info@prodhuesit.org

Evente

Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit, 17-19 tetor 2018

Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit AGROKOS, që do të zhvillohet më datata 17-19 tetor 2018, siguron një mjedis optimal për të gjithë ekspozuesit për të promovuar me sukses ofertat e tyre në një mjedis shumë të kërkuar të biznesit, ku të gjithë mund të prekin rezultatet e panairit AGROKOS gjatë ditëve të ekspozimit. AGROKOS 2018 ka në fokus zhvillimin e sektorit te bujqësisë dhe falë karakterit ndërkombëtar do të kontribuojë në hapjen e tregjeve të reja. Gjithashtu ky panair ndikon në ruajtjen e marrëdhënieve ekzistuese të biznesit, ndikon në forcimin e imazhit, në promovimin e produkteve e shërbimeve, në vend dhe rajon.

Statistika nga AGROKOS 2017

  • Numri i ekspozuesve përfshire edhe Co-Exhibitor: 128
  • Origjina e Ekspozuesve: Kosovë, Holandë , Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri, Serbi, Maqedoni, Gjermani, Slloveni dhe Izrael
  • Totali i vizitorëve: 10540 vizitore
  • Numri i vizitorëve profesionistë/Kompani: 7588 (72%)
  • Numri i vizitorëve publik/qytetare jo biznese: 2952 (28%)
  • Mbështetje Institucionale ne vitin 2017: Qeveria Holandeze, Komuna e Prishtinës, KIESA- MTI (Ministry of Trade and Industry) dhe Zyra e Kryeministrit te Kosovës.

Objektivi:

Organizimi i perbashket me vetefinancim i një stende kolektive për 10-20 kompani prodhuese të sektorëve dhe kategorive të ndryshëm të fushës së agrobiznesit për të marrë pjesë në panairin “AGROKOS 2018” siç janë:

  • Prodhues dhe përpunues të frutave dhe perimeve;
  • Prodhues te Vajit te Ullirit
  • Prodhues dhe përpunues e produkteve të qumështit;
  • Prodhues dhe përpunues e produkteve të mishit;
  • Prodhues të verërave dhe birrave;
  • Përkrahja e fermerëve nga viset e largëta rurale etj

Kostoja e pjesëmarrjes në panair:

Nese jeni te interesuar te merrni pjese ne panair dhe deshironi te perfitoni 25 % me lire se çmimi i rregullt, te na shkruani ne adresen e Bashkimit te Prodhuesve Shiptare info@prodhuesit.org

Në çmim janë të përfshira: Hapësirë ekspozuese dhe ndërtimi i stendës prej 8m² me profile alumini dhe ndarje të bardha – “Sistemi Octanorm”, tavolinë informative, tavolinë me ulëse, tepih, ndriçim, mbishkrimi i kompanisë në stendë – tekst standard, dhe një prizë e rrymës. Organizimi i takimeve B2B për çdo kompani dhe taksat e shtetit

Rezultatet e pritshme:

  • Rritja e konkurueshmërisë së prodhuesve shqiptarë në tregun Kosovarë;
  • Gjetja e klientelës së re dhe arritja e marrëveshjeve të reja afariste;
  • Ngritja e vetëdijes dhe inkurajimi i konsumatorëve për konsumin e produkteve shqiptare;
  • Rritja e volumit të shitjes, gjë e cila ndikon në krijimin e vendeve të reja të punës;
  • Rritja e eksportit;
  • Zhvillimi i gjithëmbarshëm.
Read more

Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Pijeve “AGROKOS”, 17-19 Tetor 2018, Prishtinë, Kosovë

Ftohen kompani shqiptare të marrin pjesë në Edicionin e 18-të të Panairit Ndërkombëtar të Agrobiznesit “AGROKOS” në datat,  17-19 Tetor 2018 në Prishtinë, Kosovë.

Panairi “AGROKOS 2018” ka në fokus zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe falë karakterit ndërkombëtar do të kontribuojë në hapjen e tregjeve të reja për bizneset. Ky event ndikon në ruajtjen e marrëdhënieve ekzistuese të biznesit, ndikon në forcimin e imazhit, në promovimin e produkteve dhe të shërbimeve, në vend dhe rajon.

AGROKOS 2018 mirëpret kompani nga më shumë se 20 vende të botës, të gjithë të mbledhur rreth qëllimeve të përbashkëta, krijimin e bashkëpunimit të ri dhe zgjerimin e tregut për produktet e tyre.

CEO tashmë ka lançuar një PLATFORMË B2B për 365 ditë, ekskluzivisht për ekspozuesit e saj, platformë e cila do të ndihmojë të gjitha bizneset të zgjerojnë tregun e tyre brenda vendit, dhe të gjejnë partnerë të rinj jashtë vendit.

Për më shumë informacion lutemi të vizitoni faqen e internetit në linkun këtu dhe në facebook këtu

 

Read more

Panairi Rajonal i Gjilanit, 26- 27-28 shtator 2018

Më datat 26- 27-28 Shtator 2018, Ambasada e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë dhe Komunën e Gjilanit, do të organizojnë Panairin Rajonal të quajtur “Panairi i Gjilanit”, Gjilan, Kosovë.

