Panaire

Panairi i Startupeve, 14-16 maj 2017

Sot më datë 15 maj 2017, tek Piramida, Tiranë, po zhvillohet dita e dytë e Panairit të Startupeve, në kuadër javës së inovacionit. Përfaqësues nga Shqipëria dhe Kosova ishin të pranishëm me prezantimin e produkteve të tyre inovatore.

Në fjalën e tij përshëndetëse z. Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë u shpreh se: “Jam shumë i kënaqur që jam përfshirë në disa aktivitete, por ky është një aktivitet fantastik se ju bën të gjithëve bashkë. Janë disa presh jush që kanë gjëra komplementare me njëri tjetrin, disa bëjnë dizajnin, disa inxhinierin, arkitektin e kështu me rradhë. Ne vijmë nga bota e sipërmarrjes, në fund të ditës ju keni ide fantastike, ju bëni inovacion, por çfarë doni ju? Ju doni që në fund të ditës ajo ide e juaja të shkojë tek konsumatori, por kush është konsumatori juaj? Sipërmarrja është konsumatori final. Ajo çfarë po bën “Innovation Hub” është për të filluar për të kuptuar si mundemi të bashkëpunojmë me njëri tjetrin. Sapo ju të dilni në treg uroj që inovacioni juaj të jetë pjesë e prodhimit shqiptar. Ne nuk duhet të jetojmë si në ishull, ju më vete ne më vete, por duhet të sinkronizohemi me njëri tjetrin me qëllim që të kuptojmë sa të vlefshme janë inovacionet e juaja”.

Z. Sokola Kraja, administrator i kompanisë “KRACO” dhe anëtarë i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, në fjalën e tij ndër të tjera u tha inovatorëve më të rinj: “Mundohuni që gjithmonë të angazhoni specialistët më të mirë që ju keni, sepse sot diferencën nga kompanitë në kompani nuk e bëjnë makineritë, nuk e bënë produkti por njerëzit, pra mundohuni të rekrutoni gjithmonë njerëzit më të mirë se ato bëjnë diferencën sot. Mos i kurseni paratë për të paguar atë që kanë tru, se po na ndodh që tregu huaj po përthith të rinjtë tanë më të aftë. Shoqëria jonë investon tek këta njerëz, paguan nga taksat tona arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë dhe kur vjen koha të vjelim nga këto njerëz i merr një vend i huaj. Ju ecni në rrugën tuaj, krijoni produkte me cilësi që të prekni dhe tregun ndërkombëtarë.

[slider style=”flat” category=”Panairi i Startupeve” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Innovation Hub “Panairi i Startupeve”, 14-16 maj 2017

Më datat 14-16 maj 2017, tek Piramida, Tiranë, do të zhvillohet Panairi i Parë Rajonal të Startup në Shqipëri.  Ky aktivitet gjithëpërfshirës synon njohjen me idetë dhe produktet novatore që vijnë në treg nga të rinjtë shqiptarë dhe kosovarë.

Panairi i Start up është një hapësirë fizike që bën bashkë start up-e të ndryshme, lider të industrisë së mendimit, mentor, edukatorë, njerëz nga komuniteti dhe investitor për biseda interaktive mbi tema sipërmarrëse. Qëllimi i panairit është t’i japë komunitetit frymë startup-i falë bashkëpunimit me organizata dhe liderat e mendimit duke fituar kështu burime të reja informacioni, ide, frymëzim, forma realizimi, forma bashkëpunimi dhe mundësi implementimi e investimi.

Interesi për të bashkëpunuar me sipërmarrës për zgjidhjen e politikave publike e sfidave të biznesit, është shumë i lartë. Analizimi dhe menaxhimi i të dhënave të startup-eve në mënyrë efektive është një sfidë e madhe por gjithashtu edhe një hapësirë e mirë mundësish për risitë e reja në biznes.

