Në datën 8 korrik Bashkimi Prodhuesve Shqiptarë zhvilloi një takim të rëndësishëm me Komitetin e Industrisë, Tregtisë dhe Inovacionit për të diskutuar mbi projektligjin e Përgjegjësisë së Zgjeruar të Prodhuesve!
Ky projektligj synon të forcojë përgjegjësinë e prodhuesve në menaxhimin e produkteve të tyre, duke përfshirë riciklimin dhe reduktimin e mbetjeve. Ky është një hap i rëndësishëm drejt një ekonomie më të qëndrueshme.
Gjatë takimit, u mbajtën diskutime të gjera dhe konstruktive, ku u shkëmbyen ide dhe sugjerime të rëndësishme. Si rezultat, u morën vendime konkrete dhe u përcaktuan detyrat dhe afatet për zbatimin e tyre.
Në 4 korrik 2024, u zhvillua mbledhja e Bordit Drejtues të shoqatës Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në ambientet e “Shtëpisë së Biznesit”. Takimi u mbajt për diskutimin dhe trajtimin e një sërë çështjesh të rëndësishme për veprimtarinë e shoqatës.
Rendi i ditës përfshinte:
1. Analiza e veprimtarisë së shoqatës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 dhe përcaktimi i objektivave për pjesën e mbetur të vitit.
2. Diskutime mbi mbledhjen e Asamblesë për vitin 2023.
3. Çështje të ndryshme.
Gjatë takimit, u zhvilluan diskutime të thelluara dhe konstruktive, duke u ndarë mendime dhe sugjerime të vlefshme për prioritetet dhe objektivat e ardhshme të shoqatës. Si përfundim, u arrit në vendime konkrete dhe u përcaktuan detyrat dhe afatet për realizimin e tyre.
Falënderojmë të gjithë anëtarët e Bordit Drejtues për angazhimin dhe kontributin e tyre të vlefshëm.
📌Në kuadrin e takimeve të vazhdueshme të punës, që Bashkimi Prodhuesve Shqiptarë (BPSH) zhvillon me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), në datë 9 maj pranë ambienteve të “Shtëpisë së Biznesit” u zhvillua takimi i radhes.
📎Në këtë takim drejtues teknik dhe specialistë të AKU-së zhvilluan një trajnim me operatorë të bizneseve, që i përkasin industrisë ushqimore, pranë BPSH-së.
🖋️Gjatë trajnimit u trajtuan çeshtje që lidhen me kuadrin ligjor, kërkesat për eksportin dhe importin, si edhe për etiketimin e produkteve ushqimore.
📌Në kuadrin e takimeve të vazhdueshme të punës, që Bashkimi Prodhuesve Shqiptarë (BPSH) zhvillon me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), në datë 9 maj pranë ambienteve të “Shtëpisë së Biznesit” u zhvillua takimi i radhes.
📎Në këtë takim drejtues teknik dhe specialistë të AKU-së zhvilluan një trajnim me operatorë të bizneseve, që i përkasin industrisë ushqimore, pranë BPSH-së.
🖋️Gjatë trajnimit u trajtuan çeshtje që lidhen me kuadrin ligjor, kërkesat për eksportin dhe importin, si edhe për etiketimin e produkteve ushqimore.
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë organizoi një tryeze pune me temë “Sfidat e Konkurrueshmërisë” me zv/Kryeministren, zj. Belinda Balluku, Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, znj. Mirela Kumbaro, Kryetarin e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në kuvend, z. Eduard Shalsi, Kryetarin e Komisionit për Veprimtarine Prodhuese, Tregtine dhe Mjedisin në kuvend, z. Arben Pellumbi. Në këtë takim morën pjesë si të ftuar edhe Drejtori i Përgjithshëm të Doganave, z. Gent Gazheli dhe Drejtori i Politikave të Energjisë në MIE, z. Besjan Kadiu.
Ky ishte takimi i pestë i shoqatës me zv/Kryeministren, në frymën e një bashkëpunimi konstruktiv, ku në qendër eshte nxitja e konkurrueshmërise së prodhuesve vendas. Duhet theksuar se në sajë të vemendjes së vecantë të Zv/Kryeministres Balluku, takimet kanë qenë mjaft rezultative duke krijuar herë pas here lehtësi dhe mjedis të favorshem për prodhimin vendas.
Takimi i radhes pati si fokus tre çeshtje të rëndeëishme për anëtarët e shoqatës:
Heqjen e akcizës së gazit te lëngshëm, për industrinë prodhuese.
Mundesimi i importimit të lëndëve djegëse alternative (RDF/SRF), pjesë e listës gjelber, për industrine e prodhimit të çimentos.
Mundesimi i importimit te lëndëve të para dytësore, pjesë e listës së gjelbër, për industritë prodhuese dhe ricikluese.
Nga ana e palës qeveritare pati një mirëkuptim të plotë dhe angazhim për zgjidhjen e problematikave të ngrituara. Në takim u përcaktuan detyra të cilat do të trajtohen në vazhdim nëpërmjet dialogut publik-privat dhe afate konkrete për zgjidhjen e kërkesave të BPSH.
Në datën 13 mars, Bashkimi Prodhuesve Shqiptarë organizoi një takim të rëndësishëm, ku pjesëmarrja u përfaqësua nga 3 komitetet: komiteti i industrisë, tregtisë dhe inovacionit, komiteti i legjislacionit, taksave dhe procedurave, si dhe komiteti i integrimit rajonal dhe në BE. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte gjetja e zgjidhjeve të shpejta dhe efikase për sfidat që po hasin anëtarët e organizatës.