Në këtë panair janë ftuar të marrin pjesë rreth 120 biznese të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Luginës së Preshevës etj.

Panairi i Gjilanit ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet ndërmarrësve nga rajoni i gjerë si dhe inkurajon konkurrueshmërinë e NVM-ve të cilat konsiderohen si shtysë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Gjithashtu ky panair, ofron mundësinë për të promovuar secilin biznes, pasi do të ketë një gamë të gjerë sektorësh, përfshirë këtu sektorin e bujqësisë dhe industrisë ushqimore, hortikulturës, apikulturës, frutave të malit dhe bimëve mjekuese dhe artizanateve etj.

Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës do të kenë mundësi për të për të ekspozuar produktet dhe shërbimet e tyre vendore në këtë panair i cili ka karakter komercial dhe mbarëkombëtar.

Ky panair, i pari në llojin e vet, do të ketë dhe një hapësirë për grupe artistike dhe sportive, në mënyrë që të bëhet sa më tërheqës, jo vetëm për qytetarët e Gjilanit por për të gjithë qytetarët që e vizitojnë atë.

Meqenëse panairi shihet mjaft me interes ftohen 50 kompani shqiptare të marrin pjesë. Informojmë se bizneset kanë të mbuluar koston e fjetjes dhe të stendës që do të bëhet reklamimi i produkteve.

 

Read more

“Textile, Leather & Fashion Expo 2018”, 19-20 Tetor

Në datat 19-20 Tetor 2018,  do të zhvillohet panairi i parë dedikuar industrise tekstile, kepuceve dhe asaj te modes “Textile, Leather & Fashion Expo 2018”, organizuar nga Expocity Albania.

Synimi i këtij organizimi është të fokusohet në potencialin e industrisë tekstile, të këpucëve dhe asaj të modës në tregun shqiptar, rajonal e më gjerë dhe në rritjen e bashkëpunimit në tregun rajonal. Stimulimi i bashkëpunimeve dhe partneriteteve të reja i hap rrugë zhvillimit të mëtejshëm të industrisë duke sjellë gjithashtu vëmendjen tek përmirësimi i kushteve të punës, bazuar në standartet ndërkombëtare. Tendenca e tregut evropian është rritja e kërkesës për bashkëpunim me vendet me origjine evropiane specifikisht vendet e Ballkanit Perëndimor. Sektori i tekstileve dhe këpucëve është një sektor shumë i rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe luan një rol vendimtar në mirëqënien sociale dhe ekonomike në disa rajone të vendit.

Ftohen kompani shqiptare të marrin pjesë në këtë panair i cili paraqet një mundësi të shkëlqyer për krijimin e bashkëpunimeve dhe partneriteve me kompanitë më prestigjioze në fushën e tekstileve, këpuceve  dhe modës. Gjithashtu, kjo platforme ofron kushtet optimale për prezantimin dhe promovimin e mëtejshëm të kompanive në tregun shqiptar dhe atë rajonal, prezantimin e shërbimit, produkteve dhe gjithashtu edhe teknologjive me inovative të sektorit.

Vendi: Expocity, Shqipëri

Read more

Panairi “Pack Expo”, 16-19 maj 2018, Bukuresht, Rumani

Më datat 16-19 maj 2018, në Bukuresht, Rumani, do të zhvillohet ekspozita “Pack Expo”, një nga ekspozitat më të mëdha tregtare dedikuar prodhuesve dhe furnizuesve të pajisjeve të paketimeve. Në këtë ekspozitë 31% e kompanive që do të marrin pjesë janë nga 14 shtete të ndryshmë nga e gjithë bota. Shqipëria do të përfaqësohet nga shoqëria LBL Pack Shpk, e cila merret me prodhimin e vasketave të aluminit me dimensione të ndryshme dhe për përdorime të shumëllojshme, si për përdorim ushqimor në sektorë të tillë si: restorante, fast food, catering, furrë buke, pastiçeri, take aëay, etj.

Shoqëria LBL Pack, përdor ekskluzivisht lëndë të para (alumin) me prejardhje nga vendet e Bashkimit Evropian, rregullisht të pajisur me të gjitha çertifikimet e cilësisë dhe parametrat e sigurisë duke garantuar konsumatorin final për cilësinë e lendës së parë. Fabrika ka një kapacitet prodhues në cikël të plote prej mbi 200.000 copë vasketa alumini në ditë, duke plotësuar gjithë nevojat e tregut vendas dhe më gjerë për furnizim me vasketa alumini për përdorim ushqimor.

Nëse jeni të interesuar për pjesëmarrje në këtë panair, vizitoni linkun këtu

Read more

Panairi ndërkombëtar i mallrave të konsumit 9-12 qershor 2018, Ningbo, Kinë

Në datat 9 – 12 Qershor 2018, zhvillohet panairi ndërkombëtar i mallrave të konsumit në Ningbo, Kinë. Ndër të tjera ky panair ka në fokus mallra të konsumit si tekstile dhe veshje, produkte sportive dhe të kohës së lirë.

