Statistika

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, T4 – 2017

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2017, indeksi i çmimeve të prodhimit arriti 102,8, duke shënuar rritje me 2 %, në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2016 dhe me 1,7 %, në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2017.

Në tremujorin e katërt 2017, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të prodhimit është 2 %. Rritjen më të madhe e kanë shënuar çmimet e prodhimit në seksionin “Industri nxjerrëse” me 7,8 %. Brenda kësaj industrie vihet re rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në nxjerrjen e naftës bruto dhe gazit natyror me 11,7 %. Referuar të njëjtës periudhë krahasimi, çmimet e prodhimit në aktivitetet e “Industrisë përpunuese” kanë shënuar rritje me 1,6 %. Ndikimin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë çmimet e prodhimit të produkteve në aktivitetin e “Metalurgjisë” me 6,2 %, “Prodhimi i produkteve minerale jo-metalike” me 4,5 % dhe “Konfeksionimi i veshjeve” me 0,3 %.

Indeksi i çmimeve të prodhimit për produktet vendase arriti 100,2, duke shënuar rritje me 0,9 %, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2016.

Indeksi i çmimeve të eksportit arriti 107,5, duke shënuar rritje me 4,6 %, krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Në tremujorin e katërt 2017, indeksi i çmimeve të prodhimit ka shënuar rritje me 1,7 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Çmimet e prodhimit në seksionin ”Industri Nxjerrëse” shënuan rritje me 8,3 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017. Çmimet e prodhimit në aktivitetin “Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” janë rritur me 12,6 %. Çmimet e prodhimit në seksionin “Industri përpunuese” ka shënuar rritje me 0,6 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ndikimin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë çmimet e prodhimit të produkteve në aktivitetin e “Metalurgjisë” me 1,8 %, “Prodhimi i produkteve minerale jo-metalike” me 0,9 % dhe “Konfeksionimi i veshjeve” me 0,4 %.

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2017, indeksi i çmimeve të prodhimit për produktet vendase ka shënuar rritje me 0,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017. Në këtë rritje ndikim kryesor e ka dhënë rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në seksionin “Industri Nxjerrëse” me 7,6 %. Çmimet e prodhimit të produkteve për eksport kanë shënuar rritje me 3,0 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ndikimin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë çmimet e prodhimit të produkteve në seksionin “Industri nxjerrëse” me 8,8 %, dhe çmimet e prodhimit në seksionin “Industri përpunuese” me 1,2 %.

Për më shumë informacion shkarko dokumentin.

Read more

INSTAT: Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Janar 2018

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Janar 2018 është 1,7 %.

Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin:

  • “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me 3,3 %,
  • “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,5 %,
  • “Transport” me 2,2 %,
  • “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,2 %,
  • “Shërbimi arsimor” me 0,9 %, “Komunikimi” me 0,6 %,
  • “Veshje dhe këpucë” me 0,5 %, etj.

Ndërsa, çmimet e grupit “Mobilje shtëpie dhe mirëmbajtje“ u ulën me 1,0 %.

 

Read more

Tregtia e Jashtme, Janar 2018

Në Janar 2018, eksportet e mallrave arritën vlerën 23 mld lekë, duke u rritur me 23,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 6,4 %, në krahasim me Dhjetor 2017. Importet e mallrave në Janar 2018, arritën vlerën 45 mld lekë, duke u rritur me 27,0 %, në krahasim me një vit më parë dhe u duke u ulur me 26,5 %, në krahasim me Dhjetor 2017. Deficiti tregtar i këtij muaji është 21,3 mld lekë, duke u rritur me 31,1 %, krahasuar me Janar 2017 dhe duke u ulur me 45,1 %, në krahasim me Dhjetor 2017.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve

Rritja vjetore e eksporteve prej 23,6 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet:

  • “Materiale ndërtimi dhe metale” me +10,5 pikë përqindje;
  • “Tekstile dhe këpucë” me +8,1 pikë përqindje;
  • “Ushqim, pije, duhan” me +2,7 pikë përqindje.

Grupi që ka ndikuar negativisht në ndryshimin vjetor të eksporteve, është: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,9 pikë përqindje

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Në muajin Janar 2018, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Janar 2017 janë:

  • Italia me (6,1 %);
  • Spanja me (114,6 %) dhe Kosova me (43,7 %).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë:

  • Franca me (-15,4 %);
  • Rumania me (-6,8 %) dhe Hungaria me (-18,7 %).