Disa nga temat kryesore të diskutuara ishin:
1. Progresi në zgjidhjen e çështjeve aktuale, përfshirë:
• Heqjen e akcizës së gazit të lëngshëm
• Lejimin e importit të lëndëve djegëse alternative për fabrikat e prodhimit të çimentos
• Shtyrjen e aplikimit të taksës së karbonit për fabrikat e prodhimit të çimentos
• Vlerësimin e shpenzimeve të përfaqësimit si shpenzime të njohura
• Lejimin e prodhimit të qeseve plastike për eksport
2. Identifikimi dhe diskutimi i çështjeve të reja dhe problematikave që u paraqitën nga pjesëmarrësit.
3. Diskutime lidhur me projektligjin e ri të dhomave.
4. Analiza dhe diskutime për projektligjin e përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit.
5. Te ndryshme.
Në përfundim të takimit, anëtarët e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptare arritën të shpalosin dhe të diskutonin çështjet që ndikojnë në bizneset e tyre. Ata gjithashtu propozuan ide për të gjetur zgjidhje efektive për problemet në sektorin e tyre.
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptare, në bashkëpunim me EU4SI (GOPA Worldwide Consultants), organizoi një seminar konsultues me titullin “Sektori i Prodhuesve – Konsultime”, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga sektori i prodhuesve në Shqipëri. Këtë aktivitet e karakterizoi diskutimi i draftit të Kornizës së Aftësive Thelbësore, duke e vendosur në kontekstin e Strategjisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive për periudhën 2023-2030.
Ky takim u karakterizua nga shkëmbimi i njohurive dhe eksperiencave nga përfaqësues të ndryshëm të sektorit të prodhuesve, ndërsa synimi më i gjerë ishte rritja e cilësisë dhe konkurrueshmërisë në tregun e punës.
Një takim mjaft konkret dhe dinamik nën kujdesin e vecantë të zv/Kryeministres znj. Belinda Balluku, me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj. Anila Denaj.
Takimi u përqendrua kryesisht në tema të tilla si zhvillimi në fushën e bujqësisë dhe atë rural, zhvillimi në fushën e sigurisë ushqimore, agropërpunimi, përpunimi ushqimor, financimet nga qeveria shqiptare dhe IPARD 3, problemet me Autoritetin e Kontrollit Ushqimor.
Përfaqësuesit e Bashkimit Prodhuesve Shqiptare paraqiten për diskutim çështje që kanë të bëjnë me:
Propozime për lehtësimin e proçedurave (derregullimi),
legjislacionin në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural,
procedurat e AKU-së,
financimin dhe aksesin në financë,
promovimin e produkteve “Made in Albania”
politikën fiskale me qëllim aplikimin e një taksimi të drejtë,
problematikat me inputet bujqësore, vecanërisht me produktet kimike dhe përdorimi i tyre pa kriter duke sjellë problematika në agropërpunim.
Nga ana e palës qeveritare pati një mirëkuptim të plotë dhe një angazhim maksimal duke ofruar sugjerime per zgjidhjen e disa prej problemeve të paraqitura gjatë takimit me të cilat sektori agroushqimor po përballet.
Ne kuader te Konferences Nacionale te ESG Catalyst, nen kujdesin e vecante te nje prej anetareve te shoqates TITAN Cement, organizuan konferencen me teme “Driving change for a resilient European Future”.
Konferenca u moderua nga sekretari i pergjithshem i shoqates Bashkimi i Prodhuesve Shqiptare z. Arben Shkodra, ku gjithashtu te ftuar ishin perfaqesues te bizneseve si z. Alexandros Ifantis perfaqesues i Titan Cement Company, znj. Rigela Gegprifti perfaqesuese e Statkraft Albania, znj. Fatjona Cinaj perfaqesuese e Ministrise se Mjedisit dhe Turizmit dhe z. Luca Busi presidenti i Coca-Cola Bottling Shqiperia.
Pjesemarrja e tyre sherbeu si nje vlere e shtuar per te informuar te ftuarit lidhur me fuqizimin e bizneseve per te zhvilluar praktika te reja qe ndihmojne ne arritjen e objektivave te zhvillimit te qendrueshmen per vitet ne vazhdim duke trajtuar modelet e bizneseve pa karbon, per ekonomine qarkulluese.
Ne daten 7 dhjetor 2023, u zhvillua mbledhja e radhes e Bordit Drejtues te Bashkimit Prodhuesve Shqiptare.
Temat kryesore te takimit ishin:
-Prezantimi i aktivitetit te shoqates gjate vitit 2023
-Informimi dhe diskutimevne lidhje me riaktivizimin e Keshillit Ekonomik Kombetar
-Informimi dhe diskutime ne lidhje me Reformen e Derregullimit dhe Reformen e Inspektimeve.
-Diskutime ne lidhje me projektligjin “Per zbatimin e pergjegjesive te zgjeruara te prodhuesit”
-Matrica e ceshtjeve per vitin 2024
-Te ndryshme
Ne takim pati shume diskutime, debate, sugjerime dhe propozime. Ne perfundim u moren vendime konkrete, u percaktuan detyrat per periudhen e ardheshme dhe afatet per realizimin e tyre.