info@prodhuesit.org

Blog

“Tatimet Këshillojnë”: Informacion për Borxhin Tatimor

Në faqen zyrtare të Tatimeve në rubrikën “Tatimet Këshillojnë” është publikuar informacion për Borxhin Tatimor.

Kush konsiderohet borxh tatimor?

– Detyrimi tatimor i vetdeklaruar nga tatimpaguesi dhe i papaguar brenda afatit ligjor.
– Detyrimi tatimor i vlerësuar nga administrata tatimore në përfundim të një kontrolli tatimor, verifikimi apo çdo proçedure tjetër ligjore, i papaguar brenda afatit ligjor.

Çfarë ndodh nëse nuk paguhet borxhi tatimor?

Nëse brenda 10 ditësh nga data e marrjes së njoftimit për pagesë të detyrimeve tatimore, tatimpaguesi vazhdon të mos paguajë borxhin tatimor, ndaj tij fillojnë masat ligjore të mbledhjes me forcë.

Cilat janë masat e mbledhjes me forcë të borxhit tatimor?

Hapi I-rë: Urdhër bllokimi i llogarive bankare, ku i kërkohet çdo banke ku tatimpaguesi ka llogaritë e tij të mbajë shumën e detyrimit të papaguar.
Hapi II-të: Barrë sigurie dhe/ose Barrë hipotekore mbi pasuritë 10 ditë pas lëshimit të urdhër bllokimit bankar në rast se nuk është arritur arkëtimi i detyrimit.
Hapi III-të: Urdhër për sekuestrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në rast se detyrimi nuk është arkëtuar brenda 30 ditëve nga data e vendosjes së barrës së sigurisë dhe/ose hipotekore. Hapi IV-t: Konfiskimi i pasurisë nga adminisitrata tatimore në rast se detyrimi nuk është arkëtuar brenda 15 ditëve nga sekuestrimi i pasurisë.

A mund të ankimohet vendosja e masave të sigurisë?

Tatimpaguesi, ndaj pasurisë së të cilit ka dalë një vendim për vendosjen e masave të sigurisë qoftë në fomën e barrës së sigurisë apo barrës hipotekore, në rastet kur pretendohet se zbatimi i tyre nuk është ekzekutuar në mënyrë të rregullt, ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore.

Afati, kushtet dhe detyrimet për të cilat lidhet marrëveshja me këste

Marrëveshja me këste nuk mund të zgjatet përtej fundit të vitit që pason vitin në të cilin ajo është lidhur. Kur lidhet marrëveshjeve për pagesë me këste, tatimpaguesi paguan kamatëvonesat, por nuk llogaritet gjobë për pagesë të vonuar. Marrëveshja për pagesë me këste nuk mund të lidhet për detyrimin tatimor të vetëdeklaruar nga tatimpaguesi, i cili është llogaritur, ose mbledhur, ose mbajtur prej tij, përfshirë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Hapat që duhen ndjekur për të nënshkruar një marrëveshje me këste:

Hapi I-rë: Kërkesë me shkrim drejtuar Drejtorisë Rajonale Tatimore nën juridiksionin e të cilës është regjistruar, ku të shpjegohet rrethanat dhe arsyet pse kërkohet të lidhet një marrëveshje për pagesë me këste.
Hapi II-të: Drejtoria Rajonale Tatimore brenda 10 ditëve njofton nëse kërkesa pranohet apo refuzohet.
Hapi III-të: Nëse kërkesa pranohet, nënshkruhet marrëveshja për pagesë me këste të detyrimeve tatimore të papaguara. Kjo marrëveshje nënshkruhet nga tatimpaguesi dhe nga drejtori i drejtorisë rajonale të tatimeve ose drejtuesi i njësisë së ngjashme me të vetëm nëse tatimpaguesi paguan menjëherë 20% të vlerës së detyrimit, për të cilin lidhet marrëveshja e pagesës me këste.

A publikohet lista e debitorëve?

