📌Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ishte pjesë e tryezës së Këshillit të Investimeve, me përfaqësi të Sekretarit të Përgjithshëm z. Arben Shkodra të cilët u mblodhen me qëllim për të diskutuar mbi cilësinë e shërbimeve publike të digjitalizuara me fokus sektorin privat, duke nënvizuar progresin e bërë deri më sot dhe sfidat me të cilat përballen aktorët publikë dhe privatë lidhur me ofrimin e këtyre shërbimeve.
Në datën 11 korrik 2023, në ambjentet e hotel Rogner në Tiranë, u mblodh Asamblea e Përgjithshme e Bashkimit Prodhuesve Shqiptare. Takimi u fokusua në veprimtarinë e shoqatës kryesisht gjatë vitit të kaluar, por edhe atë aktuale. Nga anëtarët pati shumë diskutime, debate, propozime jo vetëm për problemet që i shqetësojnë dhe alternativat e zgjidhjeve të tyre, por edhe për mënyrat se si të ndërtohet infrastruktura e duhur dhe të krijohen politika që nxisin më shumë investimet në sektorin prodhues. Shumë diskutime u zhvilluan rreth disa objektivave kryesore ku është përqëndruar veprimtaria e BPSH sic janë nxitja e dialogut publik-privat, vendosja e drejtësisë fiskale, punësimi dhe aftësimi profesional, nxitja e prodhimit dhe eksporteve, integrimi rajonal dhe europian etj. Pasi u përcaktuan detyrat për të ardhmen dhe menyra e propozuara për realizimin e tyre, nga ana e asamblesë u kryen zgjedhjet për disa vende vakante në organet drejtuese si edhe emërimi i drejtorit të ri të bordit.
Më tej aktiviteti vazhdoi me një pritje, ku të ftuar ishin shumë biznesmene të fushave të ndryshme, kolegë, bashkëpunëtore, partnerë, anëtarë të qeverisë dhe të kuvendit. Gjatë pritjes, në fjalën e tyre të ftuarit vlerësuan me nota shumë pozitive veprimtarinë e BPSH dhe ndihmën që kjo shoqatë ka dhenë në aktivitetin e sipërmarrjeve prodhuese. Atmosfera e ngrohtë që u krijua midis të ftuarve, duke ju krijuar atyre mundësinë për të diskutuar me njëri-tjetrin dhe me grupe, për të ndarë idetë dhe shprehur mendimet, për të komunikuar drëjtpërdrejt dhe hapur me anëtarët e qeverisë në gjetjen e pikave të përbashkëta dhe në krijimin e politikave dhe masave që përmbushin interesat e biznesit, e bëri akoma më të bukur dhe të pëlqyeshëm këtë takim.
Yesterday, the national workshop focused on the manufacturing industry sector, was held within the framework of the Smart Specialization Strategy (S3).
The Albanian Manufacturers Union, as part of the National Team of S3, helped organize this event where representatives from the Albanian manufacturing industries, representatives of the central and local government as well as the academic world, were organized in sectoral tables to enable a SWOT analysis that was carried out from the preliminary meetings held before within the sector.
In these sectoral roundtables, there were quite intensive discussions led by experts, which concluded with the extraction of the strong and weak points of the sector, opportunities and threats, and which summarized a set of conclusions with a focus on the vision of Albanian industries in the long term.
This national workshop is a model which is based on the methodology used by the European Commission, where at this level of work of the Smart Specialization Strategy (S3) plays a very significant role.
Dje u zhvillua workshop-i kombëtar me fokus sektorin e industrisë përpunuese në kuadër të Strategjisë së Specializimit Inteligjent (S3).
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, si pjesë e Ekipit Kombëtar të S3, ndihmoi në organizimin e këtij eventi ku përfaqësues nga industritë prodhuese shqiptare, përfaqësues të pushtetit qëndror dhe vendor si dhe bota akademike, u organizuan në tryeza sektoriale për të mundësuar një analizë SWOT të nxjerrë nga takimet paraprake të zhvilluara mbi sektorin në fjalë.
Në këto tryeza sektoriale pati diskutime mjaft intensive të drejtuara nga ekspert, që konkluaduan me nxjerrjen e pikave të forta dhe te dobëta të sektorit, mundësitë dhe kërcënimet, e që përmblodhën një tërësi përfundimesh me fokus vizionin e industrive shqiptare në nivel afatgjatë.
Ky workshop kombëtar është një model i cili bazohet në metologjinë e përdorur nga Komisioni Europian, ku në këtë nivel të punës së Strategjisë së Specializimit Inteligjent (S3) luan një rol mjaft domethënës.
