info@prodhuesit.org

Njoftime

Panairi ndërkombëtar i këpucëve MICAM, 11-14 shtator 2018

Në datat 11-14 shtator 2018, në Fiera Milano(Rho), Itali, do të zhvillohet panairi ndërkombëtar i këpucëve. MICAM është një nga panairet më të rëndësishëm ndërkombëtar të këpucëve në botë, që paraqet një fokus të veçantë në tendencat më të reja të modës.

Kompanitë pjesëmarrëse do të kenë mundësi takimi me blerës nga e gjithë bota, të lançojnë produktet e reja, të krijojnë ose konsolidojnë marrëdhëniet e biznesit.

Për të gjithë kompanitë shqiptare dhe të apasionuarit pas modës, të interesuar për të qënë pjesë e tij, të vizitojnë linkun: http://www.themicam.com/

Read more

Trembëdhjetë shërbime të reja tatimore për biznesin

Në portalin e-Albania janë shtuar 13 shërbime të reja me pagesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT). Shërbimet e reja lidhen specifikisht me pagesën e taksave, tatimeve, tarifave dhe detyrimeve të ndryshme që duhet të paguajë biznesi.

Subjektet tatimpaguese mund të kryejnë online pagesa, që deri tani i kanë kryer pranë sporteleve bankare.

Nëpërmjet e-shërbimeve të reja të DPT-së, bizneset mund të kryejnë online një sërë pagesash si:

Read more

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në tryezë diskutimi mbi procesin e negociatave

Gjatë ditës së sotme, 20 prill 2018, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kuadrin e përgatitjeve për negociatat e anëtarësimit me BE, zhvilloi një takim me shoqërinë civile lidhur me rolin e OSHC-ve dhe aktorëve të tjere të shoqërisë civile në këtë proces. Në këtë takim mori pjesë dhe Sekretari Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë z. Arben Shkodra.

Në fjalën e tij z. Shkodra theksoi rolin dhe rëndësinë e prodhuesve në procesin e negociatave, përfshirja e komunitetit të biznesit në dialogun e negociatave, si dhe krijimin e tryezave permanente me biznesin.

 

Read more

Integrimi dhe mbështetja e politikave të përshpejtimit të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Shqipëri, roli i sektorit privat

Gjatë ditës së sotme, datë 19 prill 2018, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë mori pjesë në takimin e zhvilluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, mbi “Integrimin dhe mbështetjen e politikave të përshpejtimit të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik,  në Shqipëri – roli i sektorit privat”.

Si kontribuon sektori privat në zbatimin e axhendës 2030, në lidhje me pjesëmarrjen/bashkëpunimin, kontributin dhe mundësitë që i ofrohen këtij sektori.

[slider style=”flat” category=”SDGs in Albania” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Seafood Expo Global 2018, 24 – 26 Prill 2018, Bruksel, Belgjikë

Në datat 24 – 26 prill 2018, në Bruksel, Belgjikë, do të zhvillohet Ekspozita Europiane e Prodhimeve të Detit si eventi më i madh botëror i prodhimeve të detit që mbledh këtë vit më shumë se 1,850 kompani ekspozuese nga 79 vende të botës.

Seafood Expo Global 2018 është një mundësi shumë e mirë për të takuar profesionistë të kësaj industrie dhe për të krijuar ura bashkëpunimi. Pjesëmarrësit në këtë panair do të gjejnë produktet më të mira të detit, të vëna në dispozicion në një shkallë globale.

Për më shumë informacion rreth panairit dhe pjesëmarrjes vizitoni linkun: https://www.seafoodexpo.com/global/exhibit/

Read more

DPT kujton tatimpaguesit mbi pagesën e deklaratës së tatim fitimit për vitin fiskal 2017

Drejtoria e Përgjithshme e Tatime në një  njoftim zyrtar të saj kujton tatimpaguesit se në zbatim të Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, mbi dorëzimin e deklaratës së pagesës së Tatim Fitimit dhe pasqyrave financiare për vitin fiskal 2017, brenda datës 30 Mars 2018.

Administrata tatimore ju këshillon të dorëzoni saktë pasqyrat financiare, si dhe të deklaroni e paguani Tatimin mbi Fitimin.

Me përfundimin e këtij procesi administrata tatimore do të fillojë verifikimin e pasqyrave financiare për ata tatimpagues, të cilët rezultojne me ulje të Tatim Fitimit dhe me deklarata zero.

Read more

Në prill, tatimpaguesit mund të njihen me detyrimet e papaguara në kohë reale

Sipas një njoftimi zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në muajin prill të gjithë tatimpaguesit do të kenë mundësi të njohin në kohë reale çdo detyrim të papaguar që mund të kenë.

Ky shërbim do të mund të merret vetëm duke telefonuar në numrin pa pagesë të Qendrës së Thirrjeve (0800 00 02). Orari i shërbimit është: E hënë- e Enjte ora 08:30 – 18:00.

