Blog

Forumi i Parë i Përbashkët Ekonomik “Asistenca për qytetarët, Bujqësia Sociale dhe Agrobiznesi”

Instituti Kombëtar Italian i Asistencës për Qytetarët “INAC”, Federata Italiane e Bujqësisë, “CIA, Këshilli Agrobiznesit Shqiptar “KASH” që është njëkohësisht dhe anëtar i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptar, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor Tiranë (UBT) dhe me disa shoqata simotra të KASH, sot më datë 23 nëntor 2017, në ambientet e Hotel Tirana International, po zhvillojnë Forumin e Parë të Përbashkët Ekonomik me temë “Asistenca për qytetarët, Bujqësia Sociale dhe Agrobiznesi”.

Shërbimi ndaj qytetarit, Bujqësia Sociale dhe Agrobiznesi, bashkëpunim e bashkërendim më të mirë të punës dhe veprimtarive të organizatave jofitimprurëse, të komunitetit të biznesit dhe agrobiznesit, të projekteve të ndihmës dhe organeve shtetërore midis Shqipërisë dhe Italisë është objekti i këtij takimi.

Qëllimi takimit:

  • Koordinimi dhe përmirësimi i veprimtarisë sonë veçanërisht në ndihmë të asaj pjese të qytetarëve shqiptarë, të biznesit dhe agrobiznesit, që punojnë e banojnë në Itali dhe atyre italiane, që punojnë e banojnë në Shqipëri;
  • Vendosja e një bashkëpunimi efiçent midis forumit tonë me platformën e portalit të ri për bashkëqeverisje në Shqipëri;
  • Zhvillimi dhe mbështetja e inisiativës së promovuar në takimin e Brukselit të datës 11 korrik 2017, për “Zhvillimin e Bujqësisë Sociale dhe Agrobiznesit në disa vende të Mesdheut dhe Europës Juglindore” ose Projekti (EURO+MED).
Read more

Prodhimet bujqësore: Fieri, Tirana dhe Berati prodhojnë më shumë perime

Prodhimi vendas i perimeve të freskëta, u rrit me 9.6% gjatë vitit 2016, kundrejt një viti më parë, sipas raportit të  Institutit të Statistikave (INSTAT).

Sipas INSTAT, niveli më i lartë i prodhimit të perimeve është në qarqet Fier me 373.406 ton, Tiranë me 121.661 ton dhe Berat me 120.105 ton.

Prodhimi i drithërave, në vitin 2016, është 698.400 ton, duke shënuar një rritje me 0,4 %, në krahasim me një vit më parë. Niveli më i lartë i prodhimit të drithërave u arrit në qarkun e Fierit me 156.530 ton, e pasuar nga qarqet Elbasan me 98.535 ton dhe Korçës me 88.451 ton.

Ndërsa në grupin e perimeve peshën më të madhe e zënë perimet e njoma me 65,5 %, të pasuara nga bostanoret me 24,5 % dhe perimet e thata me 10,0 %.

Sipas INSTAT, numri i rrënjëve të pemëve frutore në prodhim në vitin 2016 është 10.575.000, duke pësuar një rritje me 3,8 %, në krahasim me vitin 2015.

Instituti i Statistikave bën të ditur se, numri i rrënjëve të ullinjve në prodhim në vitin 2016 është 6.643.000 dhe ka pësuar një rritje 4,9 %, në krahasim me vitin 2015. Numri i rrënjëve të agrumeve në prodhim në vitin 2016 është 1.044.000, duke shënuar një rritje 9,8 %, në krahasim me vitin 2015.

Ndërsa sipërfaqja e vreshtave në prodhim është 10, 011 ha, duke pësuar një rritje me 1,2 %, në krahasim me vitin 2015. Prodhimi i pemëve frutore në vitin 2016 është 261.754 ton dhe u karakterizua nga një rritje prej 7,6 %, krahasuar me 2015. Në vitin 2016 u prodhuan 99.075 ton ullinj duke pësuar një rritje 3,2 %, krahasuar me një vit më parë.

Prodhimi i agrumeve në vitin 2016 është 40.000 ton, duke shënuar një rritje prej 33,3 %, krahasuar me një vit më parë. Niveli më i lartë i prodhimit të agrumeve u arrit në qarkun e Vlorës me 23.379 ton, sipas INSTAT.