Në muajin Janar 2018, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Janar 2017 janë:

  • Italia me (14,9 %);
  • Turqia me (40,2 %);
  • Kina me (12,9 %).

Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë:

  • Shtetet e Bashkuara me (-11,9 %),
  • Rusia me (-30,8 %)
  • Egjypti me (-7,5 %).

Tregtia e jashtme e mallrave sipas disa vendeve të BE-së

Në Janar 2018, shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 67,1 %, të gjithë tregtisë. Eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 81,5 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 59,5 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (35,6 %), Greqia (7,2 %), Kina (6,7 %) dhe Gjermania (6,2 %).

Read more

Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Janar 2018

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Janar 2018, arriti 105,6, kundrejt muajit Dhjetor 2015. Në muajin Janar 2018 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,7 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,8 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit

Rritja vjetore e çmimeve në muajin janar është ndikuar kryesisht nga:

  • Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,82 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,67 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,11 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupeve “Komunikimi”, “Shërbimi arsimor” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili;
  • Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar respektivisht me -0,02 dhe -0,01 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore

Krahasuar me muajin Janar 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,3 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,2 %, “Transporti” me 1,8 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,5 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,1 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,7 %, “Shërbimi arsimor” dhe “Komunikimi” me 0,6 % secili, etj. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 21,1 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 5,0 %, “mish” me 1,5 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u ulën me 2,3 %, pasuar nga “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” u ulën me 0,9 %.

Për më shumë shkarkoni këtu

Read more

Tregtia e Jashtme, Dhjetor 2017

Gjatë vitit 2017 eksportet e mallrave arritën vlerën 273 mld lekë, duke u rritur me 12,1 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 626 mld lekë, duke u rritur me 8,1 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 353 mld lekë, duke u rritur me 5,2 %, krahasuar me 2016.

Eksportet, gjatë këtij viti janë rritur me 12,1 %, krahasuar me një vit më parë.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë:

  • “Materiale ndërtimi dhe metale” me +4,9 pikë përqindje;
  • “Tekstile dhe këpucë” me +4,4 pikë përqindje;
  • “Ushqim, pije, duhan” me +1,9 pikë përqindje.

Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar negativisht grupi:

  • “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,4 pikë përqindje.

Shkëmbimet tregtare, për vitin 2017, me vendet e BE zënë 66,3 % të gjithë tregtisë. Gjatë këtij viti, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 77,1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 61,6 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (36,2 %), Greqia (6,8 %), Gjermania (6,8 %) dhe Kina (6,4 %).

Në Dhjetor 2017 eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u rritur me 0,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 13,5 %, në krahasim me Nëntor 2017.

Read more

Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Dhjetor 2017

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Dhjetor 2017, arriti 104,0 kundrejt muajit Dhjetor 2015. Në muajin Dhjetor 2017 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,8 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2 %. Rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2017 është 2,0 % nga 1,3 % që ishte në vitin 2016

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Dhjetor 2017 është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,13 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me 0,45 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,13 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan”, “Veshje dhe këpucë, “Shërbimi arsimor” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “Mallra dhe shërbime të ndryshme” dhe “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore

Krahasuar me muajin Dhjetor 2016, rritja më e madhe e çmimeve vihet re në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,8 %, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,2 %, “Transporti” me 2,1 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Shërbimi arsimor” me nga 0,6 % secili, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,5 % secili, etj. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 20,1 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 5,5 %, “zarzavate përfshirë patatet“ me 3,5 %, “mish” me 1,7 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” u ulën me 1,8 %, etj.

Ndryshimi mujor i indeksit është +1,0 %.  Krahasuar me muajin Nëntor 2017 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,8 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 1,3 %, grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,0 %. Çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Shëndeti” shënuan një ulje prej 0,1 % secili.

Për më shumë klikoni këtu

Read more

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Nëntor 2017

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Nëntor 2017 është 2,4 %.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 6 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 1,5 %, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Transport” me 1,2 % secili, “Shërbimi arsimor” me 0,8 %, etj.

Ndërsa, çmimet e grupit “Mobilje shtëpie dhe mirëmbajtje“ u ulën me 0,9 % dhe çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,7 %.

Në muajin Nëntor 2017, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,7 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me -2,2 %.

Për më shumë informacion shkarkoni dokumentin këtu

Read more

Tregtia e jashtme, Nëntor 2017

Në Nëntor 2017, eksportet e mallrave arritën vlerën 25 mld lekë, duke u rritur me 11,0 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 2,3 %, në krahasim me Tetor 2017.

