Statistika

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, rriten me 1% në tremujorin e parë krahasuar me një vit më parë

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2018, indeksi i çmimeve të prodhimit arriti 103,3, duke u rritur me 1,0 %, në krahasim me tremujorin e parë 2017.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të prodhimit

Rritjen më të madhe e kanë shënuar çmimet e prodhimit në seksionin “Industri nxjerrëse” me 4,5 %. Brenda kësaj industrie vihet re rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në nxjerrjen e naftës bruto dhe gazit natyror me 8,0 %.

Në tremujorin e parë 2018, çmimet e prodhimit në aktivitetet e “Industrisë përpunuese” kanë shënuar ulje me 0,5 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017. Ndikimin kryesor në këtë ulje e kanë dhënë çmimet e prodhimit të produkteve në aktivitetin e “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,8 %, “Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” me 1,2 % dhe “Metalurgjia” me 0,4 %.

Indeksi i çmimeve të prodhimit për produktet vendase arriti 101,0, duke u rritur me 0,7 %, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017.

Indeksi i çmimeve të eksportit arriti 107,3, duke u rritur me 1,0 %, krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Ndryshimi tremujor i indeksit të çmimeve të prodhimit

Indeksi i çmimeve të prodhimit, në tremujorin e parë 2018, shënoi rritje me 0,5 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017. Çmimet e prodhimit, në seksionin ”Industri Nxjerrëse” shënuan rritje me 2,6 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017. Çmimet e prodhimit në aktivitetin “Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” janë rritur me 4,7 %. Çmimet e prodhimit në seksionin “Industri përpunuese” ka shënuar ulje me 0,8 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ndikimin kryesor në këtë ulje e kanë dhënë çmimet e prodhimit të produkteve në aktivitetin e “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 0,5 %, “Prodhimi i produkteve minerale jo-metalike” me 1,2 % dhe “Metalurgjia” me 2,9 %.

Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2017, indeksi i çmimeve të prodhimit për produktet vendase ka shënuar rritje me 0,8 %. Në këtë rritje ndikim kryesor ka dhënë rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 1,3 % dhe “Industri Nxjerrëse” me 2,8 %. Çmimet e prodhimit të produkteve për eksport kanë shënuar ulje me 0,2 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ndikimin kryesor në këtë ulje e kanë dhënë çmimet e prodhimit të produkteve në seksionin “Industri Përpunuese” me 1,2 %.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Read more

“Food for Change – Salone del Gusto 2018”, Torino, Itali – Takime B2B

Më datat 20-22 shtator 2018, në Torino, Itali, Dhoma e Tregtisë, Industrisë, Artizanatit dhe Agrikulturës e Torinos do të organizojnë aktivitetin “Food for Change B2B, Salone del Gusto 2018”. Në këtë aktivitet synohet të sillen kompani nga vende të ndryshme të botës, për të gjetur partnerë të rinj ndërkombëtar.

Sektorët në fokus të këtij aktiviteti janë:

  • Prodhimi i qëndrueshëm;
  • Bioekonomia;
  • Shëndeti: bio kontrolli, proceset organike, higjiena, ushqimi funksional;
  • Zinxhiri i vlerave digjitale;
  • Bujqësia;
  • Dizajni ushqimor.

Në datën 20 shtator do të zhvillohet eventi “Technological Brokerage” i cili është i hapur për kompanitë, universitetet, institutet R&D që kërkojnë/ofrojnë teknologji të reja në sektorin agroushqimor dhe/ose partnerët për projektet e BE.

Në datat 21 shtator (ditë e plotë) dhe 22 shtator (në mëngjes) do të zhvillohen takime B2B ndërmjet të gjitha kompanive pjesëmarrëse operuese në këtë sektor.

Kompanitë shqiptare të interesuara për të qënë pjesë e eventit mund të regjistrohen në linkun https://gusto2018.b2match.io/

 

Read more

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Prill 2018

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndryshimi vjetor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit në muajin Prill 2018 është 1,7 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 3,0 %, vërehet në grupin “Veshje dhe këpucë”, pasuar nga grupet:

  • “Argëtim dhe kulturë” me 2,7 %,
  • “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,6 %,
  • “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,6 %,
  • “Transporti” me 1,5 %,
  • “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,2 %,
  • “Hotele, kafene dhe restorante“ me 1,0 %,
  • “Shërbimi arsimor” me 0,9 %, etj.

