info@prodhuesit.org

Evente

Innovation Hub “Panairi i Startupeve”, 14-16 maj 2017

Më datat 14-16 maj 2017, tek Piramida, Tiranë, do të zhvillohet Panairi i Parë Rajonal të Startup në Shqipëri.  Ky aktivitet gjithëpërfshirës synon njohjen me idetë dhe produktet novatore që vijnë në treg nga të rinjtë shqiptarë dhe kosovarë.

Panairi i Start up është një hapësirë fizike që bën bashkë start up-e të ndryshme, lider të industrisë së mendimit, mentor, edukatorë, njerëz nga komuniteti dhe investitor për biseda interaktive mbi tema sipërmarrëse. Qëllimi i panairit është t’i japë komunitetit frymë startup-i falë bashkëpunimit me organizata dhe liderat e mendimit duke fituar kështu burime të reja informacioni, ide, frymëzim, forma realizimi, forma bashkëpunimi dhe mundësi implementimi e investimi.

Interesi për të bashkëpunuar me sipërmarrës për zgjidhjen e politikave publike e sfidave të biznesit, është shumë i lartë. Analizimi dhe menaxhimi i të dhënave të startup-eve në mënyrë efektive është një sfidë e madhe por gjithashtu edhe një hapësirë e mirë mundësish për risitë e reja në biznes.

Read more

Panairi Ndërkombëtar i Paketimit, Makinerive, Printimit dhe Logjistikës 28-30 prill 2017 – PackTech Expo Albania

Në datat 28-30 prill 2017 do të zhvillohet Panairi i parë Ndërkombëtar i Paketimit, Makinerive, Printimit dhe Logjistikës në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Tri ditët në të cilat do të mbahet panairi do të ofrojnë një mundësi të mirë për vizitorët, pjesëmarrësit në panair si dhe produktet dhe shërbimet që do të reklamohen nga këta të fundit, në drejtim të zhvillimeve dhe inovacioneve në teknologjinë e makinerive të paketimit, të materialeve të paketimit, ruajtjes së tyre dhe logjistikës.

Ky panair do të orientohet drejt kategorive kryesore të prodhimit dhe tregtisë si ushqimi, pijet, kateringu, kozmetika, farmaceutika, agrikultura, plastika, letra, xhami, druri, metali, paketimi, automatizimi, elektronika, shitja, eksporti dhe shumë të tjera.

Për më shumë informacion rreth këtij eventi, vizitoni www.packaging.horeca.al.

Read more

Zhvillohet panairi ndërkombëtar i ushqimit dhe pijeve ”World Food Warshaw”, në Varshavë Poloni në datat 11-13 prill 2017

Në datat 11-13 prill 2017, në Varshavë të Polonisë, do të zhvillohet panairi ndërkombëtar i ushqimit dhe pijeve “WorldFood Warsaw”, i cili ofron një platformë për të lidhur dhe prezantuar bizneset me më shumë se 4000 industri ushqimore që operojnë në Europën Lindore. Ky event sjell më afër distributorët e rajonit, shoqëritë tregtare dhe prodhuesit. Këta përfaqësues janë në kërkim të produkteve më inovative në treg.

Ky panair mbahet jo vetëm për të prezantuar bizneset, por edhe për të shkëmbyer njohuri me disa nga ekspertët më të njohur të industrisë së ushqimit dhe pijeve.

Për më shumë informacion rreth këtij eventi, vizitoni www.worldfood.pl

Read more