Importet e mallrave, në Nëntor 2017, arritën vlerën 54 mld lekë, duke u rritur me 10,1 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me 5,3 %, në krahasim me Tetor 2017.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 29 mld lekë, duke u rritur me 9,3 %, krahasuar me Nënor 2016 dhe duke u ulur me 11,1 %, në krahasim me Tetor 2017

Në njëmbëdhjetë muajt e parë eksportet e mallrave arritën vlerën 251 mld lekë, duke u rritur me 13,2 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 565 mld lekë, duke u rritur me 8,0 %, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 314 mld lekë, duke u rritur me 4,1 %, krahasuar me 2016.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:

Rritja vjetore e eksporteve prej 11,0 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet:

  • Materiale ndërtimi dhe metale, me +5,7 pikë përqindje,
  • Tekstile dhe këpucë, me +5,2 pikë përqindje,
  • Ushqim, pije, duhan, me +3,1 pikë përqindje.

Grupet që kanë ndikuar negativisht në ndryshimin vjetor të eksporteve, janë:

“Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -6,0 pikë përqindje dhe “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me -0,1 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori, janë rritur me 13,2 %, krahasuar me një vit më parë.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë:

  • Materiale ndërtimi dhe metale, me +5,2 pikë përqindje,
  • Tekstile dhe këpucë” me +4,4 pikë përqindje,
  • Ushqim, pije, duhan” me +1,9 pikë përqindje.

Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar negativisht grupi: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -0,5 pikë përqindje.

Read more

Statistikat në tremujorin e III-të 2017 mbi prodhuesit e të mirave

Industri:

  • Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 2,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rënie 4,9 %, krahasuar me tremujorin paraardhës;
  • Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rënie 5,8 %;
  • Indeksi i numrit të të punësuarve u rrit 0,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Energji elektrike, gaz, avull

Indekset e treguesve kryesorë në aktivitetin Energji elektrike, gaz, avull në tremujorin e tretë 2017, paraqiten si më poshtë:

  • Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 21,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky tregues i përshtatur sezonalisht u rrit 15,5 % krahasuar me tremujorin paraardhës;
  • Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 31 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rënie 32 %;
  • Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 35,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Furnizimi me ujë, trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve

Indekset e treguesve kryesorë në aktivitetin Furnizimi me ujë, trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e tretë 2017, paraqiten si më poshtë:

  • Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 9,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rritje 4,6 %, krahasuar me tremujorin paraardhës;
  • Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 4,2 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshatur sezonalisht u rrit 1,5 %;
  • Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 7,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Ndërtim

Indekset e treguesve kryesorë në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e tretë 2017, paraqiten si më poshtë:

  • Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 19 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht u ul me 3,4 %;
  • Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 18,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshatur sezonalisht u ul 2,6 %;
  • Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 15,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Read more

INSTAT: Rriten çmimet e prodhimit të produkteve vendase

Në tremujorin e dytë të vitit 2017, Indeksi i çmimeve të prodhimit arriti 101, 6 kundrejt vitit 2010. Indeksi i çmimeve të prodhimit u rrit përkatësisht me 2,0 %, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2016 dhe u ul me 0,8 %, në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2017.

Në tremujorin e dytë 2017 ndryshimi vjetor i Indeksit të çmimeve të prodhimit është 2,0 %. Rritjen më të lartë e kanë shënuar çmimet e prodhimit në seksionin “ industri nxjerrëse” me 8,2 %. Brenda kësaj industrie vihet re rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në nxjerrjen e naftës bruto dhe gazit natyror me 12,0 %.

Referuar të njëjtës periudhë krahasimi, çmimet e prodhimit në aktivitetet e industrisë përpunuese kanë shënuar rritje me 1,2 %. Brenda kësaj industrie vihet re rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetin e metalurgjisë me 5,3 %, prodhimi i produkteve kimike me 5,1 %, konfeksionimi i veshjeve me 0,6 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016, çmimet e prodhimit të produkteve vendase shënuan rritje me 1,9 %.

Çmimet e prodhimit të produkteve për eksport kanë shënuar rritje me 3,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Çmimet e prodhimit në seksionin “industria përpunuese” kanë shënuar ulje me 0,3 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Brenda kësaj industrie vihet re ulje e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetet: konfeksionimi i veshjeve me 0,4 %, prodhimi i produkteve ushqimore me 0,1 %, prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara me 1,4%.

Read more