Blog

Raporti Vjetor 2017 – Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë e themeluar në vitin 2016 dhe krijuar si një organizatë jo-fitimprurëse, ka për qëllim të përfaqësojë, të mbrojë dhe të përmirësojë interesin e përbashkët të prodhuesve shqiptarë që operojnë në Republikën e Shqipërisë. BPSH përbëhet nga 27 anëtarë që janë dhe prodhuesit më në zë të vendit, që përfaqësojnë:

  • 170 mln euro xhiro vjetore të sipërmarrjes prodhuese;
  • mbi 10 000 të punësuar në sektorin e prodhimit;
  • mbi 100 mln euro eksporte, mbi 500 mln euro investime.

Përgjatë vitit 2017, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ka zhvilluar:

  • 7 mbledhje Bordi Drejtues;
  • 2 mbledhje Asamble të Përgjithshme;
  • 6 mbledhje Komitete Politikash;
  • mbi 20 dalje publike;
  • 21 aktivitete te zhvilluara nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptare;
  • 18 aktivitete ku Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ka qenë i ftuar për të marrë pjesë.

Për më shumë informacione në lidhje me raportin vjetor 2017, klik Raporti vjetor 2017

 

 

Read more

Anëtarët e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë të pranishëm në aktivitetin “Gjergj Kastrioti në ekonominë shqiptare”

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Fondacionit Illyricum Sacrum zhvilloi konferencën me temë: “Gjergj Kastrioti në ekonominë shqiptare” të përqendruar sidomos te marketimi i simbolit të Skënderbeut në ekonominë shqiptare.

Në këtë takim ishin të pranishëm, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, albanologë, historianë, studiues, përfaqësues të shoqërisë civile e të medias si dhe sipërmarrës nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, të cilët kishin ekspozuar edhe prodhimet e tyre.

Në fjalën e tij përshëndetëse Z. Filip Gjoka, President i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, u shpreh se Bashkimi i Prodhuesve Shqiptare si organizim vullnetar i krijuar dhe themeluar në vitin 2016, ka për qëllim të përfaqësojë, të mbrojë dhe të përmirësojë interesin e përbashkët të prodhuesve shqiptarë që operojnë në Republikën e Shqipërisë. Kjo shoqatë përbëhet nga sipërmarrjet më në zë të vendit që përfaqësojnë: rreth 30 sektorë të industrive të ndryshme të prodhimit, 170 milion euro xhiro vjetore të sipërmarrjes prodhuese, rreth 10 000 të punësuar në sektorin e prodhimit, 100 milion euro eksporte/vjetore, mbi 500 milion euro investime.

Ai tha se problemet që hasin këta prodhues janë të shumta, por mbi të gjitha mungesë vëmendje ndaj prodhimit vendas. Duhet të dëgjohet më shumë zëri i këtyre industrive prodhuese, duhet të punohet më shumë për përmirësimin e dialogut publik privat (ku biznesi dhe shteti duhet të shihen si partner), rritjes së konkurrueshmërisë dhe uljes së informalitetit. Shumë shpejt do përballemi me hapjen e tregjeve rajonale. Por a janë prodhuesit shqiptarë gati, si do të pozicionohen këta prodhues në tregun vendas dhe rajonal? Konkurrueshmëria do jetë agresive dhe nëse produktet shqiptare nuk do të mundin të jenë konkurrent në cilësi dhe çmime atëherë shumë shpejt nuk do të jenë të aftë të mbijetojnë dhe do të mbizotërojnë produktet e importit. Kjo sigurisht që do të dëmtojë të gjithë sektorët e industrive prodhuesve dhe për pasojë ekonomine e vendit tonë. Duhet të krijohen mundësi maksimale që prodhimet tona të kenë qasje në tregjet Europiane.