Të gjithë tatimpaguesit e interesuar, të cilët do të telefonojnë për të njohur detyrimet e tyre të papaguara në kohë reale duhet patjetër të disponojnë këto informacione:

-Numrin Unik të Identifikimit (NUIS)

-Numrin personal të sigurimit shoqëror (SSHN)

-Statusin e regjistrimit të tatimpaguesit  (aktiv, pasiv, i çregjistruar etj )

Read more

Panairi “Macfrut 2018”, datë 9 – 11 Maj 2018, Rimini, Itali

Pjesëmarrja në panairin “Macfrut 2018” është një mundësi shumë e mirë për sipërmarrjet shqiptare që operojnë në sektorin e frutave dhe perimeve. Ky event është një ngjarje unike ndërkombëtare që ofron mundësinë për të bërë biznes dhe zbuluar të gjithë zinxhirin e furnizimit të frutave dhe perimeve të freskëta dhe të thata, duke filluar nga vjelja në prodhim, tregti, marketing, makineri, paketim dhe logjistikë.

Macfrut është një panair shume i rëndesishëm për profesionistët që operojnë në sektorin e frutave dhe perimeve në Itali dhe në Evropë. Numri në rritje i kompanive italiane dhe të huaja që marrin pjesë, dhe një gamë e gjerë e iniciativave që synojnë nxitjen e inovacionit dhe ndërkombëtarizimit janë karakteristikat që e bëjnë atë një ngjarje me rëndësi të madhe.

Kompanitë që do të marrin pjesë, përfaqësojnë të gjithë zinxhirin e furnizimit si: farërat, sherbim & fidanishte, teknologji prodhimi, tregti dhe shitje me pakicë, makineri përpunimi, materiale paketimi, fruta të freskëta, fruta të thata, logjistikë dhe shërbime. Gjatë eventit do të zhvillohen takime B2B, për t’i ofruar pjesëmarrësve mundësinë e të bërit biznes, por edhe një rast për të mësuar dhe diskutuar.

Për më shumë vizitoni linkun:  https://www.macfrut.com/en/

Read more

Ekspozita ndërkombëtare “WorldFood Varshavë”, 10 – 12 Prill 2018

Zhvillohet në Varshavë, në datat 10 – 12 Prill 2018, ekspozita e 5-të ndërkombëtare e ushqimit dhe pijes “WorldFood Varshavë”. WorldFood Varshavë ofron një platformë për të kryer biznes me më shumë se 4,738 blerës të industrisë ushqimore dhe pijeve që veprojnë në Evropën Lindore. Eventi bashkon shpërndarësit, shitësit dhe prodhuesit më të mirë, të cilët gjithashtu vlerësojnë kërkesën e tregut për produktet ose shërbimet e tyre dhe shikojnë trendet globale.

Në këtë event pjesëmarrësit do të jenë pjesë e një programi të larmishëm biznesi, ku do kenë mundësinë të shkëmbejnë njohuritë me disa prej ekspertëve më me ndikim të industrisë së ushqimit dhe pijeve.

Për më shumë informacion vizitoni linkun: http://www.worldfood.pl/Home

 

Read more

“Çfarë ‘heqin; bizneset në Shqipëri?”, flet Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, z. Arben Shkodra

Në emisionin “Tonight Ilva Tare”, zhvilluar mbrëmjen e djeshme datë 12 mars 2018, i ftuar ishte dhe z. Arben Shkodra, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.

Në pyetjen që i bën z. Shkodra, (A i qajnë hallet aktualisht në një vend të caktuar, a janë kanalizuar problematikat, çfarë ka ndodhur, ka ndryshim?), ai u shpreh:

“Në fakt ishte përgjigja e thirrjes që ne i bëmë Qeverisë, nëse ju kujtohet kemi bërë një deklaratë publike, përpara se të bëheshin zgjedhjet dhe pas zgjedhjeve. Ne kërkuam që të kishte 3 propozime nga biznesi, megjithatë u përzgjodh ky model, pra që një ministër i sipërmarrjes të vinte nga biznesi, pikërisht për të kijuar këtë portën që nuk ishte gjetur asnjëherë. Bizneset ankoheshin, por edhe ligji për konsultim publik edhe ligji për informimin publik nuk respektoheshin shumë nga autoritete dhe për këtë arsye u krijua pikërisht ky model.

Mendoj që për momentin është model që na ka krijuar atë hapsirën që ne donim. Ne e themi edhe me Ministren që duhet parë deri në fund i gjithë modeli por për momentin ne kemi një derë ku të trokasim, ku të diskutojmë. Por për të të finalizuar çështjen nuk është më vetëm Ministria për Sipërmarrjen por duhet të kalojë në të gjithë hallkat e Qeverisë.