Administrata Tatimore publikon në faqen zyrtare të saj listën e plotë të tatimpaguesve me masë sigurie dhe hipotekore si dhe listën e tatimpaguesve, shoqërive tregtare për të cilët Administrata Tatimore ka kërkuar fillimin e procedurave të falimentimit që kryhet në përputhje me ligjin për falimentin.

Materialin origjinal te publikuar në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve mund ta gjeni këtu.

Read more

Mbledhja e Bordit Drejtues, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë

Në mbështetje të Statutit të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe në funksion të trajtimit të çështjeve me interes për funksionimin e kësaj shoqate, më datë 9 nëntor 2017, u zhvillua mbledhja e 7º e Bordit Drejtues. Në këtë mbledhje u morën vendime për datën e zhvillimit të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme si dhe vendimi per organizmin e ceremonisë së 1-vjetorit të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptare.

Përveç të tjerave në këtë mbledhje u diskutua në lidhje me:

  1. Taksën e amballazhit;
  2. Rimbursimi i akcizës/TVSH;
  3. Taksat mbi të ardhurat/dividenti;
  4. Mbi zvogëlimin e numrit të kontrollit në dogana;
  5. Probleme me qeset e plastikës me Bashkinë e Tiranës;
  6. Probleme me industrinë e riciklimit/pikat e grumbullimit;
  7. Dhënie e koncesioneve për djegie mbetjesh;
  8. Mbështetje për Shoqatën e Konvertuesve të Plastikës për hapat dhe politikat që do ndërmarri në mbrojte të kësaj industrise;
  9. Çështja e liberalizimit të energjisë/metodologjia e llogaritjes.

Çështjet e sipër përmendura janë në ndjekje të administratës së Bashkimit të Prodhuesve dhe në komunikim të vazhdueshëm me entet publike.

[slider style=”flat” category=”Mbledhja e VII e Bordit Drejtues” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Tetor 2017

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Tetor 2017, arriti 103,1 kundrejt muajit Dhjetor 2015.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga grupi:

  • “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,53 pikë përqindje;
  • “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,23 pikë përqindje;
  • “Argëtim e kulturë” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje;
  • “Transporti” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje secili;
  • “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje;
  • “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje;
  • “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje;
  • “Mobilje, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.
  • Ndryshimi mujor i indeksit është + 0,04 %.

    Krahasuar me muajin Shtator 2017 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupet “Veshje dhe këpucë” me 1,6 %, pasuar nga grupi “Argëtim dhe kulturë” me 0,8 %, “Shërbim arsimor” me 0,3 %, etj.

    Ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupet “Transporti” me 0,3 %, pasuar nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,1 %.

    Për më shumë informacion klikoni këtu

Read more

Tatimpagues kujdes kur kryeni transaksione

Në një njoftim zyrtar Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve paralajmëron tatimpaguesit të kenë kujdes kur kryejnë transaksione. Nga mbikëqyrja që Administrata Tatimore u ka bërë të dhënave lidhur me transaksionet e kryera midis tatimpaguesve rezultojnë raste kur tatimpagues me status aktiv realizojnë transaksione, në adresë të tatimpaguesve, persona fizikë, që janë me status pasiv.

Konkretisht nga kontrolli i të dhënave në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj, rezulton që për vitin 2017, tatimpagues të klasifikuar si të mëdhenj, kanë faturuar rreth 11 mijë transaksione, në adresë të tatimpaguesve, persona fizikë, që janë me status pasiv. Administrata tatimore, është duke e shtrirë këtë verifikim edhe tek drejtori të tjera rajonale tatimore. Çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit, persona fizikë apo juridikë, tregtarë, që janë në regjistrin pasiv, konsiderohet shkelje administrative dhe dënohet në përputhje me ligjin.

Për çdo rast që nga furnizuesit është shënuar fiktivisht NIPT-i i blerësit, realisht me status pasiv, ndaj lëshuesit të faturës tatimore do të aplikohet dënim administrativ.