Gjithashtu z. Gjoka lançoi në këtë aktivitet të rëndësishme edhe iniciativën më të re të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, atë të rikrijimit dhe brandimit të produkteve “Made in Albania”. Kjo iniciativë konsiston për të krijuar një rregullore ku do përforcoj origjinën e produkteve shqiptare, me qëllim:

  • Promovimi më i mire i produkteve me origjinë shqiptare;
  • Rritje Ekonomike;
  • Çertifikim i produkteve shqiptare për t’i identifikuar sipas vendit të origjinës;
  • Zhvillimi i eksporteve;
  • Nxisim konkurrueshmërinë;
  • Rrisim transparencen;
  • Mbrojmë konsumatorin.

Për të marrë jetë kjo iniciativë, ka nevojë për mbështetjen e atyre që drejtojnë ekonominë e vendit tonë dhe ku ne i shohim si partnere të domosdoshëm, u shpreh z. Gjoka.

[slider style=”flat” category=”Gjergj Kastrioti në ekonominë shqiptare” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Janar 2018

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Janar 2018, arriti 105,6, kundrejt muajit Dhjetor 2015. Në muajin Janar 2018 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,7 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,8 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit

Rritja vjetore e çmimeve në muajin janar është ndikuar kryesisht nga:

  • Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,82 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,67 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,11 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupeve “Komunikimi”, “Shërbimi arsimor” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili;
  • Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar respektivisht me -0,02 dhe -0,01 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore

Krahasuar me muajin Janar 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,3 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,2 %, “Transporti” me 1,8 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,5 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,1 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,7 %, “Shërbimi arsimor” dhe “Komunikimi” me 0,6 % secili, etj. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 21,1 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 5,0 %, “mish” me 1,5 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u ulën me 2,3 %, pasuar nga “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” u ulën me 0,9 %.

Për më shumë shkarkoni këtu

Read more

Mblidhet komiteti i politikave për tregun dhe konkurrueshmërinë

Më 7 shkurt 2018, mblidhet Komiteti i Politikave për Tregun dhe Konkurrueshmërinë. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin anëtaret e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë si dhe përfaqësues nga Shoqata Shqiptare e Ricikluesve. Në tryezën e takimit u diskutuan mbi shqetësimet dhe problematikat që has sektori i industrisë së riciklimit si dhe kërkesa dhe propozime që ka ky sektor ndaj Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen për mbështjetjen dhe zgjidhjen e këtyre problematikave, për krijimin e një klime të përshtatshme të të bërit biznes.

Pas u analizuan çështje dhe problematika që prekin këtë sektor, u konkludua në kërkesa dhe propozime  specifike për mbështetjen e sektorit të industrisë prodhuese të riciklimit në Shqipëri që u dërguan në Ministri të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, si më poshtë:

