info@prodhuesit.org

Evente

Panairi i produkteve bujqësore, 15-17 nëntor 2017, Holandë, Amsterdam

Në datat 15-17 nëntor 2017, ne Westergasfabriek, Haarlemmerweg, Amsterdam, do të zhvillohet Panairi i Produkteve Bujqësore “The Amsterdam Produce show and Conference”, në të cilin bëhen bashkë prodhues të produkteve të fresketa agro ushqimore në Hollandë – në zemër të industrisë globale të prodhimit të produkteve të freskëta ushqimore dhe bujqësore.

Një gamë e gjerë prodhuesish do të mblidhen për të festuar pozitën e Hollandës si një lider novator botëror në prodhimin e produkteve të fresketa ushqimore dhe bujqësore, në kërkim dhe zhvillim, shkencë, logjistikë dhe tregti.

Do të organizohen një seri eventesh përgjate këtij panairi një ditor, si seminare dhe demonstrime nga shefat më të mirë të kulinarisë në vend. Do të ketë pjesëmarrës dhe folës nga vende si India, Afrika e Jugut, Kina, Suedia, Shtetet e Bashkuara te Amerikës, të cilet do të ndajnë informacion të vlefshëm mbi zhvillimet e tregut, inovacionin dhe trendet e reja në botën e produkteve ushqimore dhe bujqësore.

Kompanitë pjesëmarrëse në panair do të kenë këto përfitime:

  1. Promovimi i kompanisë dhe produkteve përpara profesionistëve në fushën e produkteve ushqimore;
  2. Komunikimi me blerës potencialë nga e gjithe bota;
  3. Mjedis të përshtatshëm për B2B;
  4. Krijim i mundësive të reja për të bërë biznes dhe për t’u zgjeruar në tregje të huaja;
  5. Lançimi i produkteve tuaja të reja.

Lutemi të gjeni këtu broshurën e eventit.

Më shumë informacion mund të merrni në faqen web:  www.amsterdamproduceshow.com

Read more

KRACO, e vetmja kompani shqiptare e pranishme në panairin botëror të ushqimit Anuga 2017,

Në Gjermani po mbahet Panairi më i madh botëror i ushqimeve, ANUGA 2017. Ky panair mbledh kompanitë më të rëndësishme nga e gjithë bota të cilat ekspozojnë produktet e tyre. Të paktën 7200 sipërmarje nga 192 vende të botës i bashkohen këtij Panairi, duke e kthyer në kryeqendrën e ekspozimit të produkteve ushqimore. Panairi ofron plot 160 mijë vizitorë.
E pranishme me produktet e saj është edhe kompania e njohur shqiptare KRACO.

Kompania KRACO – Capital Resources sh.p.k – Albania prodhuese e çajit, çokollatës, kapuçinos, kafes, budingjeve etj, është e vetmja kompani nga Shqipëria që merr pjesë në këtë event. Vizitorët e shumtë nga të gjithë vendet e botës vlerësojnë produktet KRACO – Made in Albania për standartin e lartë dhe cilësinë sipas kërkesave të tregut bashkëkohor.

 

Read more

“Match4Industry”, 2-3 Nëntor 2017, Kocaeli, Turqi

Në datat 2-3 Nëntor 2017, në Kocaeli, Turqi, do të organizohet nga ABIGEM East Marmara misioni i biznesit “Match4Industry”. Match4Industry është pjesë e “Doing Business Onsite”, një koncept unik që ofron takime të organizuara në ambientet e kompanive të Kocaelit, si dhe në vendin ku do të mbahet ky event.

Ky organizim do t’i ofrojë pjesëmarrësve një shans për të vëzhguar ambientet e bizneseve të Kocaelit duke dhënë mundësinë për shkëmbim eksperiencash, për tu njohur me zhvillimet më të fundit të industrisë si dhe për tu njohur e për të vendosur pika kontakti me partnerë potencialë.

“Doing Business Onsite” mundëson takime B2B gjatë të cilit pritet të marrin pjesë 350 kompani dhe rreth 40.000 vizitorë përgjatë dy ditëve në ambientet e Panairit të Industrisë dhe Teknologjisë SANTEK në Kocaeli.