Read more

“Expo Sud & Expo Food” Ekspozita e Produkteve Ushqimore, 5 maj 2017, në Provincën e Kalabrisë, Itali

Më datat 5-15 maj 2017, në provincën e Kalabrisë në Itali, do të zhvillohet Ekspozita e Produkteve Ushqimore “Expo Sud & Expo Food”, e cila synon të ndërthurë traditën dhe kulturën tipike kalabreze, me atë të vendeve pjesëmarrëse. Në këtë event do të marrin pjesë kompani kombëtare dhe ndërkombëtare të cilat operojnë në sektorin agroushqimor dhe që synojnë të zgjerohen në tregun italian.

Ekspozita “Expo Sud & Expo Food” i jep mundësinë kompanive pjesëmarrëse të promovojnë produktet e tyre si dhe për të krijuar rrjete të reja bashkëpunimi, ndërkombëtarizimin e tyre dhe zhvillimin profesional, nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me prodhues të suksesshëm në treg.

Për më shumë informacion rreth kesaj ekspozite vizitoni linkun http://www.reggiocalabriaweb.it
Read more

“World of Furniture” dhe ‘Technomebel” Ekspozitat Ndërkombëtare të Mobiljeve & Makinerive, 24-28 Prill 2017, Sofie, Bullgari

Në datat 24-28 Prill 2017, në Sofie të Bullgarisë, do të zhvillohen Ekspozitat Ndërkombëtare të Mobiljeve dhe Makinerive ‘World of Furniture’ dhe ‘Technomebel’. Ekspozitat janë një mundësi e mirë e bizneseve në sektorin e mobiljeve, orendive, punimeve prej druri dhe makinerive, të ekspozojnë produktet e tyre, të informohen mbi zhvillimet më të fundit si dhe të zhvillojnë takime me partnerë nga vende të tjera që operojnë në këto sektorë.

 Për më shumë informacion rreth ekspozitave vizitoni linkun http://furnitureexpo.bg/en dhe http://technomebel.bg/en

Read more

Panairi Ndërkombëtar i Paketimit, Makinerive, Printimit dhe Logjistikës 28-30 prill 2017 – PackTech Expo Albania

Në datat 28-30 prill 2017 do të zhvillohet Panairi i parë Ndërkombëtar i Paketimit, Makinerive, Printimit dhe Logjistikës në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Tri ditët në të cilat do të mbahet panairi do të ofrojnë një mundësi të mirë për vizitorët, pjesëmarrësit në panair si dhe produktet dhe shërbimet që do të reklamohen nga këta të fundit, në drejtim të zhvillimeve dhe inovacioneve në teknologjinë e makinerive të paketimit, të materialeve të paketimit, ruajtjes së tyre dhe logjistikës.

Ky panair do të orientohet drejt kategorive kryesore të prodhimit dhe tregtisë si ushqimi, pijet, kateringu, kozmetika, farmaceutika, agrikultura, plastika, letra, xhami, druri, metali, paketimi, automatizimi, elektronika, shitja, eksporti dhe shumë të tjera.

Për më shumë informacion rreth këtij eventi, vizitoni www.packaging.horeca.al.

Read more

Zhvillohet panairi ndërkombëtar i ushqimit dhe pijeve ”World Food Warshaw”, në Varshavë Poloni në datat 11-13 prill 2017

Në datat 11-13 prill 2017, në Varshavë të Polonisë, do të zhvillohet panairi ndërkombëtar i ushqimit dhe pijeve “WorldFood Warsaw”, i cili ofron një platformë për të lidhur dhe prezantuar bizneset me më shumë se 4000 industri ushqimore që operojnë në Europën Lindore. Ky event sjell më afër distributorët e rajonit, shoqëritë tregtare dhe prodhuesit. Këta përfaqësues janë në kërkim të produkteve më inovative në treg.

Ky panair mbahet jo vetëm për të prezantuar bizneset, por edhe për të shkëmbyer njohuri me disa nga ekspertët më të njohur të industrisë së ushqimit dhe pijeve.

Për më shumë informacion rreth këtij eventi, vizitoni www.worldfood.pl

Read more