  • Të kufizohet eksporti i mbetjeve plastike dhe letër, lëndë të para për industrinë e riciklimit.
  • Të verifikohet mundësia e hapjes së importeve për mbetjet e listës së gjelbër në përputhje me procedurat doganore të përpunimit aktiv dhe, nëse kjo do rezultojë e pamundur, të verifikohet mundësia që, në kuadër të masave për heqjen e barrierave mes Shqipërisë dhe Kosovës, blerja e këtyre lëndëve të para nga Kosova të mos konsiderohet import mbetjesh.
  • Të përjashtohen subjektet ricikluese nga pagesa e tarifës për depozitimin e mbetjeve në landfillet e vendit. Kjo kërkesë është e motivuar nga dy arsye: a) nga fakti që mbetjet bashkiake, lënde e parë për aktivitetin e këtij sektori, janë të padiferencuara, për rrjedhoje me nivel të lartë ndotjeje. Ndotje e cila në çdo rast do kishte perfunduar në landfill nëpërmjet rrugëve të tjera të depozitimit, b) nga kontributi që kompanitë ricikluese japin për buxhetin e shtetit, duke i dhënë vlerë të shtuar mbetjeve, ndërkohë që reduktojnë sasinë e mbetjeve që ndryshe do mbushnin landfillet, duke humbur çdo vlerë që mbartin.
  • Kërkohet që një vendimarrje eventuale lidhur me detyrimin për standarte të caktuara për shkarkimin në rrjetin e kanalizimeve urbane të ujërave teknologjike të industrive të riciklimit, të kaloje së pari nëpër procesin e verifikimit në terren, nga grupe pune të përbashkëta me këtë industri, të nivelit të ndotjes së lëndës së parë në fazën “input” të prodhimit, si dhe të nivelit të ndotjes së ujërave teknologjike dhe më pas në tryezën e debatit në nivel institucional me grupet e interesit.
  • Të mund të tërhiqen draftet për krijimin e Agjencisë Kombëtare, të paraqitura për shqyrtim pranë Këshilli të Ministrave dhe rikthimin e tyre në tryezat e debatit me grupet e interesit, ku të angazhohen që të japin kontributin e tyre dhe të bëhen pjesë e tryezave teknike. Për specifikat e këtij sektor dhe peshën që ky sektor ka në tërësinë e menaxhimit të integruar të mbetjeve, Enti apo Agjencia që do të krijohet do ketë rol të drejtëpërdrejtë në mbarëvajtjen e aktivitetit ekonomik.
  • Të parandalohen iniciativat ekstraligjore nga ana e ndonjë administrate lokale, që tenton të përdorë organet ligjzbatuese si mjet presioni ndaj sipërmarrjeve, gjë që kompromenton ndjeshëm klimën e të bërit biznes.

 

[slider style=”flat” category=”Mblidhja komitetit te politikave për tregun dhe konkurrueshmërinë” orderby=”date” order=”ASC”]

 

