info@prodhuesit.org

Evente

Mbledhja e Parë e Asamblesë 2020

Kete te premte, me date 31 janar te ketij viti ,u mblodh Asambleja e Bashkimit te Prodhuesve Shqiptarë. Asambleja kishte per qellim te nxirrte ne pah:
1- Punen nje vjecare te vitit te kaluar.
2- Te diskutonte mbi arritshmerine e objektivave dhe plotsueshmerine e planeve te 2019.
3- Menyren dhe formen e menaxhimit te situatave te paprituara ne kohe dhe kosto, si termeti i 26 nentorit.
4- Projekt-buxhetin e vitit 2019.
5- Si dhe çfarë na pret në 2020.

Pasi u diskutua mbi vitin qe lam pas, ne tryezen e diskutimeve u parashtruan tema ne lidhje me problematikat e ndryshme te cilat hasin sipermarjet e sektoreve te ndyshem ekonomik te Bashkimit te Prodhuesve Shqiptarë. Anetaret e asamblese folen mbi shkaqet te cilat cenojne bizneset e tyre dhe si mund ti zgjidhin keto probleme ne menyre qe sipermarrjet e tyre te rriten ekonomikisht. Ketij diskutimi ju bashkua dhe Ministri per Mbrojtjen e Sipermarrjes , zoti Eduard Shalsi, i cili foli dhe sqaroi menyren se si problemet e sipermarrjeve te ndryshme mund te zgjidhen, si dhe te permiresohen ne menyre graduale.

[slider style=”Flat” category=”asamble-31-01-2020″ orderby=”date” order=”ASC”]

 

 

Read more

Emergjenca e Tërmetit

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar me date 26 Nentor 2019, ka ndertuar mensen e pare ne Thumane me kapacitet 400 persona per t’i ofruar familjeve te prekura ushqim te ngrohte te gatuar ne cast per dite me rradhe.
Falenderojme prodhuesit shqiptar qe kontribuan ne ndertimin e kesaj hapesire.
Shprehim dhe nje here ngushellimin tone per viktimat e kesaj katastrofe dhe shpresojme te perfundoje me kaq. Ne do te vazhdojme te ofrojme ndihmen tone edhe ne menyra te tjera.

Ne diten e dyte ne kampin e emergjencave te Thumanes, ne mensen e ndertuar nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar, ku z. Bledar Kola, nje nga kuzhinieret me ne ze te vendit tone, se bashku me stafin e tij, ka dhene kontributin e tij gjate dites se sotme duke pergatitur ushqime te ngrohta per banoret e zones.
Familjaret e Thumanes po kalojne dite shume te veshtira, nevojitet solidariteti i gjithesecilit per t’i ndihmuar keta banore ta kalojne sa me lehte kete periudhe te erret!

Ne diten e fundit ( e kateret) e fazes se pare te kontributit tone ne ndihme te banoreve te Thumanes. Shpresojme te kemi qene nje ndihme ne kete periudhe te veshtire per cdo familje atje. Falenderojme shume per mbeshtejen e madhe te gjithe anetaret e Bashkimit te Prodhuesve qe bene te mundur kete gje, Bledar Kolen dhe miqte e tij guzhiniere, Arditin dhe Klajdin qe ju bashkuan inisiatives tone duke gatuar disa dite me rradhe pa u lodhur. Falenderojme Forcat e Armatosura te cilet na asistuan dhe ndihmuan gjate pregatitjes dhe ndertimit te tendes dhe per te cilet duhet te jemi te gjithe krenare pasi padyshim mbeten pjesa me e mire e ketij vendi. Nje falenderim te vecante per Mentor Kikia dhe vullnetareve te tij, si dhe Don Enzo Zago dhe Famullia e Blinishtit per punen vullnetare te palodhur. Shkeputemi perkohesisht nga Thumana per tu rikthyer ne fazen e dyte te rindertimit pasi te perfundoje procesi i vleresimit dhe i hartimi te planit te rindertimit te zones. Bashkimi i Prodhuesve dhe anetaret e saj do te vijojne te mbeten te angazhuar dhe te vemendshem per cdo nevoje imediate qe banoret do te paraqesin gjate ketyre diteve deri ne stabilizimin e situates.

[slider style=”Flat” category=”Thumanë” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Konventa I Prodhuesve Shqiptarë

Më datë 15 Nëntor 2019 u mbajt Konventa I e Prodhuesve Shqiptarë, e organizuar nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë.
Qëllimi kryesor i Konventës është promovimi i mëtejshëm i prodhimit vendas dhe diskutime në lidhje me sfidat apo problemet që shqetësojnë industritë vendase. Konventa bëri bashkë për herë të parë industritë më të rëndësishme të prodhimit vendas duke krijuar një platformë diskutimi të hapur.
Temat kryesore të diskutuara gjate kësaj konvente ishin: “Rritja e konkurrueshmërisë së produkteve Made in Albania” dhe “Sfidat e prodhimit vendas në kontekstin e industrisë 4.0”.
Te ftuar per te diskutuar mbi keto probleme ishin mbi 100 sipermarres lokale, Ministra te ndryshem te kabinetitit qeveritar dhe perfaqesues nga dhoma nderkombetare.

