info@prodhuesit.org

Evente

Konferenca “Shqipëria Inteligjente – Prioritetet dhe Vizioni për të Ardhmen” – S3(Smart Specialization Strategy)

📌Bashkimi Prodhuesve Shqiptare ishte një ndër aktorët kryesore, të fazës më të rëndësishme për hartimin e strategjisë kombëtare S3 (Smart Specialization Strategy). Këto lloj strategjish janë idejuar dhe zhvilluar nga vendet e Bashkimit Europian, si një mjet i ri për nxitjen e inovacionit dhe zhvillimit rajonal.

📎Ekipi kombetar i S3, ku Bashkimi Prodhuesve Shqiptare luajti një rol mjaft aktiv, edhe nën kujdesin e veçantë të kabinetit të zv/kryeministres Balluku, zhvilloi 32 takime e diskutime (tryeza të rrumbullakëta dhe workshop-e) nga tetori 2022 deri në korrik 2023, ku u përfshinë 1,275 aktore të “Helikes së 4-fishtë” që janë: Qeverisja Qendrore dhe Vendore, Biznesi, Akademia dhe Shoqeria Civile.

✅Për të diskutuar rezultatet e arritura deri tani gjatë proçesit S3, dje nga ana e qeverisë shqiptare u organizua konferenca “Shqipëria inteligjente: Prioritetet dhe vizioni për të ardhmen”.

Edhe në organizimin dhe zhvillimin e kësaj konference, Bashkimi Prodhuesve Shqiptare ishte tepër i angazhuar.

📎Objektivat e diskutimit në këtë konferencë ishin:

• Energjia e rinovueshme dhe burimet natyrore

• Zinxhiri ushqimor i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm

• Turizmi i qëndrueshëm dhe i larmishëm

📌Falenderojme të gjithë pjesëmarrësit në këtë konferencë dhe në menyre të veçante subjektet te cilat sponsorizuan konferencen Antea Cement, Elka, Partner Ballkanik, Pasta Livia, Golden Foods, Fix Pro, Lajthiza Invest.

#smartstrategies#EU#bashkimiiprodhuesveshqiptare

Read more

Takim pune me Zv. Kryeministren dhe Ministren e Mjedisit dhe Turizmit

Nje takim mjaft konkret dhe dinamik nen kujdesin e vecante te zv/Kryeministres znj. Belinda Balluku, me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit znj. Mirela Kumbaro.

Takimi u perqendrua kryesisht ne çeshtjet mjedisore problematikat qe hasin sipermarresit vendas dhe vecanerisht industrite perpunuese.

📌Perfaqesuesit e Bashkimit Prodhuesve Shqiptare paraqiten per diskutim çeshtje qe kane te bejne me permiresimit te legjislacionit per menaxhimin e integruar te mbetjeve, si dhe propozime per lehtesimin e proçedurave (derregullimi). Gjithashtu gjate takimit u trajtuan çeshtjet ne lidhje me projektligjin per “Pergjegjesine e zgjeruar te prodhuesit”, propozime per thjeshtimin e proçedurave inspektuese e shume te tjera.

✅Nga ana e pales qeveritare pati nje mirekuptim te plote dhe nje angazhim maksimal per zgjidhjen e disa prej problemeve te paraqitura gjate takimit. Zv.Kryeministrja Balluku vuri nje theks te vecante edhe ne dy ceshtje te rendesishme: a) fillimin e nje analize krahasuese te kostove te prodhimit te cilat ndikojne ne konkurueshmerine e produkteve vendore.

b) trajtimin e ceshtjes se punesimit dhe aftesimit te cilat tashme jane nje nga problemet e mprehta qe prek sipermarrjen.

Read more

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme dhe Pritja

✔ Në datën 11 korrik 2023, në ambjentet e hotel Rogner në Tiranë, u mblodh Asamblea e Përgjithshme e Bashkimit Prodhuesve Shqiptare. Takimi u fokusua në veprimtarinë e shoqatës kryesisht gjatë vitit të kaluar, por edhe atë aktuale. Nga anëtarët pati shumë diskutime, debate, propozime jo vetëm për problemet që i shqetësojnë dhe alternativat e zgjidhjeve të tyre, por edhe për mënyrat se si të ndërtohet infrastruktura e duhur dhe të krijohen politika që nxisin më shumë investimet në sektorin prodhues. Shumë diskutime u zhvilluan rreth disa objektivave kryesore ku është përqëndruar veprimtaria e BPSH sic janë nxitja e dialogut publik-privat, vendosja e drejtësisë fiskale, punësimi dhe aftësimi profesional, nxitja e prodhimit dhe eksporteve, integrimi rajonal dhe europian etj. Pasi u përcaktuan detyrat për të ardhmen dhe menyra e propozuara për realizimin e tyre, nga ana e asamblesë u kryen zgjedhjet për disa vende vakante në organet drejtuese si edhe emërimi i drejtorit të ri të bordit.

