Blog

Panairi “Vinexpo Bordeaux”, 18-21 qershor 2017

Kompanitë e suksesshme “Made in Albania” për prodhimin e verës, do të jenë pjesëmarrëse në panairin “Vinexpo Bordeaux”.

Në datat 18-21 qershor 2017 do të zhvillohet panairi i “Vinexpo Bordeaux”, i cili do të presë një numër të madh prodhuesish të verës dhe blerës nga e gjithë bota. Ky është panairi më i rëndësishëm për promovimin e verës, i cili zhvillohet në një nga qytetet më të famshme për prodhimin e saj në Francë.

Ky panair do të ofrojë mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi mes bizneseve, do të krijojë mundësi për gjetje të tregjeve të reja për eksport dhe rizbuluar botën e rritjes së verës. Panairi do të shërbejë si katalizator për biznesin ndërkombëtar me pjesëmarrjen e 2 300 ekspozuesve dhe 45 000 vizitorë tregtarë nga 150 shtete, duke ndihmuar për ndërtimin e një të ardhme të suksesshme të biznesit.

Shqipëria do të përfaqësohet në këtë panair me dy kompani të sukseshme “Made in Albania”: Kantina e Verës Arbri dhe Kantina Çobo.

Read more

DPD – Llogaritja e kamatë vonesave gjatë 6 mujorit të dytë të vitit 2017

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka nxjerrë njoftimin zyrtar “Mbi normën e interesit për llogaritjen e Kamatë Vonesave”.

Sipas doganave bazuar në pikën V.6 “Llogaritja e Kamatë Vonesave” të Udhëzimit Nr.4, date 07.04.2016, normat vjetore të interesit të kredisë të ardhura nga Ministria e Financave që do të jenë si bazë për llogaritjen e kamatë vonesave gjatë 6 mujorit të dytë të vitit 2017, janë: 2.25% nëse borxhi shlyhet brenda muajit dhe 5.25% nëse borxhi nuk shlyhet brenda muajit.

Zyra e borxhit në DPD merre informacion nga Banka e Shqipërisë për normën e interesit të kredisë dhe merr masat e nevojshme për publikimin e të dhënave brenda datave 1 qershor dhe 1 dhjetor me qëllim që respektivisht nga datat 1 korrik dhe 1 janar të çdo viti, norma e miratuar e kamatëvonesës tu jetë bërë e njohur të gjithë  palëve të interesuara dhe të jetë e zbatueshme  për të llogaritur e kontabilizuar çdo muaj detyrimet që rrjedhin prej saj.

Sipas udhëzimit për këtë qëllim  zbatimi i kamatëvonesës mund të fillojë  nga momenti i njoftimit të debitorit për ekzekutimin e vendimit të shpalljes debitor.

Për rastet e lindjes së borxhit doganor për mallrat që janë futur në mënyrë të paligjshme apo nëpërmjet shmangies nga mbikëqyrja doganore, momenti i zbatimit të kamatëvonesës  është çasti i futjes së mallit në mënyrë të paligjshme.

Read more

B2B Event-Për herë të parë organizohet Tirana Business Matching

Tirana Business Matching, sipërmarrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Italia, Austria, Turqia, Kroacia, Kosova, Maqedonia si dhe shumë vende të tjera do prezantojnë mundësi reale të bashkëpunimit dhe investimit në Shqipëri, më datat 28 dhe 29 shtator, në Pallatin e Kongreseve. Ky event ndërkombëtar do të përqendrohet në rolin që kanë investimet e huaja direkte dhe tregtia në rritjen e ekonomisë vendase.