Në muajin Prill 2018, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit është -0,4 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,4 %, pasuar nga grupet:

  • “Veshje dhe këpucë” me 0,4 %;
  • “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,3 %;
  • “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”;
  • “Transporti” dhe “Komunikimi” me 0,2 % secili

Ndërsa, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 2,0 %, pasuar nga grupet

  • “Hotele, kafene dhe restorante“ me 1,4 %;
  • “Mobilim, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje”;
  • “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % secili.

 

Read more

Tregtia e Jashtme, Prill 2018

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, përgjatë muajit prill 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 27 mld lekë, duke u rritur me 11,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 1,4 %, në krahasim me Mars 2018. Importet e mallrave arritën vlerën 52 mld lekë, duke u rritur me 4,9 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me 5,2 %, në krahasim me Mars 2018. Deficiti tregtar i këtij muaji është 26 mld lekë, duke u ulur me 0,9 %, krahasuar me Prill 2017 dhe me 8,9 %, në krahasim me Mars 2018.

Në katër mujorin e parë të vitit 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 101 mld lekë, duke u rritur me 16,8 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 198 mld lekë, duke u rritur me 8,4 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 97 mld lekë, duke u rritur me 0,8 %, krahasuar me 2017.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve

Rritja vjetore e eksporteve prej 11,2 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet:

  • “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +5,3 pikë përqindje;
  • “Tekstile dhe këpucë” me +2,0 pikë përqindje;
  • “Materiale ndërtimi dhe metale” me +1,7 pikë përqindje.

Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar negativisht grupet:

  • “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me -0,4 pikë përqindje;
  • “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me -0,1 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij katërmujori janë rritur me 16,8 %, krahasuar me një vit më parë. Në ndryshimin vjetor të eksporteve nuk ka ndikuar negativisht asnjë grup. Grupet që kanë patur kontribut më të lartë në rritjen vjetore të eksporteve, janë:

  • “Materiale ndërtimi dhe metale” me +4,5 pikë përqindje;
  • “Tekstile dhe këpucë” me +4,4 pikë përqindje;
  • “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +3,4 pikë përqindje.

 

Read more

Indeksit i çmimeve të konsumit, prill 2018

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në muajin prill 2018 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,1 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,9 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2018, krahasuar me Mars 2018, është -0,5 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit

  • Rritja vjetore e çmimeve për muajin prill 2018, është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,2 pikë përqindje;
  • Grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,52 pikë përqindje;
  • Grupi “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,12 pikë përqindje;
  • Grupi “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Transporti” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje secili.
  • Grupi “Argëtim dhe kulturë”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje secili.
  • Grupi “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili;
  •  Grupi “Shëndeti” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje.

Për më shumë informacion klik këtu

Read more

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit, Mars 2018

Ndryshimi i çmimeve të konsumit për muajin mars 2018

  • Rritja më e madhe e çmimeve prej 2,5 %, vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”;
  • Pasuar nga grupet “Transport” me 2,0 %;
  • “Pije alkoolike dhe duhan”, “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,6 % secili;
  • “Argëtim dhe kulturë” me 1,2 %;
  • “Shërbimi arsimor” dhe “Komunikimi” me 0,9 % secili;
  • Ndërsa, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” u ulën me 0,5 %.

Në muajin mars ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,3 %

Ndikuesit me peshën më të madhe në këtë ndryshim janë:

  • Rritja e  çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,0%.
  • “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,6 % secili.
  • Ndërsa, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,9 %.
  • “Hotele, kafene dhe restorante“me 0,4 %.
  • “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,2 %.

Ndryshime metodologjike:

Në muajin janar të çdo viti IHÇK shoqërohet me disa ndryshime metodologjike sipas metodologjisë ndërkombëtare të llogaritjes së këtij treguesi, të cilat konsistojnë në:

  • Përditësimin e peshave.
  • Përditësimin e listës së mallrave dhe shërbimeve.
  • Përditësimin e listës së njësive tregtare ku mblidhen çmimet.