“China International Consumer Goods Fair” jep mundësi të shumta partneriteti mes bizneseve pjesëmarrëse, duke i ofruar atyre tregje të reja për eksport.

Për më shumë informacion: https://www.tradefairdates.com/China-International-Consumer-Goods-Fair-CICGF-M9408/Ningbo.html

Read more

Panairi ndërkombëtar i këpucëve MICAM, 11-14 shtator 2018

Në datat 11-14 shtator 2018, në Fiera Milano(Rho), Itali, do të zhvillohet panairi ndërkombëtar i këpucëve. MICAM është një nga panairet më të rëndësishëm ndërkombëtar të këpucëve në botë, që paraqet një fokus të veçantë në tendencat më të reja të modës.

Kompanitë pjesëmarrëse do të kenë mundësi takimi me blerës nga e gjithë bota, të lançojnë produktet e reja, të krijojnë ose konsolidojnë marrëdhëniet e biznesit.

Për të gjithë kompanitë shqiptare dhe të apasionuarit pas modës, të interesuar për të qënë pjesë e tij, të vizitojnë linkun: http://www.themicam.com/

Read more

Seafood Expo Global 2018, 24 – 26 Prill 2018, Bruksel, Belgjikë

Në datat 24 – 26 prill 2018, në Bruksel, Belgjikë, do të zhvillohet Ekspozita Europiane e Prodhimeve të Detit si eventi më i madh botëror i prodhimeve të detit që mbledh këtë vit më shumë se 1,850 kompani ekspozuese nga 79 vende të botës.

Seafood Expo Global 2018 është një mundësi shumë e mirë për të takuar profesionistë të kësaj industrie dhe për të krijuar ura bashkëpunimi. Pjesëmarrësit në këtë panair do të gjejnë produktet më të mira të detit, të vëna në dispozicion në një shkallë globale.

Për më shumë informacion rreth panairit dhe pjesëmarrjes vizitoni linkun: https://www.seafoodexpo.com/global/exhibit/

Read more

Panairi “Macfrut 2018”, datë 9 – 11 Maj 2018, Rimini, Itali

Pjesëmarrja në panairin “Macfrut 2018” është një mundësi shumë e mirë për sipërmarrjet shqiptare që operojnë në sektorin e frutave dhe perimeve. Ky event është një ngjarje unike ndërkombëtare që ofron mundësinë për të bërë biznes dhe zbuluar të gjithë zinxhirin e furnizimit të frutave dhe perimeve të freskëta dhe të thata, duke filluar nga vjelja në prodhim, tregti, marketing, makineri, paketim dhe logjistikë.

Macfrut është një panair shume i rëndesishëm për profesionistët që operojnë në sektorin e frutave dhe perimeve në Itali dhe në Evropë. Numri në rritje i kompanive italiane dhe të huaja që marrin pjesë, dhe një gamë e gjerë e iniciativave që synojnë nxitjen e inovacionit dhe ndërkombëtarizimit janë karakteristikat që e bëjnë atë një ngjarje me rëndësi të madhe.

Kompanitë që do të marrin pjesë, përfaqësojnë të gjithë zinxhirin e furnizimit si: farërat, sherbim & fidanishte, teknologji prodhimi, tregti dhe shitje me pakicë, makineri përpunimi, materiale paketimi, fruta të freskëta, fruta të thata, logjistikë dhe shërbime. Gjatë eventit do të zhvillohen takime B2B, për t’i ofruar pjesëmarrësve mundësinë e të bërit biznes, por edhe një rast për të mësuar dhe diskutuar.

Për më shumë vizitoni linkun:  https://www.macfrut.com/en/

Read more

Agrotica – Ekspozita e 27-të Ndërkombëtare e Makinerive Bujqësore, Pajisje dhe Furnizime

Në datat 1–4 shkurt 2018, në Qëndrën Ndërkombëtare të Ekspozitave në Selanik, do të zhvillohet “Panairi Ndërkombëtar AGROTICA 2018”.

Fokusi i panairit do të jenë pajisjet dhe produktet bujqësore dhe blegtorale.

Panairi AGROTICA organizohet, që në vitin 1985, nga Ekspozita Ndërkombëtare e Thessaloniki-t HELEXPO, me Qendrën Ndërkombëtare të Ekspozitave, në Thessaloniki. Është aktiviteti më i madh ekspozues i degës së ekonomisë bujqësore të Ballkanit dhe Mesdheut Juglindor. Klasifikohet ndër ekspozuesit e parë të sektorit bujqësor të Evropës. Vizitohet nga më shumë se 120.000 vizitorë me interes të drejtpërdrejtë nga tregu i brendshëm dhe 30 vende.

Për më shumë rreth panairit klikoni Agrotica

Read more