Blog

Panairi i produkteve bujqësore, 15-17 nëntor 2017, Holandë, Amsterdam

Në datat 15-17 nëntor 2017, ne Westergasfabriek, Haarlemmerweg, Amsterdam, do të zhvillohet Panairi i Produkteve Bujqësore “The Amsterdam Produce show and Conference”, në të cilin bëhen bashkë prodhues të produkteve të fresketa agro ushqimore në Hollandë – në zemër të industrisë globale të prodhimit të produkteve të freskëta ushqimore dhe bujqësore.

Një gamë e gjerë prodhuesish do të mblidhen për të festuar pozitën e Hollandës si një lider novator botëror në prodhimin e produkteve të fresketa ushqimore dhe bujqësore, në kërkim dhe zhvillim, shkencë, logjistikë dhe tregti.

Do të organizohen një seri eventesh përgjate këtij panairi një ditor, si seminare dhe demonstrime nga shefat më të mirë të kulinarisë në vend. Do të ketë pjesëmarrës dhe folës nga vende si India, Afrika e Jugut, Kina, Suedia, Shtetet e Bashkuara te Amerikës, të cilet do të ndajnë informacion të vlefshëm mbi zhvillimet e tregut, inovacionin dhe trendet e reja në botën e produkteve ushqimore dhe bujqësore.

Kompanitë pjesëmarrëse në panair do të kenë këto përfitime:

  1. Promovimi i kompanisë dhe produkteve përpara profesionistëve në fushën e produkteve ushqimore;
  2. Komunikimi me blerës potencialë nga e gjithe bota;
  3. Mjedis të përshtatshëm për B2B;
  4. Krijim i mundësive të reja për të bërë biznes dhe për t’u zgjeruar në tregje të huaja;
  5. Lançimi i produkteve tuaja të reja.

Lutemi të gjeni këtu broshurën e eventit.

Më shumë informacion mund të merrni në faqen web:  www.amsterdamproduceshow.com

Read more

Si të eksportojmë në Turqi?

Në vitin 2006 Shqipëria ka nënshkruar një Marrëveshje të Tregtisë së Lirë me Turqinë, e cila ka hyrë në fuqi në Maj 2008. Nëpërmjet kësaj Marrëveshje dy vendeve u krijohen mundësi për rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet tyre.

Kjo marrëveshje mundëson:

  • Eksportet me origjinë Shqiptare të produkteve industriale të dalin pa tarifa doganore dhe pa kuota;
  • Eksportet me origjinë Shqiptare të prodhimeve bujqësore të dalin pa tarifa doganore dhe pa kuota, (uji mineral, Vermouth, alkoli, kakao dhe produkte kakaoje, produkte pastiçerie);
  • Produkte me origjinë Shqiptare, me kuota eksporti, pa detyrime doganore dhe kuota për këto eksporte pa kufizime por me tarifa doganore, si vera, djathi, vezët, mjalti, bimët (përfshirë kalemat) domate, qepë, lakër dhe lulelakër, karota; kastravec, fasule, perime të ngrira, perime të thara, bizele, erëza, shalqi dhe pjepër, fruta të ngrira, bimë medicinale, konserva peshku, çokollatë, konserva frutash dhe perimesh, lëngje frutash të konservuara, lëng domateje, akullore.

Eksportuesit e interesuar, mund të përfitojnë nga Marrëveshja e tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe Turqisë, e cila u jep atyre mundësinë e eksportit të një numri të produktesh shqiptare në tregun rajonal pa tarifa doganore ose me kuota tarifore (referoju ‘Marrëveshje të tregtisë).

Marrëveshja e tregtisë së lirë ndërmjet Shqipërisë dhe me Turqisë rregullon tregtinë preferenciale mes të dy vendeve. Marrëveshja mund të konsultohet në:

Lidhur me produktet bujqësore palët i kanë akorduar reciprokisht njëra tjetrës tarifa preferenciale dhe kuota tarifore. Lista e produkteve gjendet në Protokolli I të kësaj marrëveshjeje. Aneksi I i këtij protokolli përmban listën e produkteve agrare origjinuese në Turqi dhe Aneksi II përmban listën e produkteve agrare origjinuese në Shqipëri.

