Blog

Workshop on the “Black Box” system

📌 The Albanian Manufacturers Union in cooperation with a group of experts from Italy, organized a workshop related to the presentation of a system called “Black Box”, which through its algorithmic operation provides the management of air conditioning systems in order to use electricity efficiently

▶ Black Box is a predictive system connected by the center “Epson” and covered by a patent for Europe and the United States of America, which analyzes the behavior of the “building-equipment” system for an efficient operation and management of the systems reducing directly the operating costs of electricity.

▶ Black Box as an innovative system also allows the use of a mobile system for the detection and analysis of continuous energy data in real time, determining professional diagnoses of energy efficiency, especially within industrial spaces.

✔ In this workshop, participated various representatives of the Albanian manufacturing industries, who showed interest in the operation of this system and how these devices can help the efficient use of electricity by being implemented.

#blackboxsystem #energyefficiency #worshop #industry #smartsystem

Read more

Workshop mbi sistemin “Black Box”

📌 Bashkimi Prodhuesve Shqiptarë në bashkëpunim me një grup ekspertësh nga Italia organizoi një workshop lidhur me prezantimin e një sistemi të quajtur “Black Box”, i cili nëpërmjet funksionimit algoritmik të tij parashikon menaxhimin e sistemeve të kondicionimit me qëllim shfrytëzimin efiçent të energjisë elektrike.

▶ Black Box është një sistem parashikues i lidhur nga qendra “Epson” dhe i mbuluar nga një patentë për Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili analizon sjelljen e sistemit “ndërtesë-pajisje” për një funksionim dhe menaxhim efiçent të sistemeve operuese, duke zvogëluar drejtëpërdrejt kostot shfrytëzuese të energjisë elektrike.

▶ Black Box si një sistem inovativ gjithashtu lejon përdorimin e një sistemi celular për zbulimin dhe analizimin e të dhënave të vazhdueshme të energjisë në kohë reale, duke përcaktuar diagnoza profesionale të efiçenës energjitike, sidomos brenda hapësirave industriale.

✔ Në këtë workshop ishin pjesëmarrës përfaqësues të ndryshëm të industrive prodhuese shqiptare të cilët shfaqën interes rreth funksionimit të këtij sistemi dhe mënyrës se si këto pajisje mund të ndihmojnë shfrytëzimin efiçent të energjisë elektrike duke u implementuar.

#blackboxsystem #energyefficiency #worshop #industry #smartsystem

Read more

Invitation to participate in FOOD EXPO 2023\ RUMMINGIdea

The Albanian Manufacturers Union, announces that on March’s 18-20, 2023, the FOOD EXPO 2023\RUMMINGIdea fair will take place in Athens, Greece.

This fair aims to promote Albanian manufacturing companies through their participation, enabling a direct line of contact with potential buyers not only from the host country but also from many other countries of the world.

RUMMINGidea is the official representative for Albania and Kosovo that aims to organize the “Albanian Pavilion” at the next FOOD EXPO fair, in order to offer new markets for Albanian manufacturing companies.

For more details about this organization and for all those interested, we invite you to visit the link below:

https://foodexpo.gr/en/

Read more

Ftesë për pjesëmarrje në FOOD EXPO 2023\ RUMMINGIdea

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, njofton se në datat 18-20 Mars 2023, do të zhvillohet panairi FOOD EXPO 2023\RUMMINGIdea, në Athinë, Greqi.

Ky panair synon të promovojë kompanitë prodhuese shqiptare përmes pjesëmarrjes së tyre duke mundësuar një vijë kontakti të drejtëpërdrejt me blerës të mundshëm jo vetëm nga vendi organizator por edhe nga shumë vende të tjera të botës.

RUMMINGIdea është përfaqësuese zyrtare për Shqipërinë dhe Kosovën që synon të organizojë “Pavjonin Shqipëtar” në panairin e rradhës FOOD EXPO duke ofruar kështu tregje të reja për kompanitë prodhuese Shqiptare.

Për më shumë detaje rreth këtij organizimi dhe për të gjithë të interesuarit ju ftojmë të vizitoni linkun si më poshtë:

https://foodexpo.gr/en/

Read more

Waste to Energy for the Western Balkans Cement Industry

Gjatë këtyre dy ditëve Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë mori pjesë në takimin rajonal të organizuar nga GIZ Albania në kuader të projektit Waste to Energy for the Western Balkans Cement Industry
Ne ketë takim u diskutua për:
📌Punën e deritanishme
📌Aktivitetet e parashikuara të projektit
📌Prezantimin e opsioneve të Studimit të Fizibilitetit për përdorimin e lëndëve djegëse alternative si burim energjie për fabrikat e çimentos.