Tirana Business Matching do të jetë një platformë lider në promovimin dhe krijimin e një hapësire për t’u njohur nga afër me strategjinë, prioritet, mundësitë e bashkëpunimit, B2B dhe marrëveshje me kompani shqiptare. Të gjithë pjesëmarrësit do të kenë takime paraprake me partnerët e tyre sipas një axhende të dedikuar për to, për të krijuar një klimë të mirë për bashkëpunim ekonomik. Pjesëtarët do të diskutojnë se si të tërheqin llojin e duhur të investimeve ndërkombëtare dhe partner të përshtatshëm, të cilat do të kontribuojnë në konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare.

Tirana Business Matching do të bëjë bashkë lider korporatash, politikë-bërës ekonomie, personalitete të huaja, ekspertë, përgjatë një programi intensiv dy ditor.

Temat kryesore ku do të fokusohet eventi do të jenë:

  • Infrastruktura
  • Turizmi
  • Bujqësia dhe Agro-përpunimi
  • Inovacioni &Teknologjia
  • Energjia
  • Tregje financiare

Për më shumë informacion rreth eventit, mund të klikoni  në linkun e mëposhtëm: https://www.b2match.eu/tiranabusinessmatching2017

Read more

Akademia Verore e SME-ve, 10–16 korrik 2017

Instituti Shqiptar i SME-ve – SME Albania – në bashkëpunim me Köstinger Consulting ju njofton organizimin e edicionit të parë të Akademisë Verore të SME-ve në datat 10–16 korrik 2017, në Qendrën Rinore Tiranë.

Akademia Verore e SME-ve është një program 6-ditor që i ofron SME-ve, bazën e nevojshme teorike dhe praktike që atyre u nevojitet për t’u përshtatur me ndryshimet e shpejta me të cilat përballet ekonomia jonë, për të qenë sa më konkurrues në treg dhe për tu lehtësuar procesin e ndërkombëtarizimit.

Akademia Verore e SME-ve 2017 synon të pajisë pjesëmarrësit me njohuri teknike në tre fusha kryesore:

  • Standardet – cilësia, shëndeti dhe siguria, menaxhimi i zinxhirit të furnizimit, inovacioni;
  • Parashikimi i shitjeve, të drejtat e pronësisë intelektuale, aksesi në financim, menaxhimi i burimeve njerëzore;
  • Inteligjenca e marketingut, marrëdhëniet me klientët, rrjetëzimi, menaxhimi i mediave sociale, lidershipi dhe komunikimi BMC, kompetencat ndërkulturore.

Të ftuar të veçantë në Akademinë Verore 2017 do të jenë përfaqësues nga Zyra e Këshilltarit ekonomik e tregtar të Ambasadës së Kinës që do të ofrojnë njohuri të dobishme mbi tregun kinez me qëllim promovimin e zhvillimit dhe bashkëpunimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) mes Shqipërisë, Kinës dhe BE-së. Një nga SME-të pjesëmarrëse do të përzgjidhet për të vizituar Kinën dhe për të krijuar networking me sipërmarrje në Kinë.

Të gjithë sipërmarrësit që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij programi, mund të kontaktojnë dhe të shprehin interesin e tyre në adresën info@sme.al.

Read more

Prezantohet “Platforma Ekonomike e Sipërmarrjes” nga Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrjes

Sot më datë 13 qershor 2017, Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Sipermarrjes, ku pjesë e këtij forumi është edhe Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, organizuan një konferencë për shtyp për të prezantuar platformën ekonomike të sipërmarrjes.

Forumi i  Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrjes, pas konsultimit të vazhdueshem me të gjithë organizatat e biznesit, prej disa muajsh kanë ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në vend, si dhe platformat ekonomike të të gjithë spektrit politik në fushatën elektorale.

Në respektim të plotë të rolit që ka sipërmarrja private në zhvillimin e ekonomisë shqiptare dhe të detyrimit për ta përfaqësuar denjësisht atë në marrëdhënie me politikën dhe qeverinë, ekspertët e këtij forumi kanë përgatitur një platformë për t’ja paraqitur forcave politike me qëllim që të merret në konsiderate dhe të përfshihet në programin e tyre elektoral për pjesën ekonomike.