Read more

Kërkesë për heqjen e barrierave tarifore dhe jo-tarifore për qarkullimin e lirë tregtar dhe ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Më datë 5 shkurt 2018, në Prishtinë, Kosovë, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në bashkëpunim me Klubin e Prodhuesve të Kosovës si dhe nën kujdesin dhe mbështetjen e Forumit Ekonomik të Prodhuesve Kombëtare Shqiptarë, u mblodhën për të nënshkruar kërkesa specifike drejtuar qeverive përkatëse të Shqipërisë dhe Kosovës lidhur me problematikat që sipërmarrjet kombëtare e të dy shteteve, hasin gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe Zv.Kryeministri i Republikës së Kosovës Sh.t.z. Fatmir Limaj dhe Ministri i Tregtisë z. Bajram Hasani.
Kërkesat e paraqitura kanë të bëjnë me heqjen e barriereva tarifore dhe jo-tarifore për qarkullimin e lirë tregtar dhe ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Hapi i parë i kërkesave konsiston në problematikat dhe procedurat tarifore dhe jo-tarifore në sektorin doganor, konkretisht si më poshtë:
1. Heqjen e pagesës për skanerin në Republikën e Shqipërisë për të gjithë qarkullimin tregtar import-eksport, Shqipëri-Kosovë; (Kërkesa i drejtohet qeverisë së Shqipërisë, afati i përmbushjes së kësaj kërkese 30 maj 2018).
2. Heqja e pagesës për terminalet doganore në Republiken e Kosovës për të gjithë qarkullimin tregtar import-eksport, Shqipëri-Kosovë dhe Kosovë-Shqipëri; (Kërkesa i drejtohet qeverisë së Kosovës, afati i përmbushjes së kësaj kërkese 30 prill 2018).
3. Njohja e çertifikimeve dhe analizave fitosanitare të të gjithë produkteve që i nënshtrohen këtyre analizave dhe çertifikatave; (Kërkesa i drejtohet të dy qeverive si Shqiptare dhe asaj të Kosovës, afati i përmbushjes së kësaj kërkese 30 mars 2018).
4. Thjeshtimi i procedurave për eksportimin e produkteve farmaceutike për sipërmarrësit e Kosovës dhe Shqipërisë; (Kërkesa i drejtohet të dy qeverive si Shqiptare dhe asaj të Kosovës, afati i përmbushjes së kësaj kërkese 30 mars 2018).
5. Përshpejtimi i procedurave doganore, në trajtimin e praktikave të qarkullimit tregtar dhe ekonomik ndërmjet dy shteteve. (Kërkesa i drejtohet të dy qeverive si Shqiptare dhe asaj të Kosovës, afati i përmbushjes së kësaj kërkese 30 prill 2018).
6. Të rishikohet kufiri për akcizën e birrës. Aktualisht është 200.000 hektolitër. Në mënyrë që konkurrenca të jetë në favor të të gjithë sipërmarrësve kërkohet që kufiri të vendoset:
a) ose të ulet në 50.000 hektolitër;
b) ose të ngrihet në 500.000 hektolitër. (Kërkesa i drejtohet qeverisë Shqiptare, afati i përmbushjes së kësaj kërkese është 30 mars 2018).
Hapi i dytë i kërkesave konsiston si më poshtë:
1. Të hartohet një plan i përbashkët strategjik i dy qeverive, për eleminimin e të gjithë barrierave tarifore dhe jo-tarifore në qarkullimin ekonomik dhe tregtar;
2. Të hartohet një plan i detajuar i mundësive dhe potencialeve që ofrojnë shtetet tona për një ekonomi komplementare në kontekstin e investimeve të përbashkëta;
3. Të hartohet një axhendë e specifikuar lidhur me njehsimin e sistemeve fiskale në kontekstin tarifor dhe procedurial;
4. Të bëhen pjesë e mbledhjeve të qeverive të përbashkëta përfaqësues të “Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë”, përfaqësues të “Klubit të Prodhuesve të Kosovës” si dhe përfaqësues të “Forumit Ekonomik të Prodhuesve Kombëtar Shqiptarë”.
(Afati për katër pikat e fundit është mbledhja e parë e përbashkët e të dy qeverive).
Në rast se qeveritë nuk do të përmbushin kërkesat sipas afateve të përcaktuara, atëherë Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, si dhe Forumi Ekonomik i Prodhuesve Kombëtar Shqiptarë, do të përshkallëzojë me protesta në të gjithë pikat doganore.
[slider style=”flat” category=”Deklarate e perbashket AMU KPK” orderby=”date” order=”ASC”]
Read more

Mblidhet Bordi dhe Asambleja e Përgjithshme e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë

Ditën e premte datë 26 janar 2018, në ambientet e subjektit “Center Shqiptare”, Berat, u zhvillua mbledhja e Bordit dhe Asamblesë së Përgjithshmë të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë. Çështjet që u trajtuan për diskutim në këtë mbledhje ishin:

  1. Prezantimi i raportit vjetor 2017, kryesisht: Objektivat e 2017, Shërbimet e shoqatës gjatë 2017, Sektorët që përfaqëson AMU, Komitetet e politikave, Aktivitete AMU gjatë 2017, si dhe ku përfshihet si anëtare AMU. Gjithashtu u prezantuan dhe nje sërë objektivash për 2018.
  2. Diskutime në lidhje me vijimësinë e bashkëpunimit për vitin 2018 ndërmjet Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe Klubit të Prodhuesve të Kosovës;
  3. Diskutime në lidhje me iniciativën “Made in Albania”;
  4. Diskutime në lidhje me funksionimin e Bordit Drejtues;
  5. Zgjedhja e Presidentit te ri të shoqatës për periudhën janar – qershor 2018 u zgjodh z. Filip Gjoka, si dhe zëvendës presidentët u zgjodhën z. Bardhyl Baltëza dhe z. Sokol Kraja.

Mbledhja e rradhës së Bordi dhe Asamblesë u përcaktua në muajin shkurt të 2018.

[slider style=”flat” category=”Mbledhje Asambleje 26 janar” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Dhjetor 2017 është 2,4 %.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 5,5 %, vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,1 %, “Transport” me 1,5 %, “Shërbimi arsimor” me 0,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,7 %, etj.