Sektorët kryesorë për të gjitha kompanitë e interesuara janë:

  • Industria Automotive
  • Makineri dhe metale
  • Plastikë
  • Energji
  • Mjedis
  • ICT
  • Ndërtim etj.

Ftohen të gjitha kompanitë shqiptare të marrin pjesë në këtë event të rëndësishëm ndërkombëtar.

Bizneset shqiptare të interesuara për të qënë pjesë e këtij eventi përfitojnë akomodim dhe transport lokal pa detyrim pagese nëse regjistrohen deri në datë 20 Tetor 2017.

Për kompanitë që do të regjistrohen pas kësaj date, eventi ka një tarifë prej 80 Euro

Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit: http://match4industry.com/

Read more

Panairi “ AGRISCAPE 2017”, 14-15 Nëntor 2017, Abu Dhabi

Në datat 14-15 nëntor 2017, në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, do të zhvillohet panairi “ AGRISCAPE 2017”. Ky është një event ndërkombëtar mbi investimet e huaja në sektorin e bujqësisë, i cili do të AGRISCAPE do të përfshijë 40 ekspozues dhe mbi 300 blerës nga 30 vende. Gjatë aktivitetit për ekspozuesit do të jepet mundësia për diskutime të drejtpërdrejta biznesi duke shpalosur avantazhet e investimit nëpërmjet pjesmarrjes në aktivitete dhe seminare që do të zhvillohen gjatë panairit. Bujqësia dhe agro-procesi renditen ndër sektorët e hapur drejt investimeve të huaja në Shqipëri.

 

Partner strategjik i “AGRISCAPE”  është Qëndra për sigurinë Ushqimore në Abu Dhabi, që bën mbikëqyrjen e të gjitha investimeve të huaja të Emirateve të Bashkuara Arabe në sektorin e bujqësisë. Kjo do të garantojë praninë e vendimmarrësve të nivelit të lartë. Vizitorët do të përzgjidhen nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nga vendet e Bashkëpunimit të Gjirit të Arabisë Saudite, Katarit, Kuvajtit, Omanit dhe Bahrain dhe nga vënde të ndryshme të botës.

 

Për më shumë informacion vizitoni linkun: www.agriscapeuae.com

Read more

Panairi i ushqimit “FI Europe”, 28-30 Nëntor, Frankfurt, Gjermani

Në datat 28 – 30 nentor 2017, do të zhvillohet në Frankfurt, Gjermani, panairi “Food Ingredients Fi Europe” me fokus sektorin e Ushqimit.

Panairi Fi Europe është hapur për herë të parë në vitin 1986, si vend takimi ku mblidhen grupet e interesit global në sektorin e ushqimit dhe përbërësve të tij. Vendndodhja unike dhe hapësira ekspozuese prej më shumë se 60,000 m2, bashkon për 3 ditë furnizues të ushqimit dhe pijeve, specialistë kërkimi, zhvillimi, prodhimi dhe marketingu nga e gjithë bota,  si dhe  shembujt pozitivë me shërbimet më të larmishme dhe inovative.

Pjesëmarrja në këtë panair është një mundësi për të qenë mes 26,000 vizitorëve dhe profesionistëve të industrisë ushqimit të nivelit të lartë dhe me potencial e autoritet blerjeje.

Për më shumë informacion rreth panairit vizitoni linkun:

www.figlobal.com/fieurope

Kompanitë që janë të interesuara të jenë pjesë në ketë panair, të vizitojnë linkun: http://aida.gov.al/evente/behuni-pjese-e-panairit-te-ushqimit-fi-europe-2830-nentor-frankfurt-gjermani

Read more

Shtator-Tetor 2017, Panairi Sllovak B2B

Agjencia Sllovake e Zhvillimit të Investimeve dhe Tregtisë (SARIO) po përgatit dy evente ndërkombëtare: Panairi Sllovak i Ndërmjetësimit në Bratislavë  më 19 Shtator 2017 dhe Panairi Sllovak i Ndërmjetësimit Kosice 2017, 30 Tetor, 2017.