Nëse tatimpaguesi me status pasiv, ka kryer aktivitet, ndaj tij administata tatimore, përveç dënimit administrativ, do të kryejë edhe vlerësim tatimor për të gjithë periudhën që ai ka qenë në regjistrin pasiv. Shkelje të përsëritura të kësaj natyre, bazuar në nenin 116, pika 1 të ligjit të procedurave tatimore do të konsiderohen si evazion tatimor si dhe vepër penale bazuar në nenin 131 të ligjit procedurial.

Transferimi i tatimpaguesit nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv, mundësohet, në rast se përmbushet, të paktën, një nga kushtet e mëposhtme:

a) nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm;
b) nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm;
c) deklaron në QKB pezullim veprimtarie tregtare dhe kjo e fundit e ka miratuar pezullimin, i cili i është njoftuar edhe administratës tatimore.

Në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, mund të konsultoni listën e përditësuar të tatimpaguesve që janë në regjistrin pasiv.

Read more

Panairi “Vinexpo Hong Kong”, 29-31 Maj 2018

Panairi “Vinexpo Hong Kong” që do të zhvillohet në datat 29-31 maj 2018, do të presë një numër të madh prodhuesish dhe blerësish të verës nga e gjithë bota. Ky është një nga panairet më të rëndësishëm në botë dhe ky edicion shënon përvjetorin e 20-të të organizimit të tij.

Ky event do t’u ofrojë pjesëmarrësve një shans për të prezantuar dhe provuar produkte të reja, mundësi për shkëmbim eksperiencash, si dhe për t’u njohur me zhvillimet më të fundit të industrisë, duke rizbuluar botën e rritjes së verës.

Gjithashtu, ky panair do të ofrojë mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi mes kompanive pjesëmarrëse duke vendosur pika kontakti me partnerë potencialë dhe gjetjen e tregjeve të reja për eksport.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Read more

Edicioni i 3-të i Ditëve të Drurit të Adriatikut, Dubrovnik, 4-6 Dhjetor 2017

Më datat 4 deri më 6 Dhjetor 2017, në Dubrovnik, Kroaci, do të zhvillohet edicioni i 3-të i Ditëve të Drurit të Adriatikut. Përgjatë këtyre 3 ditëve të zhvillimi të kësaj konference sektoriale në Mesdhe do të bëhen bashkë një numër ekspertësh, krijues të rëndësishëm të politikave dhe aktorë të tjerë relevantë nga biznesi, akademia, media, etj, të cilat përmes 4 konferencave dhe 3 ëorkshopeve do të diskutojnë tema që lidhen me:

  • mobilimi i hoteleve dhe dizajni i produktit
  • përdorimi më i madh i drurit në ndërtim
  • menaxhimi i pyjeve në ishuj
  • tregtimi i drurit dhe tregtimi i produkteve të drurit
  • ardhmëria e biomasës
  • organizimi i sektorit përmes grupimeve dhe shoqatave
  • rëndësia e cilësisë dhe certifikimit

Përveç këtyre temave, një pjesë e rëndësishme e programit do të jetë e lidhur me projektet dhe financimin e BE-së. Do të ketë një treg të idesë së projektit të BE-së, një platformë këmbimi të bursave që jep hapësirë për pjesëmarrësit (kompanitë, institucionet e R & D, shoqatat, konsulentët etj. për të shprehur idetë e tyre dhe për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin në projekte.

Ditët e Drurit të Adriatikut përcakton zhvillimet e tregut dhe tregon tendencat në nënsektorët e lidhur me kompanitë e sektorit, pronarët dhe menaxherët e tyre.

Ky event është një mundësi e shkëlqyer për takimin dhe rrjetëzimin me shumë aktorë të rëndësishëm.