Ndërsa, çmimet e grupit “Mobilje shtëpie dhe mirëmbajtje“ u ulën me 0,6 %.

Në muajin Dhjetor 2017, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 1,0 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,2 %.

Rritja mesatare vjetore e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në vitin 2017 është 3,2 %.

Për më shumë informacion, lutemi klikoni këtu

Read more

Tregtia e Jashtme, Dhjetor 2017

Gjatë vitit 2017 eksportet e mallrave arritën vlerën 273 mld lekë, duke u rritur me 12,1 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 626 mld lekë, duke u rritur me 8,1 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 353 mld lekë, duke u rritur me 5,2 %, krahasuar me 2016.

Eksportet, gjatë këtij viti janë rritur me 12,1 %, krahasuar me një vit më parë.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë:

  • “Materiale ndërtimi dhe metale” me +4,9 pikë përqindje;
  • “Tekstile dhe këpucë” me +4,4 pikë përqindje;
  • “Ushqim, pije, duhan” me +1,9 pikë përqindje.

Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar negativisht grupi:

  • “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,4 pikë përqindje.

Shkëmbimet tregtare, për vitin 2017, me vendet e BE zënë 66,3 % të gjithë tregtisë. Gjatë këtij viti, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 77,1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 61,6 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (36,2 %), Greqia (6,8 %), Gjermania (6,8 %) dhe Kina (6,4 %).

Në Dhjetor 2017 eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u rritur me 0,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 13,5 %, në krahasim me Nëntor 2017.

Read more

Mblidhet Komitetit për Legjislacionin, Taksat dhe Procedurat

Më datë 12 janar 2018, në ambjentet e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, u zhvillua mbledhja e Komitetit për Legjislacionin, Taksat dhe Procedurat në të cilën u diskutua mbi projektvendimin “Mbi etiketimin e ushqimit dhe informimin e konsumatorit”, projektvendim ky i dërguar për mendim në emër të shoqatës nga Ministrja e Shtetit për Mbrojten e Sipërmarrjes znj. Sonila Qato.
Nga të pranishmit në mbledhje ishte bërë një analizë nen per nen i këtij projektvendimi, si dhe duke e ballafaquar dhe me Rregulloren nr. 1169/2011 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 25 tetor 2011, “Për dhënien e informacionit ushqimor për konsumatorët”.
Ajo çfarë u vu re ishte se Rregullorja nr. 1169/2011 e Parlamentit Europian dhe e Këshillit ka 50 nene, ndërsa projektvendimi ka vetëm 41 nene, pra janë hequr 9 nene të rëndësishme. Problemi më i madh nuk vjen nga mungesa e këtyre neneve që mund të shtohen por ky problem krijohet edhe nga copëtimi apo përkthimi i pjesshëm i disa neneve.
Këto probleme po dhe një renditje problematikash të tjera nga analizat e bëra të këtij projekvendimi, ju vunë në dijeni Ministres Qato, me një shkrese zyrtare dërguar ditën e hënë datë 15 janar 2018.
Në mbledhjen e komitetit u vendos unanimisht që t’i kërkohej Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes që:
–       Të ndalohet procesi i aprovimit të këtij projektvendimi;
–       Të rishikohet projektvendimi me tendecën e përputhjes së plotë me Rregulloren nr. 1169/2011 e Parlamentit Europian;
–       Koha e hyrjes në fuqi i këtij Vendimi, të jetë nga (1-3 vjet) pas aprovimit (duke e gjykuar për pika të veçanta).
[slider style=”flat” category=”Etiketimi i Ushqimit” orderby=”date” order=”ASC”]
Read more

Deklaratë: Prodhuesit Shqiptarë shprehen pro unifikimit ekonomik Shqipëri-Kosovë

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe Forumi i Përbashkët të Prodhuesve Shqiptarë, u mblodhën sot për një deklaratë për shtyp në lidhje më hapjen e kufijve tregtare Shqipëri Kosovë.