Të gjitha produktet e tjera agrare që nuk ndodhen në këto Anekse do të eksportohen dhe importohen duke ju nënshtruar tarifave doganore përkatëse .

− Marrëveshja këtu

Për më shumë informacion rreth rregullave të eksportit në Turqi mund të aksesoni në linkun

 

Read more

Si të eksportojmë në vendet e EFTA-s?

Në dhjetor 2009, Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA). Shtetet anëtare të EFTA-s janë Islanda, Zvicra, Norvegjia dhe Lihtenshtajni. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shteteve të EFTA përqendrohet në liberalizimin e tregtisë së mallrave.

Gjithashtu kjo marrëveshje mundëson:

– Eksportet me origjinë Shqiptare të produkteve industriale të dalin pa tarifa doganore dhe pa kuota;

– Eksporte me origjinë Shqiptare të disa produkteve bujqësore të dalin, sipas Vendeve Anëtare të EFTA-s me kuota dhe pa detyrime doganore, si vaji ullirit, perimet e freskëta, bimët medicinale, etj;

– Eksportet pa kufizim por me tarifa doganore për të gjitha prodhimet e tjera bujqësore.

Eksportuesit e interesuar, mund të përfitojnë nga Marrëveshja EFTA mes Shqipërisë dhe 3 vendeve jo anëtare te Bashkimit Evropian (Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtejnit), e cila u jep atyre mundësinë e eksportit të një numri të produktesh shqiptare në tregun rajonal pa tarifa doganore ose me kuota tarifore. Marrëveshja e tregtisë së lirë “EFTA” rregullon tregtinë preferenciale mes Shqipërisë dhe vendeve të EFTA-s.  Për të lexuar marrëveshjen klikoni: CONVENTION ESTABLISHING THE EUROPEAN FREE TRADE ASSOCIATION

Tarifat doganore mbi produktet industriale, peshqit dhe produktet e tjera detare, nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes janë hequr. Marrëveshja e Tregtise se Lirë me EFTA gjithashtu parashikon konçesione tarifore për produktet bujqësore të përpunuara.

Për më shumë informacion të përgjithshëm tregtar me vëndet EFTA si dhe informacion mbi konçesionet e lejuara mund të aksesoni linkun: http://www.efta.int/free-trade/free-trade-agreements/albania

 

Read more

Ftohen NVM shqiptare për pjesëmarje në Fondet Grant

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit te Investimeve (AIDA) në mbështetje të NVM-ve Shqiptare me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së tyre, forcimin e kapaciteteve prodhuese, dhe daljen e tyre në treg, për vitin 2017 menaxhon këto skema financiare nga buxheti i shtetit:

  1. Fondi Shqiptar i Konkurrueshmërisë;
  2. Fondin e Inovacionit;
  3. Fondin e Ekonomisë Kreative (Artizanatit);
  4. Fondin Start – up;
  5. Fondin për SME-të në zonat turistike/historike.

Në këto programe me fonde shtetërore  mund të përfitojë çdo  NVM shqiptare, sipërmarres  apo start- up dhe ftohen veçanërisht ato biznese nga sektorët prodhues me potencial eksportues. Nëpërmjet fondeve grant të shtetit Shqiptar ju asistohet, në promovim produkti, misione biznesi, prototipe produktesh te reja, amballazhim dhe etiketim produkti, nevojat tuaja për çertifikim produkti, pjesëmarrjen tuaj në panaire ndërkombëtare etj.

Pasi të informoheni gjerësisht rreth programit te fondeve që administrohen nga AIDA dhe konsultimit të profileve të kërkuara, për më shumë, lutemi gjeni linkun nga ku mund të aksesoni për të gjitha aplikimet të publikuar në faqen e internetit :  http://aida.gov.al/faqe/fondet-e-aidas

Read more

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë propozime konkrete Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Më 10 tetor 2017, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë zhvilloi një takim pune me Ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, znj. Sonila Qato.