Panairi Sllovak i Ndërmjetësimit është eventi më i madh ndërkombëtar i organizuar nga Agjencia Sllovake e Zhvillimit të Investimeve dhe Tregtisë (SARIO) në Sllovaki nën kujdesin e Ministrisë së Ekonomisë.

Ky event bën të mundur lidhjen e biznesit dhe potencialin prodhues me më shumë se 1500  kompani  nga 35 vende, veçanërisht në sektorët kryesorë ekonomikë si inxhinieri, TIK, energji, logjistikë R & D, risi automotive dhe sektorë të ndërlidhur.

Panairi Sllovak i Ndërmjetësimit u ofron subjekteve të biznesit mundësinë e negociatave dypalëshe të përshtatura sipas planit individual brenda një dite, për të gjetur kontakte të reja që lidhen me mundësitë e biznesit dhe investimeve. Ky panair gjithashtu siguron program shoqërues që pasqyron nevojat e komunitetit të biznesit dhe paraqet trendet e industrisë, zgjidhjet praktike dhe informacionet mbi çështjet aktuale.

Për më shumë informacion mbi eventet, ju lutemi vizitoni linkun më poshtë:

Panairi Sllovak i Ndërmjetësimit në Bratislavë

Panairi Sllovak i Ndërmjetësimit në Košice

Read more

Panairi i Ushqimit dhe Agrokulturës, Budapest, 20-24 shtator 2017

Panairi i Ushqimit dhe Agrokulturës në Budapest, organizon  eventin e radhës në datat 20-24 shtator 2017. Panairi OMEK ka një histori dhe traditë ndër vite duke u kthyer në një nga panairet më të rëndësishme në Europën Qendrore. Në vitin 2015, Panairi kishte 950 ekspozitor dhe u vizitua nga mijëra vizitore.

Këtë vit, Panairi- OMEK ka në fokus hortikulturën, makineritë në agrokulturë, prodhimin e ushqimeve me cilësi të lartë, prodhimet lokale, zhvillimin rural dhe turizmin ekologjik, tematika këto të rëndësishme për sektorin e agrokulturës dhe ushqimit në vendin tonë. Duke qenë se kompanitë shqiptare janë gjithmonë në kërkim të mundësive të reja për të zgjeruar tregun e tyre, gjykojmë se pjesëmarrja juaj do të ishte e vlefshme për punën tuaj. Pjesëmarrja juaj në këtë panair mund të jetë në formën e ekspozimit, takimeve B2B, pjesëmarrës në konferencë ose vizitor.  Bashkangjitur gjeni të gjithë informacionin e nevojshëm  sa i përket panairit.

Për çdo informacion shtesë, mund të drejtoheni në adresën e mëposhtme:

Illes Bálint –Këshilltar për agrokulturën dhe mjedisin për vendet e Ballkanit Perëndimor

Tel.: +382 20 602 880, +382 20 602 910

Mobil: +382 67 621 738

Fax: +382 20 625 243

E-mail: Balint.Illes@mfa.gov.hu

Web: www.kormany.hu

Download Attachments:

Application for professional exhibitors

Application for small producers

General Terms and Conditions OMÉK 2017

List of Products

OMÉK ppt_EN

Read more

Panairi “Vinexpo Bordeaux”, 18-21 qershor 2017

Kompanitë e suksesshme “Made in Albania” për prodhimin e verës, do të jenë pjesëmarrëse në panairin “Vinexpo Bordeaux”.

Në datat 18-21 qershor 2017 do të zhvillohet panairi i “Vinexpo Bordeaux”, i cili do të presë një numër të madh prodhuesish të verës dhe blerës nga e gjithë bota. Ky është panairi më i rëndësishëm për promovimin e verës, i cili zhvillohet në një nga qytetet më të famshme për prodhimin e saj në Francë.

Ky panair do të ofrojë mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi mes bizneseve, do të krijojë mundësi për gjetje të tregjeve të reja për eksport dhe rizbuluar botën e rritjes së verës. Panairi do të shërbejë si katalizator për biznesin ndërkombëtar me pjesëmarrjen e 2 300 ekspozuesve dhe 45 000 vizitorë tregtarë nga 150 shtete, duke ndihmuar për ndërtimin e një të ardhme të suksesshme të biznesit.