Platforma e propozuar nga Forumi i  Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrjes ka si synim zhvillimin ekonomik të qendrueshëm i cili mbështetet në identifikimin dhe analizën e kapaciteteve, potencialeve dhe burimet që ofron vendi ynë.

Propozimi i këtij forumi është si më poshtë:

  1. Hartimi i një modeli të zhvillimit ekonomik të vendit për një periudhe 10-15 vjeçare, në konsultim të ngushtë me sipermarrjen, bazuar në kapacitetet, potencialet dhe burimet që ofron vendi ynë dhe duke e garantuar atë me miratim në konsensus të gjerë politik të formalizuar në Kuvendin e Shqipërisë.
  2. Rritja e konkurueshmërisë së ekonomisë shqiptare duke patur në vëmendje sektorët me prioritarë për të cilët duhen pregatitur menjëherë një serë paketash lehtësuese me karakter ligjor, procedural, tatimor dhe tarifor:
  • Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe garantimi i sigurisë ligjore;
  • Përmirësimi i kuadrit rregullator procedural;
  • Përmirësimin e klimës së investimeve dhe të bërit biznes;
  • Hartimin e politikave fiskale dhe përmirësimit të sistemit tatimor dhe atij doganor;
  1. krijimit te nje sistemi taksimi ne nje kuote të pranueshme të dakordësuar me sipërmarrjen;
  2. uljes së moderuar e nivelit të TVSH dhe përshkallezimin në zbritje për disa sektore specifik;
  3. futjes në të gjithë nivelet e sipërmarrjes së skemës së TVSH;
  4. heqjes përfundimisht e fashave të llogaritjes së taksimit për sipermarrjen pa referencë xhiron vjetore;
  5. heqjes së disa taksave dhe tatimeve të panevojshme të mbetura në sistem pa asnjë vlerë për buxhetin e shtetit por duke krijuar vështirësi për sipërmarrjen;
  6. rikategorizimit të llojeve të sipërmarrjes (sipas ligjit për tregtarët dhe shoqëritë tregtare), duke shtuar kategori të reja dhe bërë lehtësime fiskale sipas kategorive;
  7. përmirësimit të sistemit të rimbursimit të TVSH dhe Akcizës.
  • Përmiresimit të politikave tregtare duke mbajtur në fokus politikat mbështetëse mbi prodhimin vendas dhe nxitjen e eksporteve nëpërmjet:
  1. Rishikimit të taksave vendore për industrinë prodhuese;
  2. Përmirësimin e infrastrukturës publike për një akses më të shpejtë dhe cilësor në territor;
  3. Përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike dhe produkteve utilitare në shërbim të aktivitetit të sipërmarrjes si psh: energjia elektrike, ujësjellës dhe kanalizimi, etj;
  4. Heqja e TVSH për energjinë elektrike për sipërmarrjen prodhuese;
  5. Ulje e çmimit të lëndëve djegëse për sipërmarrjen prodhuese;
  6. Përmirësimi i procesit të inspektimit dhe shtrirja e inspektimit online si një skemë që mbështet prodhuesit e formalizuar dhe lufton informalitetin;
  7. Mbështetje për rritjen e standartit dhe cilësisë së produkteve shqiptare;
  8. Lehtësimi i procedurave doganore dhe kufitare;
  9. Rritja e fondeve mbështetëse për promovimin e “Made in Albania” si produkte me origjine të mbrojtur dhe të kontrolluar.
  1. Rritja e punësimit duke u bazuar në identifikimin e potencialeve dhe burimeve që ofron territori dhe duke u mbështetur në cilësinë dhe standartin e sistemit edukativ. Rritja e punësimit duhet të jetë jo vetëm numerike por e zgjuar dhe e qëndrueshme pasi duhet t’i përshtatet modelit të zhvillimit ekonomik 10-15 vjeçar.
  2. Përmirësimi i Dialogut Publik Privat si një nga elementet kryesor të bashkëpunimit me sipërmarrjen private dhe garantimin e efikasitetit të politikave publike që prekin drejtpërdrejt ekonominë. Ky dialog duhe të garantohet nëpërmjet riaktivizimit të plote të legjislacionit aktual për konsultimin publik ( ligji i vitit 2014 që deri më tani të aplikuar vetëm në mënyre sporadike) dhe ndergjegjësimin të hartuesve të plotikave publike, që dialogu me sipërmarrjen paraprakisht dhe përgjatë miratimit të strategjive, prioriteteve, akteve ligjore dhe nënligjore, do të krijonte një ambjent të përshtatshëm dhe lehtësues për një zhhvillim ekonomik të qendrueshëm dhe në harmoni me rritjen e performancës së sipërmarrjes.
  1. Agrobiznesi dhe Zhvillimi Rural
  • Konsolodimi rrjetit ekzistues të Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor, duke formalizuar dhe përsosur më tej strukturën e tyre organizative, në nivel lokal dhe kombëtar.
  • Rritja e ndergjegjësimit të aktorëve ekonomikë, kombëtar mbi potencialin e sipermarrjeve dhe fermerëve shqiptarë të angazhuar në zhvillimin e agrobiznesit dhe zonave rurale në tërësi.
  • Rinovimi i Parkut të Mekanikës Bujqësore dhe shtimi linjave të përpunimit të lëndëve të para në vend.
  • Evidentimi dhe analizimi sa më i plotë, transparent dhe të saktë të tokave djerrë ose të pakultivuara me mekanikë bujqësore, si dhe të potencialeve apo aseteve të tjera në zonat rurale, që janë në pronësi apo përdorim të sektorit privat dhe atij publik.
  • Mbështetja e metodave inovative dhe programeve prodhuese intensive për të siguruar një mekanikë performante, duke synuar në veçanti reduktimin e kostove energjetike, nepërmjet zëvendësimit të karburantit të importuar me karburant të prodhuar dhe përpunuar në vend.
  • Ulja e kostove për fermerët në aksesin në financë, si dhe mbeshtetja e tyre në garantimin dhe marrjen e financimeve më të mëdha dhe të përshtatura ndaj nevojave të tregut.

