info@prodhuesit.org

Njoftime

Liberalizimi i Mëtejshëm i Tregut Shqiptar të Energjisë Elektrike

Më 3 Maj 2017, në mjediset e “ABA Business Center” u zhvillua seminari “Liberalizimi i Mëtejshëm i Tregut Shqiptar të Energjise Elektrike”, në formën e një informimi dhe debati mbi procesin e liberalizimit të tregut dhe sfidat që shfaqen për bizneset dhe konsumatorët, organizuar nga Shoqata Shqiptare e Furnizuesve të Energjise Elektrike.

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, nëpërmjet përfaqësuesve të tij shprehu përsëri qëndrimin ndaj këtij procesi të rëndësishëm. Z. Vullnet Haka, Kryetar i Komitetit të Politikave për Tregun dhe Konkurrueshmërinë në Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë kërkoi qartësim të plotë të procesit dhe në mënyrë të veçantë, mundësimin e monitorimit të metodës së përcaktimit të çmimeve fundore të furnizimit me energji elektrike. Procesi është në zhvillim të mëtejshëm dhe do të pasohet me takime të tjera për grupet e interesit.

[slider style=”flat” category=”Liberalizimi i Energjisë Elektrike” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Produktet blegtorale shqiptare drejt Ukrainës, hiqen barrierat

Bizneset shqiptare dhe fermerët do të kenë mundësinë të lidhin kontrata me përfaqësuesit ukrainas, duke nisur kështu eksportet e prodhimeve blegtorale “made in Albania” në Ukraninë.

Për ta konkretizuar këtë mundësi për eksportet shqiptare, Qendra e Eksporteve Shqiptare në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë së Doneskut, organizojnë në Tiranë më 28 dhe 29 Prill, forumin e parë të biznesit Shqipëri Ukrainë.

Në këtë aktivitet, që synon të forcojë bashkëpunimin tregtar ndërmjet dy vendeve, do të jenë të pranishëm përfaqësues nga qeveria e Ukrainës dhe Presidenti i Dhomës së Tregtisë Ukrainase. Pjesëmarrës në forum do të jenë një sërë kompanish të mirënjohura shqiptare dhe ukrainase nga sektorët e ushqimit, pijeve, produkteve të agrikulturës, turizmit, makinerive etj., të cilat kanë shprehur interesin e tyre për partneritet me kompanitë tona. Tregu ukrainas, i llogaritur në rreth 42 milion banorë, është një treg potencial i rëndësishëm për prodhuesit shqiptarë.

Gjatë forumit të biznesit “Shqipëri – Ukrainë’’ do të organizohen prezantime dhe diskutime mbi mundësitë e krijimit të një Marrëveshjeje të Përbashkët Tregtare (FTA), takime mes bizneseve të të dyja vendeve në  formatin B2B, vizita në kompani të ndryshme në Shqipëri etj.

Read more