Disa nga çështjet që u shtruan në këtë tryezë me synim rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorëve të ndryshëm të prodhimit vendas ishin:

  • Përmirësimi i klimës së biznesit nëpërmjet përforcimit të mekanizmave të dialogut publik-privat duke kërkuar përfshirjen e këtij organizmi në grupe punë, tryeza teknike, komitetet dhe këshillat që do të marrin në shqyrtim ekonominë dhe çështjet e sipërmarrjes prodhuese. Si një masë paraprake u kërkua ndërhyrja në Ligjin për Konsultim Publik duke kërkuar vendosjen e penaliteteve për nëpunësit ose zyrtarët publik të cilët nuk e respektojnë këtë Ligj.
  • Ulja e informalitetit nëpërmjet rritjes së inspektimeve edhe te subjektet informale. Mbështetja e futjes së skemës së TVSh-së dhe në tregun e shitjes në pakicë. Rishikimi i legjislacionit për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor, duke formalizuar dhe përsosur më tej strukturën organizative, në nivel lokal dhe kombëtar. Hartimi dhe implementimi i regjistrit elektronik të fermës, kartës elektronike të fermerit, si dhe krijimi i Qendrës Kombëtare të Agrobiznesit.
  • Rritja e standartizimit dhe konkurrueshmërisë si faktor kyç për sfidën Evropiane dhe atë Ballkanike. Analizë të situatës aktuale të ekonomisë në krahasim me rajonin dhe për të parë avantazhet krahasuese. Propozim për ngritjen e një grupi pune me ekspertë nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe me përfaqësues nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ku të diskutojnë dhe të japin zgjidhje problematikave të hasura nga sipërmarrësit prodhues vendas në sektorë të ndryshëm. Nxitja e eksporteve me vlerë të shtuar, rishikimi i tarifave për shërbimet portuale etj.

[slider style=”flat” category=”Takim me Ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Publikohen në platformën online e-albania 9 shërbime për biznese

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar në platformën online e-albania, 9 shërbime të rëndësishme për gjenerimin e vërtetimeve në çdo kohë dhe pa asnjë kosto për bizneset, individët dhe institucionet publike.

Tatimpaguesët, individët dhe nënpunësit e Administratës Publike do të logohet në portalin e-Albania me kredencialet e tyre dhe mund të bëjnë kërkesë për të shkarkuar on line vërtetimet si më poshtë:

• Vërtetim për pagesën e detyrimeve
• Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit
• Vërtetim për përgjegjësitë tatimore
• Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën)
• Vërtetim për regjistrim të investitorit
• Vërtetim për pagesën e kontributeve nga subjekti
• Vërtetim për posedim mjeti
• Vërtetim për individ të paregjistruar
• Vërtetim për pagesën e kontributeve për individin

Një pjesë të këtyre shërbimeve përgjigjja do merret në kohë reale dhe vërtetimi i ofruar në mënyrë elektronike do ketë firmë dhe vulë dixhitale.

Institucionet Publike të cilat do përfitojnë nga këto shërbime janë: ISSH, AKBN, AZHBR, Ministria e Brendshme, Zyra e Punës, OSHEE, DPSHTRR, Bashkia etj.

 

Read more

Mark Crawford: Ku duan të investojnë amerikanët

Mark Crawford, presidenti  i American Chamber është shprehur në intervistën e dhënë për televizionin Scan se sipërmarrësit amerikanë e kanë të vështirë të investojnë në Shqipëri, jo sepse mungon potenciali për të investuar por sepse historia e investimeve në vitet e kaluara në Shqipëri nuk ka qenë në nivelet që pritej.

Megjithatë Crawford thotë se kompanitë amerikane janë të interesuara të investojnë në turizëm megjithëse hasen vështirësi për shkak të mungesës së infrastrukturës. Edhe financa shihet si fushë potenciale investimi për shkak se duket goxha e konsoliduar kohët e fundit. Përsa i përket energjitikës, qoftë energjisë së rinovueshme apo shfrytëzimit të burimeve natyrore, Crawford u shpreh se Shqipëria ka goxha potencial por mungon besimi nga kompanitë amerikane për shkak të eksperiencave të kaluara.