6. Turizmi dhe Agroturizimi

Nxisim partitë politike për të hartuar një paketë masash specifike për investime në përmirësimin e infrastrukturës në zonat turistike.

[slider style=”flat” category=”Platforma Ekonomike e Sipërmarrjes” orderby=”date” order=”ASC”]

 

Read more

“Forumi për zhvillim të eksportit botëror”, 25-26 tetor 2017, Budapest

Në datat 25-26 tetor 2017, në Budapest, Hungari, do të zhvillohet “Forumi për zhvillim të eksportit botëror”, organizuar nga Qendra Ndërkombëtare e Tregtisë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë.

Në këtë forum do të marrin pjesë investitorë, sipërmarrës që operojnë në fushën e bujqësisë. Më datat 24-25 tetor, do të zhvillohen takime B2B ndërmjet sipërmarrësve që do të jenë të pranishëm. Ata do të ndajnë eksperiencat e tyre, si dhe rrugët e mundshme për të patur sukses në tregun lokal dhe atë ndërkombëtar.

Takimet B2B do të mbledhin fermerë, prodhues, eksportues dhe importues të fushës së bujqësisë dhe teknologjisë së aplikuar në këtë fushë. Bizneset pjesëmarrëse do të mund të njihen me partnerë potencial, duke rritur mundësitë për bashkëpunime të suksesshme mes tyre.