The Secretary General of the Albanian Manufacturers Union Mr. Arben Shkodra, was invited to the 2023′ Job Fair, organized by the European University of Tirana.
A significant number of companies from different sectors participated in this fair, such as: real estate, banking sector, construction companies, media, advocacy studios, architectural studios, etc., which already, through a tradition consolidated by UET, offer a well-oriented approach to place the student in the center of the labor market.
In his welcoming speech Mr. Shkodra emphasized the importance of undertaking such initiatives, which help in reducing the current shortage of about 60% of the workforce in the field of domestic production, through proper orientation of students.
This fair serves as a very good practical opportunity where students are introduced to the business world within the academic space.
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë z. Arben Shkodra ishte i ftuar në Panairin e Punës 2023, organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës.
Në këtë panair morën pjesë një numër i konsiderueshëm kompanish nga sektorë të ndryshme si: real estate, sektori bankar, kompani ndërtimi, media, studio logjore, studio arkitektonike etj, të cilat tashmë përmes një tradite të konsoliduar nga UET, ofrojnë një qasje të mirëorientuar për të vendosur studentin në qendër të tregut të punës.
Në fjalën e tij përshëndetëse z. Shkodra theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së nismave të tilla, të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e mungesës aktuale të rreth 60% të forcës punëtore në fushën e prodhimit vendas, përmes një orientimi të duhur të studentëve.
Ky panair shërben si një mundësi mjaft e mirë praktike ku studentët prezantohen me botën e biznesit brenda hapsirës akademike.
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ishte pjesë e mbledhjes së parë të vitit 2023, organizuar nga Këshilli i Investimeve. Në këtë tryezë organizata jonë u përfaqësua nga Drejtori Ekzekutiv z. Aleko Polo. Fokusi i diskutimit në këtë tryezë ishte: “Sfidat e NVM-ve – Tranzicioni rreth burimeve alternative t ë Energjisë”.
Workshop mbi Sistemin “Black Box”
Bashkimi Prodhuesve Shqiptarë në bashkëpunim me një grup ekspertësh nga Italia organizoi një workshop lidhur me prezantimin e një sistemi të quajtur “Black Box”, i cili nëpërmjet funksionimit algoritmik të tij parashikon menaxhimin e sistemeve të kondicionimit me qëllim shfrytëzimin efiçent të energjisë elektrike. Në këtë workshop morrën pjesë përfaqësues të ndryshëm të industrive prodhuese shqiptare të cilët shfaqën interes rreth funksionimit të sistemit.
Konferenca mbi Ekonominë Blu
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë z. Arben Shkodra ishte pjesë e panelit referues përgjatë konferencës 2-ditore të mbajtur në Tiranë, pjesë e programit Interreg Adrion në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit me temë “Lëvizja drejt një Komuniteti Inovativ mbi Ekonominë Blu të Qëndrueshme për rajonin Adriatik-Jon”. Organizimi i kësaj konferece mblodhi partnerë të shumtë si pjesë e grupit ndërinstitucional të punës S3, ekspertë vendas dhe të huaj si dhe grupe të tjera interesi, ku përmes këtyre takimeve u kërkua të formësohet një komunitet akro-rajonal i inovacionit, në kuadër të implementimit të Ekonomisë së Qëndrueshme Blu brenda rajonit adriatiko-jonian.
Trajnimi “Liberalizimi i mëtejshëm i tregut shqiptar të energjisë elektrike”
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ishte pjesë e trajnimit organizuar nga Grupi AFD, Expertise France, i mbajtur pranë ambienteve të Maritim Hotel Plaza Tirana, me temë “Liberalizimi i mëtejshëm i tregut shqiptar të energjisë elektrike”. Në këtë trajnim organizata jonë mori pjesë me përfaqësinë e një numri të mirëfilltë të anëtarëve të saj të industrive prodhuese, të cilët kishin interes të vecantë lidhur me temën e trajtur në këtë trajnim.