Z. Nagip Fejzi, Kryetar i Forumit të Përbashkët të Prodhuesve Shqiptarë, në fjalën e tij tha: “Jemi këtu prezent, unë si Kryetar i Forumit të Përbashkët të Prodhuesve Shqiptarë, z. Bardhyl Baltëza si Kryetar i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe z. Astrit Shabani si Kryetar i Klubit të Prodhuesve të Kosovës. Siç e dini, dy ditë para pati një deklaratë, e cila na shqetëson ne si prodhues të Kosovës dhe Shqipërisë. Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë mes prodhuesve të Shqipërisë dhe Kosovës, por kemi dhe disa pengesa të cilat pengojnë bashkëpunimin tonë më të mirë. Pas asaj deklarate ne e pamë të arsyeshme të takohemi këtu në Tiranë dhe të jemi të gjithë së bashku të tregojmë, që ne si prodhues jemi të sigurt që ato deklarata nuk janë me qëllim. Jemi këtu për t’ju treguar atyre afaristë apo atyre biznesmenë, të cilët flitet se pengojnë nënshkrimin e marrëveshjeve mes dy qeverive, që shpresojmë se gjithçka që është thënë, nuk është e vërtetë, por nëse do të ketë diçka të vërtetë ne jemi të gatshëm t’i presim dhe ta diskutojmë. Shpresoj që pas kësaj deklarate çdo person që do të ketë nevojë, të na kontaktojë. Ne jemi këtu për të bërë më të mirën dhe jo për të bërë përçarjen e bizneseve. Keqinterpretimet ndodhin zakonisht në këto vende. Ju falënderoj edhe njëherë për prezencën dhe nëse do të keni ndonjë pyetje, ne jemi këtu për të dhënë sqarime”.

Z. Bardhyl Baltëza, President i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, në fjalën e tij u shpreh: “Dua të theksoj dy probleme. Ne jemi këtu për t’ju thënë që prodhuesit shqiptarë nga të dy anët e kufirit kanë propozuar prej kohësh qeverive shqiptare për unifikimin ekonomik midis dy vendeve dhe sinqerisht nuk shohim asnjë pengesë midis nesh, nuk ka midis nesh njerëz që janë kundër këtij bashkimi ekonomik. Dhe unë besoj, në frymën e Komunitetit Europian që ekonomitë mund të bashkohen dhe ne nuk bëhemi pengesë për këtë. Jemi ne promotorët përpara qeverive tona për ta shtyrë përpara këtë proces. Kanë mbetur probleme burokratike, të cilat ne shpresojmë, te paktën dy qeveritë si e Kosovës dhe Shqipërisë parimisht janë dakort dhe na habit fakti që mund te ketë disa probleme të vogla të cilat në thelb janë të parëndësishme, të cilat ne duhet t’i kalojmë shumë shpejt”.

Pyetje: Deklarata që erdhi nga Ministri i shtetit për Diasporën, mendoni se ishte e pabazë dhe nuk ka biznes që e pengon një proces të tillë?

Z. Bardhyl Baltëza: Të paktën në mbledhjen që bëmë midis shoqatave të prodhuesve në Shqipëri e Kosovë, nuk ka njerëz që janë kundër këtij bashkimi. Nëse ka, le t’i themi hapur, me emra që t’i kuptojmë dhe arsyet e tyre. Ne nuk jemi për përjashtimin për asnjë, jemi dakort që nëse ka keqkuptime apo mendime të kundërta, t’i diskutojmë dhe sqarojmë këto probleme. Shikoni, më besoni që fryma e bashkëpunimit midis bizneseve prodhuesve të Shqipërisë dhe Kosovës, ka qenë shumë përparimtare. Kjo sepse ne duam të ndërtojmë një ekonomi si një komb. Fati na solli që jemi dy shtete por duam të ndërtojmë një ekonomi komplementare, te mos dëmtojmë njëri tjetrin por të ndihmojmë njëri tjetrin.