Për informacione shtesë dhe regjistrim kontantoni Mrs. Rosana Šimunović:

Email: marketing@drvo-namjestaj.hr

Tel.: +385 98 9282610

Read more

Samiti i 6-të i Drejtuesve të Qeverisë të CEEC dhe Forumit Ekonomik, Financiar dhe Tregtar të Kinës, Budapest, 27 Nëntor 2017

Në 27 Nëntor 2017, në Budapest, Hungari, do të zhvillohet  Samiti i 6-të i Drejtuesve të Qeverisë të CEEC dhe Forumit Ekonomik, Financiar dhe Tregtar të Kinës, (16+1)  që organizohet  nga “The Hungarian Trading House (MNKH)”, në bashkëpunim me Agjencinë Hungareze për Promovimin e Investimeve, Bankën Hungareze për Import-Eksport dhe Bankën e Kinës.

Në këtë aktivitet krahas kompanive kineze ftohen të marrin pjesë edhe kompani nga vende të Evropës Qëndrore dhe Lindore, përfshirë dhe Shqipërinë.

Gjatë këtij eventi, do të zhvillohen diskutimi në katër Panele në sektorët e mëposhtëm:

  • Teknologjia e Bujqësisë dhe Mjedisit, Menaxhimi i Ujërave
  • Finance
  • Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme
  • E-commerce, Logjistikë dhe Dogana

Ndërkohë, do të ketë një aktivitet papralel B2B për ndërmarrjet që operojnë në industritë e mëposhtme:

  • Teknologji e lartë, IT dhe internet
  • Inteligjencë artificiale
  • Prodhimi i pajisjeve dhe logjistikë
  • Mjekësi dhe Shëndet
  • Mbrojtja e mjedisit
  • Bujqësia moderne

Kompanitë që marrin pjesë në B2B gjithashtu do të kenë qasje të drejtpërdrejtë në diskutimet e panelit gjatë Forumit. Duke marrë pjesë në B2B, do të keni mundësi të takoni partnerë biznesi kinezë, të cilët do të jenë me interes për kompaninë tuaj nëpërmjet takimeve individuale të paracaktuara. Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në të dyja programet, klikoni këtu  për t’u regjistruar, duke treguar interesat tuaja të biznesit të cilat do t’i lejojnë ekipit B2B në Bankën e Kinës të identifikojë përputhshmërinë e biznesit tuaj me kompanitë kineze që marrin pjesë në aktivitet.

Afati për të aplikuar është 10 Nëntor 2017.

 

Read more

Raporti i Instat: Rritet prodhimi i frutave,perimeve dhe ullirit për Shqipërinë

Sipas një raporti të fundit të INSTAT, janë publikuar shifrat e prodhimit të pemëve frutore ku në vitin 2016 ishte 261.754 ton dhe u karakterizua nga një rritje prej 7.6 % krahasuar me një vit më parë.

“Niveli më i lartë i prodhimit të pemëve frutore arrihet në zonën jug-lindore të vendit, në qarkun e Korçës, duke u pasuar nga Elbasani, Fieri, Berati ndërsa Gjirokastra, Lezha dhe Vlora shënojnë nivelet më të ulëta të prodhimit të pemëve frutore”, thuhet në raport.

Përsa i përket frutave dh eperimeve, në vitin 2016 u prodhuan 1.129 mijë ton perime, me një rritje prej 9.6 % krahasuar me vitin 2015. Niveli më i lartë i prodhimit të perimeve në Shqipëri arrihet në qarqet Fier, Tiranë dhe Berat me respektivisht 373.406, 121.661 dhe 120.105 ton. Ndërkohë që qarqet Gjirokastër, Kukës kanë nivelet më të ulëta të prodhimit të perimeve, respektivisht me 13.714 dhe 14.171 ton.

Shqipëria ka kushte klimatike që favorizojnë prodhimin e ullirit. Kështu në vitin 2016 u prodhuan 99075 ton ullinj duke pësuar një rritje 3.2% krahasuar me 2015.