Për më shumë informacion mbi pjesëmarrjen në këtë event, ju lutem drejtojuni linkut:

http://www.intracen.org/WEDF-2017-Business-to-Business-meetings-24-and-25-October-2017/

Për t’u regjistruar shkarkoni formularin: Pre-Registration

Read more

Mblidhet Komiteti i Politikave i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë

Më 6 qershor 2017, pranë zyrave të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, u zhvillua takimi i Komitetit për Legjislacionin, Taksat dhe Procedurat, Komitetit për Standartet dhe Cilësinë  dhe Komitetit për Tregun dhe Konkurrueshmërinë.

Ndër qëllimet e zhvillimit të kësaj mbledhjeje ishin trajtimi i çështjeve të mëposhtme:

  • Taksa amballazhit të lëndës së parë si dhe taksa e amballazhit të plastikës dhe qelqit, c’ka rrit ndjeshëm kostot e prodhimit;
  • Kuadri ligjor në etiketimin e produkteve ushqimore, trajtimi i tij;
  • Liberalizimi i tregut të energjisë;
  • Etj..

[slider style=”flat” category=”Komiteti i Politikave” orderby=”date” order=”ASC”]

 

 

Read more

Burime financimi për SME-të, si të aplikoni për 5 skemat që financohen nga buxheti i shtetit

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve(AIDA), në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme(NVM) me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë, forcimin e kapaciteteve prodhuese dhe daljen e tyre në treg, menaxhon për vitin 2017 këto skema financiare nga buxheti i shtetit: Fondin Shqiptar të Konkurrueshmërisë, Fondin e Ekonomisë Kreative (Artizanatit), Fondin për SME-të në zonat turistike/historike, Fondin në mbështetje të Sipërmarrjeve të reja ”Start Up”, Fondin e Inovacionit dhe Fondin e Sipërmarrjes Turistike.

AIDA, njofton se aplikimi për fondet e vitit 2017 është i hapur deri më datë, 01.11.2017. Për të aplikuar më poshtë gjeni listen e dokumentave.

Lista e dokumentave që duhet të plotësojë cdo kompani:

1.            Formulari i Aplikimit;

2.            Formulari standart lidhur me kriteret e përjashtimit;

3.            Formulari i vetëdeklarimit;

4.            Biznesi të jëtë i rregjistuar prej jo më pak 1 viti ne (QKB);

5.            Bilanci i vitit të fundit;

6.            Vërtetim që kompania ka paguar të gjitha taksat e Bashkisë dhe  detyrimet tatimore.

7.            Buxheti i projektit;

8.            Projekti i propozuar;

9.            Dokument i identifikimit i njohur nga ligji i personit që paraqet kërkesën në emër të subjektit;

10.          Autorizimin nga titullari i subjektit, në rastin kur personi që aplikon nuk është titullari i subjektit, por person i autorizuar.

Më poshtë mund të gjeni informacion për secilin fond financimi:

Read more

Ministria e Financave – bizneseve: Denonconi presionin me gjoba nga inspektorët tatimorë

Ministria e Financave u bën thirrje tatimpaguesve që për çdo rast kur ata ndjehen nën presione abuzive të motivuara politikisht, të denoncojnë menjëherë pranë këtij institucioni.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Financave

Ministria e Financave, në kuadër të verifikimit të disa informacione, është njoftuar se inspektorë tatimorë po ushtrojnë presion përmes gjobave ndaj subjekteve tatimpaguese duke mbajtur ndaj tyre qëndrime selektive bazuar në përkatësinë e tyre partiake.

Veprime të tilla janë të patolerueshme.

Ministria e Financave u kërkon Drejtorive Rajonale të Tatimeve si dhe inspektorëve tatimorë që të jenë profesional dhe korrekt në zbatimin e ligjit. Në të gjitha rastet kur do të evidentohen presione dhe shantazhe të tilla përmes gjobvënies ndaj biznesit, do të merren masa ndëshkimore bazuar në legjislacionin në fuqi.

Ministria e Financave u bën thirrje tatimpaguesve që për cdo rast kur ata do të ndjehen nën presione abuzive të motivuara politikisht, të denoncojnë menjëherë pranë nesh.