✔ Më tej aktiviteti vazhdoi me një pritje, ku të ftuar ishin shumë biznesmene të fushave të ndryshme, kolegë, bashkëpunëtore, partnerë, anëtarë të qeverisë dhe të kuvendit. Gjatë pritjes, në fjalën e tyre të ftuarit vlerësuan me nota shumë pozitive veprimtarinë e BPSH dhe ndihmën që kjo shoqatë ka dhenë në aktivitetin e sipërmarrjeve prodhuese. Atmosfera e ngrohtë që u krijua midis të ftuarve, duke ju krijuar atyre mundësinë për të diskutuar me njëri-tjetrin dhe me grupe, për të ndarë idetë dhe shprehur mendimet, për të komunikuar drëjtpërdrejt dhe hapur me anëtarët e qeverisë në gjetjen e pikave të përbashkëta dhe në krijimin e politikave dhe masave që përmbushin interesat e biznesit, e bëri akoma më të bukur dhe të pëlqyeshëm këtë takim.

#AsamblejaePergjitshme#Pritje#reception

#bashkimiiprodhuesveshqiptare

Read more

Workshop Kombëtar mbi Industrinë Përpunuese – Strategjia e Specializimit Inteligjent (S3)

📌 Dje u zhvillua workshop-i kombëtar me fokus sektorin e industrisë përpunuese në kuadër të Strategjisë së Specializimit Inteligjent (S3).

▶️ Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, si pjesë e Ekipit Kombëtar të S3, ndihmoi në organizimin e këtij eventi ku përfaqësues nga industritë prodhuese shqiptare, përfaqësues të pushtetit qëndror dhe vendor si dhe bota akademike, u organizuan në tryeza sektoriale për të mundësuar një analizë SWOT të nxjerrë nga takimet paraprake të zhvilluara mbi sektorin në fjalë.

▶️ Në këto tryeza sektoriale pati diskutime mjaft intensive të drejtuara nga ekspert, që konkluaduan me nxjerrjen e pikave të forta dhe te dobëta të sektorit, mundësitë dhe kërcënimet, e që përmblodhën një tërësi përfundimesh me fokus vizionin e industrive shqiptare në nivel afatgjatë.

✍️ Ky workshop kombëtar është një model i cili bazohet në metologjinë e përdorur nga Komisioni Europian, ku në këtë nivel të punës së Strategjisë së Specializimit Inteligjent (S3) luan një rol mjaft domethënës.

#smartspecializationstrategyalbania#europeancommission#kryeministria

Read more

Panairi i Punës 2023 – Univesiteti Europian i Tiranës (UET)

📌 Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë z. Arben Shkodra ishte i ftuar në Panairin e Punës 2023, organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës.

🖇 Në këtë panair morën pjesë një numër i konsiderueshëm kompanish nga sektorë të ndryshme si: real estate, sektori bankar, kompani ndërtimi, media, studio logjore, studio arkitektonike etj, të cilat tashmë përmes një tradite të konsoliduar nga UET, ofrojnë një qasje të mirëorientuar për të vendosur studentin në qendër të tregut të punës.

👉 Në fjalën e tij përshëndetëse z. Shkodra theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së nismave të tilla, të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e mungesës aktuale të rreth 60% të forcës punëtore në fushën e prodhimit vendas, përmes një orientimi të duhur të studentëve.

✅ Ky panair shërben si një mundësi mjaft e mirë praktike ku studentët prezantohen me botën e biznesit brenda hapsirës akademike.

Read more

Forumi i Klimës së Biznesit 2023

👉 Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë z. Arben Shkodra, ishte pjesë e panelit së Forumit të Klimës së Biznesit 2023, me temë diskutimi: 📈“Sfidat e Rritjes dhe Produktiviteti” 📈

✍️ Ky forum ndërmerr një vëmendje të vecantë pasi shërben si një platformë dialogu me biznesin për të shkëmbyer ide dhe opinione për punën e bërë, si edhe për të ndarë sfida të përbashkëta lidhur me klimën e biznesit, produktivitetin dhe kapitalin njerëzor.

#business #productivity #humanresources

Read more

Strategjia e Specializimit Inteligjent (S3)- Takimi Hapës

▶️ Ekipi Kombëtar për Hartimin e Strategjisë së Specializimit Inteligjent (S3) zhvilloi takimin hapës mbi prezantimin e strategjisë (S3), ku Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë u përfaqësua nga Sekretari Përgjithshëm i saj z. Arben Shkodra, në cilësinë edhe të anëtarit të Ekipit Kombëtar S3. Z. Shkodra ishte pjesë e panelit prezantues, bashkë me kryetaren e Ekipit Kombëtar të S3 znj. Linda Pustina dhe drejtorin e SASPAC, njëkohësisht anëtar i Komitetit Ndërministror të S3, z. Ilir Beqaj.

▶️ Pjesë e rendësishme e këtij takimi ishte dhe fjala përshëndetëse e Zv. Kryeministres së Republikës së Shqipërisë znj. Belinda Balluku, njëkohësisht drejtuese e Komitetit Ndërministror të S3, e cila theksoi rëndësinë dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare lidhur me këtë strategji, si një instrument i fuqishëm në zhvillimin ekonomik të vendit bazuar në dije dhe inovacion.