“Sasia më e lartë e prodhimit të ullirit në Shqipëri është e përqendruar në zonat bregdetare dhe fushore me kushte klimatike mesdhetare: në qarkun Fier, Berat, Elbasan dhe Vlore. Zonat verilindore, me klimë të ftohtë, si qarqet Kukës, Korçë dhe Dibër, nuk janë zona të kultivimit të ullirit. Këto zona paraqiten në hartë me ngjyrë më të hapur”, thuhet në raportin e INSTAT-it

Read more

Mblidhet Komiteti i Politikave të Bashkimit të Prodhuesve, diskutime mbi energjinë për prodhimin

Ditën e enjte, datë 2 nëntor 2017, është zhvilluar mbledhja e rradhës e Komitetit të Politikave të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë. Kjo mbledhje u mbajt për të diskutuar për çështjet e energjisë për prodhimin. U zhvilluan diskutime mbi draftin e metodologjisë së llogaritjes së tarifave të operatorit të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

[slider style=”flat” category=”Komiteti per energjine” orderby=”date” order=”DESC”]

Read more

Komentet dhe propozimet e sipërmarrjes prodhuese mbi paketën fiskale 2018

Pas takimeve dhe tryezës së Komitetit për Legjislacionin, Taksat dhe Procedurat, zhvilluar me datë 30 tetor 2017, ku u diskuan çështje në lidhje me draft paketën fiskale 2018, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ka përgatitur një material mbi komente dhe propozime nga sipërmarje prodhuese e cila ju është përcjellur për marrje në konsideratë:

– Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë;
– Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
– Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Kuvendi i Shqiperisë;
– Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin, Kuvendi i Shqipërisë.

Komentet dhe propozimet e sipërmarrjes prodhuese mbi paketën fiskale 2018, janë:

1. Për propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, kërkojmë që në pikën 1, Nenin 22/2, Shkalla e taksës mbi ndërtesat e cila aplikohet si përqindje e bazës së taksës, nga 0.15% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike që ështe propozuar, kërkojmë të bëhet 0.05% për veprimtaritë prodhuese.

2. Për propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatim mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kërkojmë që kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në, të jetë pa shkallëzimin e pragut 2.000.000 lek për njësitë tregtuese.

3. Për propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar, kërkojmë heqjen e akcizës për lëndët e para djegëse.

Gjithashtu, po Ju përcjellim disa propozime shtesë të industrive prodhuese në lidhje me paketën fiskale 2018:

– Heqjes së taksave doganore për artikujt që janë lëndë e parë për industrinë prodhuese;

– Reduktimit të taksës mbi artikullin me kod 39235010 (Tapa dhe pipeta për prodhimin e shisheve plastike). Kjo tarifë arrin në 50 % të çmimit të blerjes së këtij artikulli ndërkohë kur në vendet e rajonit është 0 ÷ 6 % (Greqi 0 %, Kosovë 0 %, Mali i zi 3 %, Maqedonia 6 %, Bullgari 0 %). Kjo taksë, që i vë në vështirësi të gjitha industritë vendase, propozojmë të ulet nga 100 lekë / kg në 10 lekë / kg dhe të shtrihet, pa përjashtim, në të gjithë produktet dhe ambalazhet plastike;

– Rishikimit të legjislacionit për rimbursimit të TVSH dhe Akcizës duke hequr kushtëzimin e rimbursimit me kontrollin e detyrueshëm ndaj subjekteve dhe duke përcaktuar sanksione ndaj administratës shtetërore për vonesa në rimbursim;

– Heqjes së plotë të TVSH në import për makineritë/pajisjet për prodhuesit vendas;

– Heqjen e TVSH-së për shërbimet e veterinarisë, (TVSH për medikamente veterinare është 0%, kërkojmë të bëhet 0% dhe për shërbime veterinare);

– Heqjen e TVSH-së për shërbime ndaj kafshëve, (TVSH për shërbime humane është 0% dhe kërkojmë që dhe për shërbimet ndaj kafshëve të bëhet 0%.

Read more