Read more

19-20 prill 2018, “Konkursi Ndërkombëtar i Verës” i Monde Selection Bruksel

“Konkursi Ndërkombëtar i Verës” i Monde Selection, qe do të zhvillohet në 19-20 prill në Bruksel, njihet nga Bashkimi Evropian dhe organizohet nën kontrollin e Menaxhimit të Përgjithshëm, Kontrollit dhe Ndërmjetësimit të Shërbimit Federal të Ekonomisë Publike.

Gara ndërkombëtare e verës e Selection Monde është e vetmja në Belgjikë që përfiton nga përkrahja e lartë e Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtit dhe Verës (O.I.V.) dhe është e organizuar sipas rregullave të saj.

Në këtë aktivitet pjesëmarrja është e hapur për të gjithë prodhuesit e verës, tregtarët, kultivuesit e verës, shpërndarësit, eksportuesit, importuesit nga të gjitha shtetet, të cilët duan t’i japin një shans vetes dhe produktit të tyre për të qënë konkurues me market më të mira në treg.

Për Konkursin Ndërkombëtar të Verës, Monde Selection zbaton rregullat ndërkombëtare në mënyrë rigoroze në lidhje me organizimin e këtij konkursi. Dosjet e secilit produkt pjesëmarrës, duke përfshirë analizat laboratorike, kontrollohen përpara konkursit nga Ekonomia Federale e Shërbimit Publik, (Menaxhimi i Përgjithshëm i Kontrollit dhe Ndërmjetësimit) dhe juritë e ndryshme, të përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë.

Secili anëtar i jurisë do të shijojë verbërisht produktet e paraqitura atyre nga varieteti dhe origjina e rrushit dhe secila do të plotësojë individualisht një fletë provash në përputhje me atë të OIV dhe UIOE (Bashkimi Ndërkombëtar i Oenologëve).

Në varësi të pikëve mesatare të dhëna nga secili prej ekspertëve, do të dallohen dhe produktet më rezultate më të larta, të cilat do të vlerësohen me një medalje bronzi, një medalje të argjendtë, një medalje ari ose një medalje të artë të madhe, në bazë të rregullores së aplikueshme për konkurset e verës në Evropë.

Për të qënë pjesë e eventit dhe për më shumë informacion klikoni linkun: http://www.monde-selection.com/en/Products/Wine_Contest/International_Wine_Contest.asp

Read more

Deklarimi për regjimin e përpunimit aktiv (fason) dhe kriteret e statusit “eksportues me risk zero”

Lidhur me rubrikën e deklarimit të TVSH-së për subjektet që i nënshtrohen regjimit të përpunimit aktiv Administrata Tatimore sqaron se: 

Bazuar në Ligjin nr.92/2014, datë 24.07.2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, neni 57 “Eksportet”, pika “ç” dhe Udhëzimin Nr.6 datë 30.01.2015 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, neni 48 është përcaktuar krahas të tjerave se, konsiderohen furnizime me shkallë zero të TVSH-së transaksionet e eksportit që kanë të bëjnë me furnizimin e shërbimeve që konsistojnë në punime mbi mallra të luajtshme të importuara për t’u bërë atyre punime në Republikën e Shqipërisë dhe të dërguara apo të transportuara sërish jashtë Republikës së Shqipërisë nga furnizuesi i shërbimit apo nga destinuesi i shërbimeve, të cilët nuk janë vendosur në territorin e Republikës së Shqipërisë ose për llogari të tyre. 

Përpunuesi asnjëherë nuk duhet të bëhet pronar i materialeve të sjella nga porositësi sepse importet e kryera (materiale, lëndë e parë, mallra gjysëm të gatshme) janë importe të natyrës jo tregtare, të cilat rieksportohen në fomën e gjysmëproduktit ose produktit të gatshëm, të shoqëruara me faturë për punën e kryer e cila i bashkëngjitet deklaratës doganore të ri-eksportit të këtyre mallrave dhe kjo faturë deklarohet në librat e shitjes në rubrikën “furnizime me shkallë 0%”.

Për sa i përket përfitimit të statusit të eksportuesit me risk zero të shoqërive fason, këto të fundit duhet plotësojnë njëkohësisht kriteret e mëposhtme:

  • Vlera e eksporteve të kryera në periudhën/at tatimore, për të cilën/at kërkohet rimbursim, është më shumë se 70% e vlerës së përgjithshme të shitjeve, përfshirë eksportet
  • Kanë aktivitet eksportues mbi 1vit;
  • Paraqesin si dokument prove të kryerjes së eksportit deklaratën doganore të eksportit, lëshuar sipas legjislacionit doganor në Republikën e Shqipërisë;
  • Nuk kanë detyrime të papaguara të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Read more

31 dhjetor 2017, afati i fundit i kryerjes së pagesave të detyrimit principal të papaguar

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar elektronikisht në sistemin E-Filing 365 tatimpagues, të cilët përfitojnë nga raundi i fundit i zbatimit të Ligjit të Faljes.

