë ofron një platformë për të kryer biznes me më shumë se 4,738 blerës të industrisë ushqimore dhe pijeve që veprojnë në Evropën Lindore. Eventi bashkon shpërndarësit, shitësit dhe prodhuesit më të mirë, të cilët gjithashtu vlerësojnë kërkesën e tregut për produktet ose shërbimet e tyre dhe shikojnë trendet globale.

Në këtë event pjesëmarrësit do të jenë pjesë e një programi të larmishëm biznesi, ku do kenë mundësinë të shkëmbejnë njohuritë me disa prej ekspertëve më me ndikim të industrisë së ushqimit dhe pijeve.

Për më shumë informacion vizitoni linkun: http://www.worldfood.pl/Home

 

Read more

Agrotica – Ekspozita e 27-të Ndërkombëtare e Makinerive Bujqësore, Pajisje dhe Furnizime

Në datat 1–4 shkurt 2018, në Qëndrën Ndërkombëtare të Ekspozitave në Selanik, do të zhvillohet Panairi Ndërkombëtar AGROTICA 2018”.

Fokusi i panairit do të jenë pajisjet dhe produktet bujqësore dhe blegtorale.

Panairi AGROTICA organizohet, që në vitin 1985, nga Ekspozita Ndërkombëtare e Thessaloniki-t HELEXPO, me Qendrën Ndërkombëtare të Ekspozitave, në Thessaloniki. Është aktiviteti më i madh ekspozues i degës së ekonomisë bujqësore të Ballkanit dhe Mesdheut Juglindor. Klasifikohet ndër ekspozuesit e parë të sektorit bujqësor të Evropës. Vizitohet nga më shumë se 120.000 vizitorë me interes të drejtpërdrejtë nga tregu i brendshëm dhe 30 vende.

Për më shumë rreth panairit klikoni Agrotica

Read more

19-20 prill 2018, “Konkursi Ndërkombëtar i Verës” i Monde Selection Bruksel

“Konkursi Ndërkombëtar i Verës” i Monde Selection, qe do të zhvillohet në 19-20 prill në Bruksel, njihet nga Bashkimi Evropian dhe organizohet nën kontrollin e Menaxhimit të Përgjithshëm, Kontrollit dhe Ndërmjetësimit të Shërbimit Federal të Ekonomisë Publike.

Gara ndërkombëtare e verës e Selection Monde është e vetmja në Belgjikë që përfiton nga përkrahja e lartë e Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtit dhe Verës (O.I.V.) dhe është e organizuar sipas rregullave të saj.

Në këtë aktivitet pjesëmarrja është e hapur për të gjithë prodhuesit e verës, tregtarët, kultivuesit e verës, shpërndarësit, eksportuesit, importuesit nga të gjitha shtetet, të cilët duan t’i japin një shans vetes dhe produktit të tyre për të qënë konkurues me market më të mira në treg.

Për Konkursin Ndërkombëtar të Verës, Monde Selection zbaton rregullat ndërkombëtare në mënyrë rigoroze në lidhje me organizimin e këtij konkursi. Dosjet e secilit produkt pjesëmarrës, duke përfshirë analizat laboratorike, kontrollohen përpara konkursit nga Ekonomia Federale e Shërbimit Publik, (Menaxhimi i Përgjithshëm i Kontrollit dhe Ndërmjetësimit) dhe juritë e ndryshme, të përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë.

Secili anëtar i jurisë do të shijojë verbërisht produktet e paraqitura atyre nga varieteti dhe origjina e rrushit dhe secila do të plotësojë individualisht një fletë provash në përputhje me atë të OIV dhe UIOE (Bashkimi Ndërkombëtar i Oenologëve).

Në varësi të pikëve mesatare të dhëna nga secili prej ekspertëve, do të dallohen dhe produktet më rezultate më të larta, të cilat do të vlerësohen me një medalje bronzi, një medalje të argjendtë, një medalje ari ose një medalje të artë të madhe, në bazë të rregullores së aplikueshme për konkurset e verës në Evropë.

Për të qënë pjesë e eventit dhe për më shumë informacion klikoni linkun: http://www.monde-selection.com/en/Products/Wine_Contest/International_Wine_Contest.asp

Read more

Panairi “Vinexpo Hong Kong”, 29-31 Maj 2018

Panairi “Vinexpo Hong Kong” që do të zhvillohet në datat 29-31 maj 2018, do të presë një numër të madh prodhuesish dhe blerësish të verës nga e gjithë bota. Ky është një nga panairet më të rëndësishëm në botë dhe ky edicion shënon përvjetorin e 20-të të organizimit të tij.

Ky event do t’u ofrojë pjesëmarrësve një shans për të prezantuar dhe provuar produkte të reja, mundësi për shkëmbim eksperiencash, si dhe për t’u njohur me zhvillimet më të fundit të industrisë, duke rizbuluar botën e rritjes së verës.