Shqipëria do të përfaqësohet në këtë panair me dy kompani të sukseshme “Made in Albania”: Kantina e Verës Arbri dhe Kantina Çobo.

Read more

Panairi i Startupeve, 14-16 maj 2017

Sot më datë 15 maj 2017, tek Piramida, Tiranë, po zhvillohet dita e dytë e Panairit të Startupeve, në kuadër javës së inovacionit. Përfaqësues nga Shqipëria dhe Kosova ishin të pranishëm me prezantimin e produkteve të tyre inovatore.

Në fjalën e tij përshëndetëse z. Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë u shpreh se: “Jam shumë i kënaqur që jam përfshirë në disa aktivitete, por ky është një aktivitet fantastik se ju bën të gjithëve bashkë. Janë disa presh jush që kanë gjëra komplementare me njëri tjetrin, disa bëjnë dizajnin, disa inxhinierin, arkitektin e kështu me rradhë. Ne vijmë nga bota e sipërmarrjes, në fund të ditës ju keni ide fantastike, ju bëni inovacion, por çfarë doni ju? Ju doni që në fund të ditës ajo ide e juaja të shkojë tek konsumatori, por kush është konsumatori juaj? Sipërmarrja është konsumatori final. Ajo çfarë po bën “Innovation Hub” është për të filluar për të kuptuar si mundemi të bashkëpunojmë me njëri tjetrin. Sapo ju të dilni në treg uroj që inovacioni juaj të jetë pjesë e prodhimit shqiptar. Ne nuk duhet të jetojmë si në ishull, ju më vete ne më vete, por duhet të sinkronizohemi me njëri tjetrin me qëllim që të kuptojmë sa të vlefshme janë inovacionet e juaja”.

Z. Sokola Kraja, administrator i kompanisë “KRACO” dhe anëtarë i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, në fjalën e tij ndër të tjera u tha inovatorëve më të rinj: “Mundohuni që gjithmonë të angazhoni specialistët më të mirë që ju keni, sepse sot diferencën nga kompanitë në kompani nuk e bëjnë makineritë, nuk e bënë produkti por njerëzit, pra mundohuni të rekrutoni gjithmonë njerëzit më të mirë se ato bëjnë diferencën sot. Mos i kurseni paratë për të paguar atë që kanë tru, se po na ndodh që tregu huaj po përthith të rinjtë tanë më të aftë. Shoqëria jonë investon tek këta njerëz, paguan nga taksat tona arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë dhe kur vjen koha të vjelim nga këto njerëz i merr një vend i huaj. Ju ecni në rrugën tuaj, krijoni produkte me cilësi që të prekni dhe tregun ndërkombëtarë.

[slider style=”flat” category=”Panairi i Startupeve” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Innovation Hub “Panairi i Startupeve”, 14-16 maj 2017

Më datat 14-16 maj 2017, tek Piramida, Tiranë, do të zhvillohet Panairi i Parë Rajonal të Startup në Shqipëri.  Ky aktivitet gjithëpërfshirës synon njohjen me idetë dhe produktet novatore që vijnë në treg nga të rinjtë shqiptarë dhe kosovarë.

Panairi i Start up është një hapësirë fizike që bën bashkë start up-e të ndryshme, lider të industrisë së mendimit, mentor, edukatorë, njerëz nga komuniteti dhe investitor për biseda interaktive mbi tema sipërmarrëse. Qëllimi i panairit është t’i japë komunitetit frymë startup-i falë bashkëpunimit me organizata dhe liderat e mendimit duke fituar kështu burime të reja informacioni, ide, frymëzim, forma realizimi, forma bashkëpunimi dhe mundësi implementimi e investimi.

Interesi për të bashkëpunuar me sipërmarrës për zgjidhjen e politikave publike e sfidave të biznesit, është shumë i lartë. Analizimi dhe menaxhimi i të dhënave të startup-eve në mënyrë efektive është një sfidë e madhe por gjithashtu edhe një hapësirë e mirë mundësish për risitë e reja në biznes.

Read more