Mbledhja e Bordit Drejtues
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë organizoi Mbledhjen e Bordit Drejtues nën drejtimin e kryetares së Bordit znj. Ilda Baraj, prani të Sekretarit të Përgjithshëm z.Arben Shkodra, Drejtorit Ekzekutiv z. Aleko Polo si dhe anëtarëve të tjerë pjesëmarrës së Bordit. Disa nga cështjet qe u diskutuan në këtë tryezë ishin:
Thjeshtimin e proceduarve mbi akcizën e gazit
Prezantimin e aktiviteteve të shoqatës për vitin 2022
Strategjinë e eksporteve
Paketa fiskale
Unifikimi i akcizës së birrës
Mëngjes Pune me Zv. Kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë znj. Belinda Balluku
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë bashkë me përfaqësues të industrive prodhuese në vend, zhvilloi një mëngjes pune me Zv. Kryeministren, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë znj. Belinda Balluku. Takimi u përqëndrua në 6 cështje prioritare të industrive prodhuese që lidheshin me:
Dialogu Publik-Privat
Lehtësimi i Procedurave (Derregullimi)
Drejtësia Fiskale
Cështjet e Punësimit dhe Aftësimit Profesional
Politikat dhe Strategjia e eksporteve
Integrimi Europian
Gjatë takimit pati diskutime dhe propozime të shumta për gjetjen e zgjidhjeve në lidhje me cështjet e diskutura, që krijojnë mundësinë e një klime të favorshme për sektorin prodhues në vend.
Takimi Hapës i “Strategjisë së Specializmit Inteligjent (S3)”
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, si pjesë partnere e qeverisë shqiptare për Hartimin e Strategjisë së Specializimit Inteligjent (S3), ishte pjesë e panelit së takimit hapës të mbajtur pranë ambienteve të Marriott Hotel Tirana, me përfaqësi të Sekretarit të Përgjithshëm të saj njëkohësisht anëtar i Ekipit Kombëtar të (S3) z. Arben Shkodra. Pjesë e rendësishme e këtij takimi ishte dhe fjala përshëndetëse e Zv. Kryeministres së Republikës së Shqipërisë znj. Belinda Balluku, njëkohësisht drejtuese e Komitetit Ndërministror të S3, e cila theksoi rëndësinë dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare lidhur me këtë strategji, si një instrument i fuqishëm në zhvillimin ekonomik të vendit bazuar në dije dhe inovacion. Në këtë takim hapës ishin pjesëmarrës përfaqësues nga të 4 Helikat e vendit si: qeverisja qëndrore dhe vendore, akademia, sipërrmarja dhe shoqëria civile, të cilët luajnë një rol tepër të vecantë në hartimin e këtij dokumenti strategjik, i cili drejton vendin tonë drejt zhvillimit ekonomik në mënyrë inteligjente.
Mbledhja e Këshillit të Investimeve
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ishte pjesë e tryezës së datës 19 Prill 2023, organizuar nga Këshilli i Investimeve, me përfaqësi të Sekretarit të Përgjithshëm z. Arben Shkodra. Në këtë tryezë u zhvillua një diskutim konstruktiv mbi “Ndikimin e pagës minimale tek produktiviteti në punë”. Mbledhja u drejtua nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë znj. Delina Ibrahimaj.
Forumi i Klimës së Biznesit 2023
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë z. Arben Shkodra, mori pjesë në panelin e Forumit të Klimës së Biznesit 2023, me temë diskutimi: “Sfidat e Rritjes dhe Produktiviteti”. Rëndësia e këtij forumi ndërmori një vëmendje të vecantë pasi shërbeu si një platformë dialogu me biznesin për të shkëmbyer ide dhe opinione për punën e bërë, si edhe për të ndarë sfida të përbashkëta lidhur me klimën e biznesit, produktivitetin dhe kapitalin njerëzor.
The Secretary General of the Albanian Manufacturers Union Mr. Arben Shkodra, was part of the panel at the Business Climate Forum 2023, with the topic of discussion: “Challenges of Growth and Productivity”
This forum takes special care as it serves as a dialogue platform with business to exchange ideas and opinions on the work done, as well as to share common challenges related to the business climate, productivity and human resources.
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë z. Arben Shkodra, ishte pjesë e panelit së Forumit të Klimës së Biznesit 2023, me temë diskutimi: “Sfidat e Rritjes dhe Produktiviteti”
Ky forum ndërmerr një vëmendje të vecantë pasi shërben si një platformë dialogu me biznesin për të shkëmbyer ide dhe opinione për punën e bërë, si edhe për të ndarë sfida të përbashkëta lidhur me klimën e biznesit, produktivitetin dhe kapitalin njerëzor.
The Albanian Manufacturers Union, was part of the Albania Investment Council table, represented by the Secretary General, Mr. Arben Shkodra, in which a constructive discussion was held on “The impact of the minimum wage on work productivity”. The meeting was led by the Ministry of Finance and Economy, Mrs Delina Ibrahimaj.