info@prodhuesit.org

Blog

Paketa fiskale, ndikimi në kostot dhe konkurrueshmërinë e sipërmarrjeve

Kuvendi miratoi pesë ligjet e paketës fiskale për vitin 2027, të cilat do të nisin të zbatohen në janar.

Tatimi mbi dividentin rritet nga 8% në 15% dhe norma standarde e TVSH-së nga 20% në 21%. Pragu i regjistrimit në TVSH ulet nga 10 në 5 milionë lekë xhiro vjetore.

Paketa e miratuar pasqyron disa prej kërkesave të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe shoqatave të tjera të biznesit. Tatimi mbi fitimin mbetet 15%, produkte të bulmetit përfshihen në listën me TVSH 6% dhe duhani vendas ruan trajtimin e diferencuar ne akcizë.

Shoqata vlerëson se ndryshimet mund të rrisin kostot për sipërmarrjet dhe të dobësojnë konkurrueshmërinë e prodhimit vendas.