Administrata Tatimore rikujton se data 31 dhjetor 2017 është afati i fundit i kryerjes së pagesave të detyrimit principal të papaguar në mënyrë që këta tatimpagues të përfitojnë jo vetëm fshirjen e gjobave dhe interesave të regjistruara deri në datën e hyrjes së ligjit në fuqi, por njëkohësisht dhe heqjen e çdo mase administrative të ndërmarrë kundrejt tyre për mbledhjen e detyrimit me forcë.

Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, të cilët kanë detyrime principali të papaguara për periudhën 2011-2014, të kryejnë sa më parë pagesën e këtij principali për të përfituar fshirjen/shuarjen e të gjithë detyrimeve të tjera për gjoba dhe interesa të papaguara.

Kujtojmë se tatimpaguesit mund të konsultohen me legjislacionin tatimor lidhur me detyrimet që përjashtohen nga falja në Udhëzimin e Ministrisë së Financave i cili gjëndet i publikuar në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në rubrikën e Legjislacionit Tatimor link-u i mëposhtëm:

https://www.tatime.gov.al/c/6/69/procedurat-tatimore

Read more

Tregtia e Jashtme, Tetor 2017

Në Tetor 2017 eksportet e mallrave arritën vlerën 25 mld lekë, duke u rritur me 14,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 2,8 %, në krahasim me Shtator 2017. Importet e mallrave në Tetor 2017 arritën vlerën 57 mld lekë, duke u rritur me 14,8 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 7,2 %, në krahasim me Shtator 2017.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 32 mld lekë, duke u rritur me 15,2 %, krahasuar me Tetor 2016 dhe duke u ulur me 10,7 %, në krahasim me Shtator 2017.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve

Rritja vjetore e eksporteve prej 14,2 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet:

  • “Tekstile dhe këpucë” me +5,5 pikë përqindje;
  • “Materiale ndërtimi dhe metale” me +4,9 pikë përqindje;
  • “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me +1,5 pikë përqindje.

Grupi që ka ndikuar negativisht në ndryshimin vjetor të eksporteve, është: “Produkte kimike dhe plastike” me -0,2 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij dhjetëmujori janë rritur me 13,4 %, krahasuar me një vit më parë. Si dhjetëmujor të gjitha grupet kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, ku ndikimin më të madh e kanë patur: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +5,1 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +4,3 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan” me +1,8 pikë përqindje.

Për të dhënat zyrtare të importeve të mallrave në Tetor 2017 shihni këtu

Read more

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në një takim me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Niko Peleshi

Më datë 14 nëntor 2017, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi priti në zyrën e tij anëtarët e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë për një takim pune. Përfaqësues të sektorëve të ndryshëm të kësaj shoqatë si bujqësi, agrobiznes, përpunues të produkteve blegtorale, përpunimi i mishit, prodhues të produkteve ushqimore, përpunues të ujit të amballazhuar, etj. diskutuan  problematikat në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural kryesisht:

  1. Problemet e informalitetit;
  2. Problemet e koperimit;
  3. Problemet inovacionit dhe mekanizimit;
  4. Problemet e financimit dhe disbursimit të fondeve;
  5. Problemet e përmirësimit të legjislacionit dhe rregulloreve.

Duke e konsideruar thelbësore për zhvillimin e sipërmarrjes dialogun publik/privat dhe mbështetjen e qëndrueshme ndaj sektorit dhe sipërmarjes së prodhimit në vendin tonë, në ditën në vazhdim do të vijohet me takime të tjera ndërmjet përfaqësuesve të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe Ministrit të Bujqësisë z. Peleshi për propozime me konkrete ndaj zgjidhjeve të problemeve në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

[slider style=”flat” category=”Takim me Ministrin e Bujqësisë” orderby=”date” order=”ASC”]

 

Read more

Nga 1 prilli 2018, bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë do paguajnë TVSH

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave u miratua vendimi se bizneset që kanë qarkullim vjetor më të madh se 2 milionë lekë do të paguajnë Tatim mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Ky vendim hyn në fuqi me 1 Prill 2018.

Po sipas këtij vendimi të qeverisë, kategorit e vetme që nuk do të përfshihen në pagimin e TVSH-së, janë subjektet që kryejnë veprimtari ekonomike në fushën e hotelerisë. Ndërsa për prodhuesit bujqësorë që i nënshtrohen regjimit të veçantë, skema e kompensimit të prodhuesve bujqësorë, është qarkullimi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh në një vit kalendarik.