Ata jane të lutur që të na shkruajnë ose të na dërgojnë foto apo filmime në numrin 0676054545. (Whatsapp, Viber) 

Read more

Arben Shkodra: Sistemi fiskal duhet të ndryshojë rrënjësisht dhe të garantojë uljen e evazionit

Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, është shprehur se niveli aktual i taksave nuk solli asnjë risi në përmirësimin e performancës së sistemit fiskal, nuk e uli evazionin dhe nuk ishte ndihmues për sipërmarrjen. Ulje-ngritjet e paketave fiskale në vite pa pasur një qëndrueshmëri për disa vite me radhë kanë sjelle një çoroditje të planeve të investimeve.

Cilat janë pritshmëritë tuaja nga programet ekonomike të Partive kryesore?

Përtej deklaratave retorike, shpesh pa një argumentim të detajuar, Partitë politike duhet të fillojnë menjëherë takimet me organizatat që përfaqësojnë sipërmarrjen, me qëllim diskutimin e çështjeve të lidhura me ekonominë. Ne presim të kemi dokumente të shkruara mbi të cilat të fillojë debati konstruktiv dhe që të merren në konsideratë rekomandimet tona për çështje që kanë të bëjnë me tregun, konkurrueshmërinë, prodhimin, politikat tregtare, taksat dhe tarifat, reformat në ekonomi, etj.

Çfarë duhet të kenë parasysh partitë kur hartojnë programet e tyre?

Së pari, duhet të kuptojnë që programet ekonomike nuk hartohen nga zyrat e mbyllura dhe as duket marrë opinionin e individëve të vetëm, por në bashkëpunim me organizatat e sipërmarrjes.

Së dyti, duhet të marrin në konsideratë tregun rajonal, situatën gjeopolitike në rajon, për të kombinuar një paketë sa më konkurruese për prodhimin vendas.

Së treti duhet të mendojnë që së shpejti do të fillojnë negociatat me BE dhe kjo do të jetë një sfidë tepër e rëndësishme për një mandat qeverisës dhe bashkëpunimi me sipërmarrjen është i domosdoshëm. Nuk duhet të gabojmë sërish në negociata, ashtu siç kemi vepruar me marrëveshjet e tjera tashmë të negociuara.

Lidhur me nivelin e taksave, si e vlerësoni nivelin aktual të tyre, si ka ndikuar rritja e tatimfitimit dhe dividendit në mandatin e kaluar në ecurinë e bizneseve që ju përfaqësoni dhe planeve të tyre për investime?

Niveli aktual i taksave nuk solli asnjë risi në përmirësimin e performancës së sistemit fiskal, nuk e uli evazionin dhe nuk ishte ndihmues për sipërmarrjen. Ulje-ngritjet e paketave fiskale në vite, pa pasur një qëndrueshmëri për disa vite me radhë, kanë sjelle një çoroditje të planeve të investimeve. Këto luhatje të vazhdueshme kanë sjellë në korrigjime të vazhdueshme të planit të biznesit, duke çuar në krijimin e një klime të paqartë për investime të reja.

Cili është niveli i taksave që ju propozoni dhe që do të ishte optimal për të mos ndikuar negativisht në buxhet nga njëra anë dhe për të mos rënduar bizneset nga ana tjetër?

Parimisht, jemi për taksimin e sheshtë, përshkallëzimin e nivelit të TVSH dhe rishikimin e tarifave mbi procedurat e ndryshme. Por një gjë shumë e rëndësishme është edhe ndryshimi rrënjësor i sistemit fiskal, i cili duhet të garantojë edhe uljen e evazionit fiskal.

Arben Shkodra

Partitë duhet të kuptojnë që programet ekonomike nuk hartohen nga zyrat e mbyllura dhe as duke marrë opinionin e individëve të vetëm, por në bashkëpunim me organizatat e sipërmarrjes

Read more