[slider style=”Flat” category=”konventaI” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Panairi “Shqipëria Punon Tokën”

Në datat 16-17 Nëntor 2019 u zhvillua Panairi më i madh agroushqimor në Shqipëri “Shqipëria Punon Tokën”.
Për herë të parë në organizimin e këtij eventi mori pjesë Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, prej të cilës u ftuan 25 biznese të mëdha për të treguar dhe promovuar akoma më tepër prodhimin vendas. Shumë shoqata të njohura për të gjithë, si lëngjet freskuese Amita e Golden Eagle, birrat Tirana, Elbar dhe Stela, ujë Qafshtama, Glina, Lajthiza e Spring, kantinat e verërave Çobo, Nurellari, Belba e Balaj së bashku me shumë biznese të tjera të mëdha si: Tapet Bari Natyral, Gjirofarma, Albanian Herb, Alb Inspekt, Fertileva, Zdravo dhanë shfaqje të shumta për fëmijë, duke tërhequr kështu vëmendje tek qytetarët. Gjithashtu nuk mungoi as show i agroturizmit, ku mbi agroturizmet më të njohura në Shqipëri gatuan live specialitete të ndryshme, disa nga të cilët ishin Mullixhiu e Mrizi i Zanave.
Panairi gjatë dy ditëve të organizimit të tij besohet të ketë mbledhur mbi 10000 të rinj e të reja, burra e gra, fëmijë e të moshuar të cilët erdhën, panë dhe shijuan Shqip. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Bledi Çuçi, si organizatori kryesor i këtij eventi ka qenë prezent dhe ka vizituar stendat e fermerëve dhe bizneseve gjatë të dy ditëve, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj dhe Kryeministri i Shqipërisë Sh.T.Z. Edi Rama.
Suksesi ishte i garantuar në këtë edicion të tretë të “Shqipëria Punon Tokën”!

[slider style=”Flat” category=”shqiperiapunoi” orderby=”date” order=”ASC”]

 

Read more

Mblidhet Bordi Drejtues i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë

Anëtarët e Bashkimi të Prodhuesve Shqiptarë kanë zhvilluar mbledhjen e katërt të Bordit Drejtues për vitin 2019. Në këtë mbledhje u diskutua kryesisht mbi aktivitetet e zhvilluar deri më tani për vitin 2019, si dhe çështjet dhe problematika të trajtuar në këtë periudhë.

Përgjatë muajve janar-shtator 2019, ka pasur një larmirshmëri të zhvillimeve të aktiviteteve, në të cilat kanë qenë:

  • Mbledhje Asamble/Bordi;
  • Zhvillime të komiteteve të politikave;
  • Zhvillime të tryezave sektoriale;
  • Dëgjesa në komisione parlamentare;
  • Komunikime publike.

Çështje të trajtuara  

  • P.Ligji për Ligjin nr.9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”;
  • P.Ligji për Kodin Penal _Siguria Ushqimore dhe Ndotja e Mjedisit;
  • Udhëzimi i skemës së furnizimit të mbetjeve industrial e skrapit;
  • Për një ndryshim dhe shtese në VKM “Për krijimin e fondit Shqiptarë të Konkurrueshmërisë” – NMV;
  • Mbi marrëdhëniet tregtare Shqipëri – Kosovë (problematika e industrisë së birrës);
  • Marrëveshja e Tregtisë së lirë Shqipëri – Turqi;
  • Projektligji “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”.

[slider style=”flat” category=”Mbledhja 4 e Bordit ” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Edicioni i dytë i panairit “Textile & Leather Expo 2019”, 1-2 Nëntor 2019

Më datat 1-2 nëntor 2019, do të zhvillohet edicioni i dytë i panairit “Textile & Leather Expo 2019”, i cili organizohet në Expocity Albania.

Panairi i Tekstileve dhe Lëkurës përfaqëson një pikë-takimi për prodhuesit më të mëdhenj e të rëndësishëm vendas e të huaj dhe fokusohet në një nga sfidat më të mëdha për të ardhmen e sektorit, stimulimin dhe zhvillimin e dialogut mes kompanive. Qëllimi kryesor i këtij organizimi është fokusimi në potencialin e lartë të sektorit të tekstileve dhe lëkurës në tregun shqiptar por dhe më tej, si dhe inkurajimi i bashkëpunimit në tregun ndërkombëtar. Inkurajimi i partneriteteve të reja hap rrugën për zhvillimin e metejshëm të industrisë duke marrë parasysh që sektori i tekstileve dhe lekurës, janë sektorë shumë të rëndësishëm për zhvillimin dhe mirëqënien e vendit dhe ekonomisë.

Ftohen të gjithë kompanitë e interesuar, të marrin pjesë në këtë panair për të krijuar një mundësi për partneritete dhe bashkëpunime të reja me kompanitë dhe aktorët më të rëndësishëm në fushën e tekstileve dhe lekurës.

Read more