Gjithashtu, ky panair do të ofrojë mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi mes kompanive pjesëmarrëse duke vendosur pika kontakti me partnerë potencialë dhe gjetjen e tregjeve të reja për eksport.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Read more

Panairi i produkteve bujqësore, 15-17 nëntor 2017, Holandë, Amsterdam

Në datat 15-17 nëntor 2017, ne Westergasfabriek, Haarlemmerweg, Amsterdam, do të zhvillohet Panairi i Produkteve Bujqësore “The Amsterdam Produce show and Conference”, në të cilin bëhen bashkë prodhues të produkteve të fresketa agro ushqimore në Hollandë – në zemër të industrisë globale të prodhimit të produkteve të freskëta ushqimore dhe bujqësore.

Një gamë e gjerë prodhuesish do të mblidhen për të festuar pozitën e Hollandës si një lider novator botëror në prodhimin e produkteve të fresketa ushqimore dhe bujqësore, në kërkim dhe zhvillim, shkencë, logjistikë dhe tregti.

Do të organizohen një seri eventesh përgjate këtij panairi një ditor, si seminare dhe demonstrime nga shefat më të mirë të kulinarisë në vend. Do të ketë pjesëmarrës dhe folës nga vende si India, Afrika e Jugut, Kina, Suedia, Shtetet e Bashkuara te Amerikës, të cilet do të ndajnë informacion të vlefshëm mbi zhvillimet e tregut, inovacionin dhe trendet e reja në botën e produkteve ushqimore dhe bujqësore.

Kompanitë pjesëmarrëse në panair do të kenë këto përfitime:

  1. Promovimi i kompanisë dhe produkteve përpara profesionistëve në fushën e produkteve ushqimore;
  2. Komunikimi me blerës potencialë nga e gjithe bota;
  3. Mjedis të përshtatshëm për B2B;
  4. Krijim i mundësive të reja për të bërë biznes dhe për t’u zgjeruar në tregje të huaja;
  5. Lançimi i produkteve tuaja të reja.

Lutemi të gjeni këtu broshurën e eventit.

Më shumë informacion mund të merrni në faqen web:  www.amsterdamproduceshow.com

Read more

KRACO, e vetmja kompani shqiptare e pranishme në panairin botëror të ushqimit Anuga 2017,

Në Gjermani po mbahet Panairi më i madh botëror i ushqimeve, ANUGA 2017. Ky panair mbledh kompanitë më të rëndësishme nga e gjithë bota të cilat ekspozojnë produktet e tyre. Të paktën 7200 sipërmarje nga 192 vende të botës i bashkohen këtij Panairi, duke e kthyer në kryeqendrën e ekspozimit të produkteve ushqimore. Panairi ofron plot 160 mijë vizitorë.
E pranishme me produktet e saj është edhe kompania e njohur shqiptare KRACO.

Kompania KRACO – Capital Resources sh.p.k – Albania prodhuese e çajit, çokollatës, kapuçinos, kafes, budingjeve etj, është e vetmja kompani nga Shqipëria që merr pjesë në këtë event. Vizitorët e shumtë nga të gjithë vendet e botës vlerësojnë produktet KRACO – Made in Albania për standartin e lartë dhe cilësinë sipas kërkesave të tregut bashkëkohor.

 

Read more

Shtator-Tetor 2017, Panairi Sllovak B2B

Agjencia Sllovake e Zhvillimit të Investimeve dhe Tregtisë (SARIO) po përgatit dy evente ndërkombëtare: Panairi Sllovak i Ndërmjetësimit në Bratislavë  më 19 Shtator 2017 dhe Panairi Sllovak i Ndërmjetësimit Kosice 2017, 30 Tetor, 2017.

Panairi Sllovak i Ndërmjetësimit është eventi më i madh ndërkombëtar i organizuar nga Agjencia Sllovake e Zhvillimit të Investimeve dhe Tregtisë (SARIO) në Sllovaki nën kujdesin e Ministrisë së Ekonomisë.

Ky event bën të mundur lidhjen e biznesit dhe potencialin prodhues me më shumë se 1500  kompani  nga 35 vende, veçanërisht në sektorët kryesorë ekonomikë si inxhinieri, TIK, energji, logjistikë R & D, risi automotive dhe sektorë të ndërlidhur.

Panairi Sllovak i Ndërmjetësimit u ofron subjekteve të biznesit mundësinë e negociatave dypalëshe të përshtatura sipas planit individual brenda një dite, për të gjetur kontakte të reja që lidhen me mundësitë e biznesit dhe investimeve. Ky panair gjithashtu siguron program shoqërues që pasqyron nevojat e komunitetit të biznesit dhe paraqet trendet e industrisë, zgjidhjet praktike dhe informacionet mbi çështjet aktuale.

Për më shumë informacion mbi eventet, ju lutemi vizitoni linkun më poshtë:

Panairi Sllovak i Ndërmjetësimit në Bratislavë

Panairi Sllovak i Ndërmjetësimit në Košice

Read more