Në lidhje me problemin e energjisë elektrike, z. Shkodra u shpreh: Nëse flasim për energjinë elektrike, problemet me lidhjen vazhdojnë. Problem tjetër është cilësia që kemi me energjinë elektrike. Ne e kemi paraqitur dhe falënderojmë që e shtynë afatin për ta liberalizuar tregun e energjisë elektrike të furnizimit edhe për një vit tjetër sepse i thamë nuk jemi akoma gati. Pra si mund ta liberalizojmë tregun e energjisë elektrike pra furnizimin, kur ne nuk jemi gati me sistemin. Pra probleme ka patur dhe unë besoj që nëse nuk do të ketë së pari një plan shumë të mirë të kolauduar të OSHEE-së që ta ndajë dhe me biznesin, të kuptojnë bashkarisht se kush mund të jenë nevojat tona, se nevojat mund të jenë të mëdha. Nuk mund të kemi asnjëherë investime të zgjuara në energjinë elektrike dhe biznese të caktuara mezi po presin të miratohen akte nënligjore për energjinë e rinovueshme që janë panelet diellore sepse që të gjithë janë të bindur që duke qenë autonom atëherë ato kanë më shumë mundësi për të suksesuar.

Çështje tjetër e renditur te “Doing Business”, janë taksat:

A.Shkodra: Realisht biznesi nuk po pret të ulen taksat por po pret një konsolidim fiskal të filozofisë. Ka ardhur koha që ne të kemi një pakt kombëtar për ekonominë, 1. Aspekti fiskal, i cili të paktën për një afat 5 vjeçar mos të ndryshojë. Kush është arsyeja? Një biznesmen bënë një plan biznesi që minimalisht është 7-vjeçar, maksimalisht është 15-vjeçar dhe normalisht nuk mund të ketë këto fluktacione qoft të shifrave dhe procedurave. Ne themi gjithmonë kemi arnuar në njëzet e ca vite procedurat tatimore. Çdo vit ne ulemi dhe i arnojmë, dhe nuk e dimë më se cili ka qenë version origjinal i saj. A ka ardhur koha që ta kemi të konsoliduar përfundimisht këtë procedurë tatimore e cila eshtë bërë mankth si për inspektorët dhe për tatim paguesit. 2. Unë nuk mendoj që mund të fiksojmë një vlerë që tatimi do jetë kaq për 5 vite, sepse ne e dimë shumë mirë që janë filozofi të ndryshme të partive të ndryshme që duan të vinë, por të paktën të kemi një marzh që smund të ndryshojë shumë.

Për t’iu rikthyer problem të tatimeve ose të taksave në lidhje me Doing Business, normalisht që Doing Business është referencë, problem kryesor ndoshta aty ka dal rimbursimi dhe kjo lidhet kam përshtypjen dhe me situatën që lidhet me rimbursimet për TAP-in, janë investime shumë të mëdhaja që kërkojnë rimbursime shumë të mëdha, ashtu siç i japin ashtu dhe i kërkojnë. Por nga ana tjetër ministria e ekonomisë dhe financave duhet të fiksojë një gjë. Nëse ka interesa debitore ndaj sipërmarrësit, ndaj tatimpaguesit, pra kur tatimpaguesi nuk e paguan tatimin në kohë dhe fillojnë interesat negative, debitore, ashtu duhet të ketë dhe interesa kreditore që kur nuk rimbursohet TVSH-ja duhet të kontabilizohen dhe këto. Duhet të fusim patjetër elementin e kompensimit.

Kush ka më shumë proleme, bizneset e mëdha, të vogla, apo nuk ka dallim të gjithë janë?

Z. Shkodra: Një nga diskutimet që ne kemi patur me Ministren është që nganjëherë tendenca për të përfunduar për zgjidhjen e halleve dhe problemeve shumë të vogla, mund t’i marrë më shumë kohë dhe energji, ndërkohë që duhet të punojmë më fort për të ndërtuar sisteme. Nëse ne ndërtojmë sisteme, unë besoj që dhe ato probleme të vogla fillojnë të zgjidhen për shkak të sistemit.

Bizneset e mëdhaja kanë veprimtari më të madhe, dhe ndoshta nuk kanë shumë halle apo shume volum, por kur e kanë, e kanë akut, e kanë më të rëndësishëm, që do të thotë e kanë me një vlerë dëmi shumë herë më të madh, e kanë me një impakt social shumë herë ndoshta më të madh. Kështu që unë besoj se Ministrja duhet të fokusohet shumë herë më tepër, në përcjelljen e problematikave që ne shprehim. Duhet të fokusohemi më shumë te sistemi. Ne e duam fokusin e ministres për sipërmarrjen që të pranojë propozimet tona, të ulemi në konsultim dhe të përcjelli pikërisht këto gjëra, pra sistemet që ne duhet të ndërtojmë.

Read more