 

 

 

Read more

Tregtia e Jashtme, Mars 2018

Sipas publikimeve zyrtare të INSTAT, në muajin mars 2018, eksportet e mallrave arritën vlerën prej 27 mld lekë. Këtë vit vërehet se eksportet kanë kapur kuotën 14,5% krahasuar me 13,3% vitin e kaluar. Ndërsa në lidhje me importet për këtë muaj, vlera e arritur është 55 mld lekë, duke u rritur me 2,2 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 20,2 % krahasuar me shkurtin e këtij viti.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 28 mld lekë.

Rritja vjetore e eksporteve prej 14,5 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet:

  • “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +5,4 pikë përqindje;
  • “Tekstile dhe këpucë” me +3,4 pikë përqindje;
  • “Ushqim, pije, duhan” me +1,7 pikë përqindje.

Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar negativisht grupi: “Produkte kimike dhe plastike” me -0,1 pikë përqindje.

Për më shumë informacion klik këtu

Read more

Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Mars 2018

Në muajin mars 2018, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,0 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Mars 2018, krahasuar me Shkurt 2018, është 0,3 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit

  • Rritja vjetore e çmimeve në muajin mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,18 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,45 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje secili;
  • Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupeve “Mobilje, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Shërbimi arsimor” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili;
  • Çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Read more

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Shkurt 2018

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Shkurt 2018 është 1,6 %. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin:

  •  “Ushqime dhe pije joalkoolike” me prej 3,0 %,

dhe pason me:

  • “Veshje dhe këpucë” me 2,5 %;
  • “Transport” me 2,4 %;
  • “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,1 %,;
  • “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,4 %;
  • “Shërbimi arsimor” dhe “Komunikimi” me 0,9 % secili, etj.

Ndërsa, çmimet e grupit “Mobilje shtëpie dhe mirëmbajtje“ u ulën me 0,7 %, pasuar nga grupi “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1 %.

Në muajin Shkurt 2018, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 1,0 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,5 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Transport” me 0,3 % secili, etj. Ndërsa, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante“ u ulën me 0,3 % secili.

Read more

Tregtia e jashtme, shkurt 2018

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT , në muajin shkurt 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 24 mld lekë, duke u rritur me 18,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 1,2 %, në krahasim me Janar 2018. Importet e mallrave në Shkurt 2018 arritën vlerën 46 mld lekë, duke u rritur me 4,1 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 2,1 %, në krahasim me Janar 2018. Deficiti tregtar i këtij muaji është 22 mld lekë, duke u ulur me 8,2 %, krahasuar me Shkurt 2017 dhe duke u rritur me 3,0 %, në krahasim me Janar 2018.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve

 Rritja vjetore e eksporteve prej 18,7 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet:

  • “Materiale ndërtimi dhe metale” me +5,8 pikë përqindje;
  • “Tekstile dhe këpucë” me +4,6 pikë përqindje;
  • “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +3,5 pikë përqindje.

Asnjë grup nuk ka ndikuar negativisht në ndryshimin vjetor të eksporteve.

Eksportet, gjatë këtij dymujori janë rritur me 21,5 %, krahasuar me një vit më parë.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë:

  • “Materiale ndërtimi dhe metale” me +8,1 pikë përqindje;
  • “Tekstile dhe këpucë” me +6,3 pikë përqindje;
  • “Ushqim, pije, duhan” me +1,9 pikë përqindje.

Në ndryshimin vjetor të eksporteve nuk ka ndikuar negativisht asnjë grup

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Në muajin Shkurt 2018, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shkurt 2017 janë: Italia me (9,2 %), Spanja me (138,2 %) dhe Gjermania me (25,9 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kosova me (-16,1 %), Maqedonia me (-29,8 %) dhe Serbia me (-1,5 %). Gjatë këtij dymujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia me (7,7 %), Spanja me (126,8 %) dhe Kosova me (7,4 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Rumania me (-3,8 %), Franca me (-22,4 %) dhe Hungaria me (-15,5 %).

Tregtia e jashtme e mallrave sipas disa vendeve të BE-së

 Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 67,9 %, të gjithë tregtisë. Në Shkurt 2018, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 79,2 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 62,1 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (37,3 %), Greqia (7,0 %), Gjermania (6,4 %) dhe China (6,1 %). Shkëmbimet tregtare, për dymujorin 2018, me vendet e BE zënë 67,5 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Shkurt 2018, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 80,4 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 60,7 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (36,4 %), Greqia (7,0 %), Kina (6,4 %) dhe Gjermania (6,3 %).

Read more