Read more

Kategoritë e bizneseve të vogla që nuk do të përfshihen në regjimin e TVSH

Zejtarët dhe tregjet e bashkive, janë dy kategoritë e bizneseve të vogla që  nuk do të përfshihen në regjimin e TVSH.

Ne sot patëm një diskutim shumë të gjatë me kryeministrin për detajet, dhe kryeministri ka vendosur që logjika e TVSH-së për zejtarët dhe tregjet e miratuara të Bashkive të jetë e përjashtuar, pra mos aplikohet. Pra për zejtarët me definicion, meqë nuk kanë inpute dhe për tregjet e bashkive të vazhdojë siç ka qenë, pjesa tjetër pastaj shtrihet 20 për qindëshi”, deklaroi ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj gjatë konsultimit publik me qytetarët e Lezhës.

Më tej kryeministri Rama sqaroi se si do procedohet me tregjet e bashkive, si do bëhen kontrollet dhe a do ketë çdo tregtar kasë fiskale.

Me një ndryshim midis të dyjave që në rastin, po themi të berberit është taksa zero dhe nuk ka si aplikohet, apo edhe te të gjitha rastet e tjera të zejtar1ëve, te tregjet do ndërtojmë bashkëpunim me bashkitë dhe në bashkëpunim, kur në raste se tregjet janë jopublike, pra kur menaxhohet nga private, edhe me ata do ndërtojmë një skemë që tregu si i tërë të jetë i kontrolluar, të fiskalizohet. Pra jo çdo kush që tregton në treg të ketë kasë fiskale, por tregu si i tërë të jetë i fiskalizuar. Këtu bëhet fjalë vetëm për tregjet bashkiake që funksionojnë sipas kushteve të vendosura”.

Read more

Indeksi i çmimeve te konsumit, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupet “Veshje dhe këpucë”

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Shtator 2017, arriti 103,1 kundrejt muajit Dhjetor 2015. Në muajin Shtator 2017 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,6 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,8 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,34 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,22 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Argëtim e kulturë” kanë kontribuar me +0,02 dhe çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,06 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Mobilje, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje” kanë kontribuar me -0,05 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Shtator 2016, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,5 %, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,1 %, “Shërbimi arsimor” me 1,0 %, “Argëtim dhe kulturë” me 0,8 %,“Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rriten me 10,8 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 10,3 %, “peshk” me 5,0 %, “qumësht, djath e vezë” me 2,0 %, “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 1,7 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 2,7 %.

Ndryshimi mujor i indeksit është +0,4 %. Krahasuar me muajin Gusht 2017 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupet “Veshje dhe këpucë” me 2,4 %, pasuar nga grupi “Argëtim dhe kulturë” me 2,2 %, “Ushqime dhe pije jo alkoolike” me 0,5 %, etj. Ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupet “Shëndeti” dhe “Mobilje, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me nga 0,1 % secili.

[slider style=”flat” category=”ICK shtator 2017″ orderby=”date” order=”DESC”]

 

Read more

KRACO, e vetmja kompani shqiptare e pranishme në panairin botëror të ushqimit Anuga 2017,

Në Gjermani po mbahet Panairi më i madh botëror i ushqimeve, ANUGA 2017. Ky panair mbledh kompanitë më të rëndësishme nga e gjithë bota të cilat ekspozojnë produktet e tyre. Të paktën 7200 sipërmarje nga 192 vende të botës i bashkohen këtij Panairi, duke e kthyer në kryeqendrën e ekspozimit të produkteve ushqimore. Panairi ofron plot 160 mijë vizitorë.
E pranishme me produktet e saj është edhe kompania e njohur shqiptare KRACO.

Kompania KRACO – Capital Resources sh.p.k – Albania prodhuese e çajit, çokollatës, kapuçinos, kafes, budingjeve etj, është e vetmja kompani nga Shqipëria që merr pjesë në këtë event. Vizitorët e shumtë nga të gjithë vendet e botës vlerësojnë produktet KRACO – Made in Albania për standartin e lartë dhe cilësinë sipas kërkesave të tregut bashkëkohor.

 

Read more