Për më shumë shihni vendimin “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.92/2014, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” në linkun këtu

Read more

“Tatimet Këshillojnë”: Informacion për Borxhin Tatimor

Në faqen zyrtare të Tatimeve në rubrikën “Tatimet Këshillojnë” është publikuar informacion për Borxhin Tatimor.

Kush konsiderohet borxh tatimor?

– Detyrimi tatimor i vetdeklaruar nga tatimpaguesi dhe i papaguar brenda afatit ligjor.
– Detyrimi tatimor i vlerësuar nga administrata tatimore në përfundim të një kontrolli tatimor, verifikimi apo çdo proçedure tjetër ligjore, i papaguar brenda afatit ligjor.

Çfarë ndodh nëse nuk paguhet borxhi tatimor?

Nëse brenda 10 ditësh nga data e marrjes së njoftimit për pagesë të detyrimeve tatimore, tatimpaguesi vazhdon të mos paguajë borxhin tatimor, ndaj tij fillojnë masat ligjore të mbledhjes me forcë.

Cilat janë masat e mbledhjes me forcë të borxhit tatimor?

Hapi I-rë: Urdhër bllokimi i llogarive bankare, ku i kërkohet çdo banke ku tatimpaguesi ka llogaritë e tij të mbajë shumën e detyrimit të papaguar.
Hapi II-të: Barrë sigurie dhe/ose Barrë hipotekore mbi pasuritë 10 ditë pas lëshimit të urdhër bllokimit bankar në rast se nuk është arritur arkëtimi i detyrimit.
Hapi III-të: Urdhër për sekuestrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në rast se detyrimi nuk është arkëtuar brenda 30 ditëve nga data e vendosjes së barrës së sigurisë dhe/ose hipotekore. Hapi IV-t: Konfiskimi i pasurisë nga adminisitrata tatimore në rast se detyrimi nuk është arkëtuar brenda 15 ditëve nga sekuestrimi i pasurisë.

A mund të ankimohet vendosja e masave të sigurisë?

Tatimpaguesi, ndaj pasurisë së të cilit ka dalë një vendim për vendosjen e masave të sigurisë qoftë në fomën e barrës së sigurisë apo barrës hipotekore, në rastet kur pretendohet se zbatimi i tyre nuk është ekzekutuar në mënyrë të rregullt, ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore.

Afati, kushtet dhe detyrimet për të cilat lidhet marrëveshja me këste

Marrëveshja me këste nuk mund të zgjatet përtej fundit të vitit që pason vitin në të cilin ajo është lidhur. Kur lidhet marrëveshjeve për pagesë me këste, tatimpaguesi paguan kamatëvonesat, por nuk llogaritet gjobë për pagesë të vonuar. Marrëveshja për pagesë me këste nuk mund të lidhet për detyrimin tatimor të vetëdeklaruar nga tatimpaguesi, i cili është llogaritur, ose mbledhur, ose mbajtur prej tij, përfshirë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Hapat që duhen ndjekur për të nënshkruar një marrëveshje me këste:

Hapi I-rë: Kërkesë me shkrim drejtuar Drejtorisë Rajonale Tatimore nën juridiksionin e të cilës është regjistruar, ku të shpjegohet rrethanat dhe arsyet pse kërkohet të lidhet një marrëveshje për pagesë me këste.
Hapi II-të: Drejtoria Rajonale Tatimore brenda 10 ditëve njofton nëse kërkesa pranohet apo refuzohet.
Hapi III-të: Nëse kërkesa pranohet, nënshkruhet marrëveshja për pagesë me këste të detyrimeve tatimore të papaguara. Kjo marrëveshje nënshkruhet nga tatimpaguesi dhe nga drejtori i drejtorisë rajonale të tatimeve ose drejtuesi i njësisë së ngjashme me të vetëm nëse tatimpaguesi paguan menjëherë 20% të vlerës së detyrimit, për të cilin lidhet marrëveshja e pagesës me këste.

A publikohet lista e debitorëve?

Administrata Tatimore publikon në faqen zyrtare të saj listën e plotë të tatimpaguesve me masë sigurie dhe hipotekore si dhe listën e tatimpaguesve, shoqërive tregtare për të cilët Administrata Tatimore ka kërkuar fillimin e procedurave të falimentimit që kryhet në përputhje me ligjin për falimentin.

Materialin origjinal te publikuar në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve mund ta gjeni këtu.

Read more