▶️ Një tjetër moment me rëndësi në këtë takim hapës ishte dhe prania e përfaqësuesve të Agjencisë së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit të Komisionit Europian (JRC), të cilët përshëndetën nismën e ndërmarrë dhe theksuan mbështetjen e vazhdueshme lidhur me këtë proces.

▶️ Takimi hapës mblodhi përfaqësues nga të 4 Helikat e vendit si: qeverisja qëndrore dhe vendore, akademia, sipërrmarja dhe shoqëria civile, të cilët luajnë një rol tepër të vecantë në hartimin e këtij dokumenti strategjik, i cili drejton vendin tonë drejt zhvillimit ekonomik në mënyrë inteligjente.

#smartspecialisationstrategyalbania #S3

Read more

Strategjia e Specializimit Inteligjent (S3) – Takimi mbi BPO

Ekipi Kombëtar për hartimin e Strategjisë të Specializimit Inteligjent (S3) nisi takimet e përbashkëta me përfaqësues së sferës së biznesit, shoqërisë civile, akademisë si dhe qeverisjes qëndrore dhe vendore për të diskutuar mbi vlerësimin e mëtejshëm të potencialit të plotë të fushës së BPO (Business Process Outsourcing), të identifikuar si një ndër sektorët potencialë prioritarë për zhvillimin ekonomik të vendit në mënyrë inteligjente.

Nën drejtimin e kryetares së Ekipit Kombëtar të S3, znj. Linda Pustina dhe moderimit të z. Geron Kamberi, njëkohësisht anëtar i Ekipit Kombëtar të S3, si dhe mbështetjes së Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, u zhvillua një panel diskutimi rreth “Sfidave,mundësive dhe prespektivës për zhvillimin e sektorit të BPO -ve në Republikën e Shqipërisë”, ku në një formë bashkëbisedimi mes të pranishmëve u diskutuan në mënyrë më konkrete këndvështrimet e secilit aktor të heliksit të 4-fishtë lidhur me sektorin në fjalë.

Pjesë e panelit të diskutimit ishte edhe prezenca e znj. Arjodita Mustali, si eksperte e fushës së BPO-ve, e cila paraqiti një këndvështrim profesional lidhur me sektorin në fjalë, gjë që ndihmoi në krijimin e një debati konstruktiv mes pjesëmarrësve, për të evidentuar më qartë ide dhe sugjerime të vlefshme që ndihmojnë përcaktimin e marrjes së masave strategjike të nevojshme lidhur me shfrytëzimin sa me eficent të potencialit të plotë të sektorit të BPO-ve në Republikën e Shqipërisë.

#BPO#smartspecializationstrategy#europeancommission#kryeministria

Read more

Workshop mbi sistemin “Black Box”

📌 Bashkimi Prodhuesve Shqiptarë në bashkëpunim me një grup ekspertësh nga Italia organizoi një workshop lidhur me prezantimin e një sistemi të quajtur “Black Box”, i cili nëpërmjet funksionimit algoritmik të tij parashikon menaxhimin e sistemeve të kondicionimit me qëllim shfrytëzimin efiçent të energjisë elektrike.

▶ Black Box është një sistem parashikues i lidhur nga qendra “Epson” dhe i mbuluar nga një patentë për Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili analizon sjelljen e sistemit “ndërtesë-pajisje” për një funksionim dhe menaxhim efiçent të sistemeve operuese, duke zvogëluar drejtëpërdrejt kostot shfrytëzuese të energjisë elektrike.

▶ Black Box si një sistem inovativ gjithashtu lejon përdorimin e një sistemi celular për zbulimin dhe analizimin e të dhënave të vazhdueshme të energjisë në kohë reale, duke përcaktuar diagnoza profesionale të efiçenës energjitike, sidomos brenda hapësirave industriale.

✔ Në këtë workshop ishin pjesëmarrës përfaqësues të ndryshëm të industrive prodhuese shqiptare të cilët shfaqën interes rreth funksionimit të këtij sistemi dhe mënyrës se si këto pajisje mund të ndihmojnë shfrytëzimin efiçent të energjisë elektrike duke u implementuar.

#blackboxsystem #energyefficiency #worshop #industry #smartsystem

Read more

Ftesë për pjesëmarrje në FOOD EXPO 2023\ RUMMINGIdea

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, njofton se në datat 18-20 Mars 2023, do të zhvillohet panairi FOOD EXPO 2023\RUMMINGIdea, në Athinë, Greqi.

Ky panair synon të promovojë kompanitë prodhuese shqiptare përmes pjesëmarrjes së tyre duke mundësuar një vijë kontakti të drejtëpërdrejt me blerës të mundshëm jo vetëm nga vendi organizator por edhe nga shumë vende të tjera të botës.

RUMMINGIdea është përfaqësuese zyrtare për Shqipërinë dhe Kosovën që synon të organizojë “Pavjonin Shqipëtar” në panairin e rradhës FOOD EXPO duke ofruar kështu tregje të reja për kompanitë prodhuese Shqiptare.

Për më shumë detaje rreth këtij organizimi dhe për të gjithë të interesuarit ju ftojmë të vizitoni linkun si më poshtë:

https://foodexpo.gr/en/

Read more