Read more

NEWSLETTER Qershor – Shtator 2021

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë

NEWSLETTER

Qershor – Shtator 2021

 
70 Vjetori i Universitetit Politeknik të Tiranës
 

70 Vjetori i Universitetit Politeknik të Tiranës

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kishte kënaqësinë të mbështeste Universitetin Politeknik të Tiranës në organizimin e aktivitetit të mbajtur në kuadër të 70 vjetorit të themelimit të tij me qëllim nderimin dhe vlersimin e kontributit të stafit pedagogjik ndërvite.
Në emër të organizatës, Z. Bardhyl Balteza, shprehu falenderimet e tij për rolin që ky universitet ka patur në kultivmin e dijes tek të rinjtë e cila padyshim përbën një prej shtyllave kryesore të zhvillimit të industrisë prodhuese Shqiptare sikurse dhe gadishmërinë e tyre për të gjetur urat e përbashkëta të komunikimit dhe bashkëpunimit me qëllim mbështetjen dhe nxitjen e mëtejshme të modeleve më të reja dhe inovative në këtë sektor.

prodhuesit.org

 
Platforma e Partneritetit të Integrimit Evropian (PPIE)

Platforma e Partneritetit të Integrimit Evropian (PPIE)

Vijon pjesmarrja e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë në tryezat teknike për diskutim dhe këshillim në kuadër të platformës për integrim të zhvilluara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për kapitujt si më poshtë:
Kapitulli 6 “Legjislacioni për shoqëritë trëgtare”
Kapitulli 16 “Tatimet”
Kapitulli 29 “Doganat”
Kapitulli 32 “Kontrolli Financiar”

prodhuesit.org

 
Inovacion: Transformimi Dixhital i NVM-ve

Inovacion: Transformimi Dixhital i NVM-ve

Ekipi i BERZH për “Këshilla për Bizneset e vogla” në partneritet me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë dhe Shoqatën Shqiptare të TIK (AITA) zhvilluan një cikël seminaresh me datë 29 Qershor, 6 dhe 14 korrik 2021 me temë “Transformimi Dixhital I NMV-ve”.
Objektivi i këtij aktiviteti ishte rritja e ndërgjegjësimit të NVM-ve shqiptare për rëndësinë dhe përfitimet e transformimit dixhital për zhvillimin e tyre dhe forcimin e konkurrencës, qëndrueshmërisë dhe inovacionit. Gjatë zhvillimit të sesioneve online u realizua shpërndarja e informacionit në lidhje me zgjidhjet, shërbimet e konsulencës në dispozicion si dhe mbështetja që u ofrohet NVM-ve në transformimin dixhital.

prodhuesit.org

 
 

ADVOKIM DHE LOBIM

FISKALIZIMI

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka pranuar kërkesën e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë për shtyrjen e penaliteteve administrative deri në 1 Janar të 2022 për bizneset që nuk e kanë vënë në zbatim procesin e fiskalizimit duke qenë se subjektet ende nuk janë familjarizuar me sistemet dhe procedurat dhe duke marre parasysh faktin që platformat implementuese ende nuk janë gati.

Në ligjin 9920 dt 19.05.2008 Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise, kreu 15 shtohet pika 7- Përjashtimisht parashikimeve në këtë ligj, për kundërvajtjet administrative që lidhen me afatet e hyrjes në fuqi dhe zbatimin efektiv të ligjit nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2016 Ligj Nr. 9920, datë 19.5.2008 Rruga: Gjin Bue Shpata www.tatime.gov.al e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar, zbatimi i sanksioneve do të fillojë të aplikohet pas datës 1 janar 2022. (Shtuar me Akt Normativ Nr. 27 datë 01.07.2021, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 106, datë 02.07.2021) .

EKONOMIA QARKULLUESE

WASTE TO ENERGY & BE IN THE LOOP

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, si një nga organizatat më të rëndësishme të biznesit në Shqipëri përvecse përfaqëson dhe mbron interesin e përbashkët të prodhuesve në vend, vitet e fundit ka marrë një rol shumë të rëndësishëm në çështjen e mbrojtjes së mjedisit dhe ekonomisë qarkulluese.

Në bashkëpunim me Co-Plan, ne kemi qenë shumë aktiv dhe kemi ndërmarrë projekte serioze sa i përket mbrojtjes së mjedisit dhe ndërgjegjësimit të bizneseve.

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Me 13 Korrik 2021 Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Në këtë marrëveshje, palët ranë dakord të ndërmarrin nisma dhe projekte të përbashkëta me qëllim nxitjen e punësimit dhe aftësimit tek të rinjtë shqiptarë në përputhje me kërkesat e tregut te punës, në veçanti atë të industrive prodhuese Shqiptare.

KONFERENCË- BeMed PROJECT

Me datë 3 gusht 2021 u zhvilluan konferenca në kuadër të projektit BeMed në lidhje me reduktimin e plastikës në Mesdhe ku morën pjesë edhe përfaqësues nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë.

ANTARËSIMET E REJA 2021

Gjatë këtij tremujori anëtarët e rinj që i janë bashkuar organizatës janë:

 

Read more