Koha po vjen që kufijtë ekonomike do të hapen dhe ne nuk duam të jemi mes atyre vendeve që mund ta pësojnë nga kjo. Pra paraprakisht për këtë ia kemi kërkuar qeverive tona.  Le të hapim ekonomikisht kufijtë midis dy vendeve tona, të ndërtojmë një plan se si do ta zhvillojmë këtë ekonomi, të mos bëjmë shpenzime të dyfishta që sjellin humbje, të mos kemi konkurrenca të dëmshme midis njëri tjetrit, por t’i rregullojmë këto gjëra në mënyrë zyrtare dhe të hapur.

Pyetje: Ka pasur një sërë marëveshjesh midis dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë për bashkimin ekonomik. Konkretisht a mund të na thoni cfarë lehtësirash keni përfituar ju deri më tani?

Z. Bardhyl Baltëza: Ne eksportojmë në Kosovë dhe Kosova eksporton në Shqipëri sikur eksporton Kina në Itali. Në aspektin ekonomik njëlloj eksportojmë nuk kemi ndonjë ndryshim të madh. Lehtësia e fundit ka qënë vendosja e një pike doganore e jo dy, por ne shpresojmë që meqënëse qeveritë tona janë angazhuar për këtë të çuar përpara këtë proces, gjithcka të ecë në rrugën e duhur

Pyetje: A jeni kundër për hapjen e tregut Ballkanik?

Ne nuk jemi kundër për futjen e Shqipërisë në Evropë dhe nuk jemi kundër edhe për hapjen e tregut Ballkanik, por duhet kuptuar mirë që përgatitja e ekonomisë Shqiptare për të hapur dyert për tregun Ballkanik duhet të ketë një periudhe 2 – 3 vjeçare dhe të bëhet një studim për fushat ku do hapet. Ne nuk jemi kundër hapjes së tregut ballkanik dhe madje e inkurajojmë por me një kusht që paraprakisht të  bëhet një studim qoftë për tregun e Shqipërisë qoftë për të Kosovës sesi do të hapet ky treg. Të unifikohet një pjesë e kostove, një pjesë e drejtimeve të ekonomive tona. Duam që qeveritë tona të bashkëpunojnë me ne, për të drejtuar këtë hapje në mënyrë të tillë që mos të ketë kolaps.

Kemi një vit që i kërkojmë qeverive tona zyrtarisht të ketë një hapje midis ekonomisë së Kosovës dhe Shqipërisë dhe kjo ekonomi të jetë më pas e aftë të përballojë ekonominë e ballkanit.

Ne brenda vetes kemi produkte shumë konkurruese, por mos harroni një gjë që qeveritë e Ballkanit të gjithë subvencionojnë, dhe kërkojmë nga qeveritë tona që duhet të kenë një program të studiuar mirë dhe të ballafaquar me të gjithë ekonomitë e Ballkanit.

Z. Astrit Shabani, kryetar i Klubit të Prodhuesve të Kosovës: “Ne jemi tre organizata që kemi marrëdhënie të shkëlqyera ndërmjet njëra tjetrës dhe fokusi kryesor i joni është heqja e çdo barriere që na pengon të qarkullojmë lehtshëm.

Për sa i përket rasti që jemi mbledhur këtu, ne kemi ardhur si prodhues t’i dëshmojmë secilit prej jush që nuk ka asnjë pengesë, asnjë vonesë, asnjë dëshmi. Nëse ka raste në fjalë jemi të hapur të diskutojmë. Është kërkesë e prodhuesve që të unifikohemi, të jemi të lirë dhe të hapur, mos të  ketë asnjë pengesë. Më vjen mirë që Shqipëria ka qenë më shumë prezent në vitin 2017 se vitet e tjera dhe shpresoj të jenë edhe më shumë në vitet në vazhdim.”

 

Read more