Blog

Përditësimi i të dhënave nga subjektet, detyrim ligjor dhe thjeshtim i komunikimit me administratën

Në një njoftim zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ve në dijeni të gjithë tatimpaguesve se janë të detyruar të deklarojnë adresën e saktë të ushtrimit të veprimtarisë, në mënyrë që të sigurojnë marrjen në kohë të njoftimeve të dërguara nga Administrata Tatimore.

Cilat të dhëna përditësohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit?

Tatimpaguesi, person fizik dhe juridik, regjistron çdo ndryshim të të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, siç përcaktohet në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, të ndryshuar.

  • Aplikimi për ndryshimin e selisë dhe hapja e vendeve të tjera të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga selia, në çdo rast bëhen përpara nisjes efektive të veprimtarisë në atë vend biznesi.
  • Për hapjen e vendeve të tjera dytësore të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga selia, tatimpaguesi pajiset me një çertificatë regjistrimi, me numër unik identifikimi të njëjtë me atë të regjistrimit, por me numër serial të ndryshëm.
  • Tatimpaguesit, në interes të tyre por dhe të administrates tatimore, janë të detyruar të njoftojnë edhe çdo ndryshim që ka të bëjë me adresën/adresat e veprimtarisë ekonomike dhe të banimit, si dhe të numrit të telefonit e të adresës elektronike, të dhëna që shërbejnë si pikë kontakti pë marrjen e informacioneve në një një kohë sa më të shpejtë.

Të dhënat e deklaruara nga subjektet në QKB, njëherazi përditësohen automatikisht edhe në regjistrin elektronik të administratës tatimore.

Ku ndryshohen përgjegjësitë tatimore dhe cilat janë kriteret për ndryshimin e tyre?

Tatimpaguesi, i cili pëmbush kushtet ligjore për kalimin nga një kategori në tjetrën (nga Biznes i Vogël në Biznes i Madh), duhet të njoftojë apo kërkojë ndryshimin në administratën tatimore (Drejtorinë Rajonale Tatimore) përkatëse, brenda 15 ditëve kalendarike nga data e konstatimit dhe pëmbushjes së kushteve për këtë ndryshim.

Përgjegjësia tatimore (llojet e tatimeve pë të cilat tatimpaguesi duhet të jetë përgjegjës), pas regjistrimit fillestar ndryshon vetëm duke u paraqitur pranë sporteleve të shërbimit apo me një kërkese drejtuar Drejtorisë Rajonale Tatimore të juridiksionit, për ndryshimet e ndodhura. Raste të ndryshimit të përgjegjësisë tatimore mund të jenë:

  • Tejkalimi i qarkullimit prej 8 milionë lekë në vit kalendarik , kur tatimpaguesi nga pagues i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël duhet të kalojë në tatimpagues i tatimit mbi fitimin.
  • Tejkalimi i qarkullimit prej 5 milion lekë në vit kalendarik, kur tatimpaguesi pavarsisht se nuk ndryshon kategorinë si Biznes i Vogël, i shtohet pëgjegjësia e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, apo anasjelltas.

Po ashtu ndryshimi i kategorisë për sigurime të tatimpaguesit nga person i vetëpunësuar i vetëm, në person i vetëpunësuar me punëmarrës etj., bëhet pranë sporteleve të shërbimit të tatimpaguesit në Drejtorinë Rajonale Tatimore të juridiksionit përkatës.

Theksojmë se Organizatat Jofitimprurëse dhe të gjithë tatimpaguesit që regjistrohen nga Drejtoritë Rajonale Tatimore duhet të njoftojnë në administratën tatimore, brenda 15 ditëve nga data e regjistrimit të ndryshimeve për ndryshimet si më poshtë:

a) ndryshimi i emrit;
b) ndryshimi i adresës së veprimtarisë ose kontaktit;
c) ndryshimi i statusit ligjor;
ç) çelja/mbyllja e degëve, sektorëve ose njësive të reja;
d) ndryshimi i llojit të veprimtarisë ekonomike;

 

Read more

Mbyllet procesi i fshirjes së detyrimeve për mosdeklarim në afat, përfitojnë edhe 6,309 tatimpagues të tjerë

Në zbatim të ligjit “Për Pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore, doganore, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit” dhe Udhëzimit të Ministrisë së Financave në zbatim të tij, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve implementoi fazën e dytë duke përmbyllur procesin e fshirjes së detyrimeve për mosdeklarim në afat.

Gjatë ditës së djeshme nga fshirja automatike e këtyre deklaratave, që duhet të dorëzoheshin deri më 30 Qershor, kanë përfituar edhe 6,309 tatimpagues të tjerë. Në total 111,356 subjekte në status aktiv dhe pasiv kanë përfituar nga fshirja automatike e gjobave për mosdeklarim në kohë.  Llojet e dënimeve që janë fshirë nga sistemi elektronik për deklarim të vonuar janë:

  • Listpagesë e TAP
  • Deklarata të TVSH-së,
  • Deklarata për destinimin e fitimit
  • Deklaratë Tatim Fitimi/Tatim i Thjeshtuar i Fitimit
  • Taksa Kombëtare etj.

Të gjithë tatimpaguesit që kanë përfituar do të gjejnë në llogarinë e tyre elektronike njoftimin përkatës.

Procesi i fshirjes automatike do të vijojë hap pas hapi me çdo zë që parashikon legjislacioni.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kujton tatimpaguesit se duhet të konsultohen me legjislacionin lidhur me detyrimet që përjashtohen nga falja. Informacioni i plotë i ligjit dhe udhëzimit të Ministrisë së Financave gjenden të publikuara në faqen zyrtare të tatimeve www.tatime.gov.al në rubrikën “Legjislacioni”.

Read more

QKB thirrje bizneseve, dorëzoni në kohë pasqyrat financiare për vitin financiar 2016

Qendra Kombëtare e Bizneseve paralajmëron bizneset që  paguajnë tatim fitim, për të dorëzuar në kohë pasqyrat financiare, raportet e auditit dhe të ecurisë së veprimtarisë për vitin financiar 2016.

Afati i fundit i dorëzimit është data 31 Korrik 2017

Nëse bizneset nuk depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit pasqyrën financiare brenda afatit të përcaktuar, ato do të përballen me gjobë në masën 15 000 lekë të parashikuar në pikën 3, të nenit 74, të Ligjit Nr. 9723/2007.

Sipas njoftimit të bërë nga QKB, detyrimi për depozitimin e dokumentave të sipërcituara e kanë subjektet që janë regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim fitimi, të cilët duhet të dorozojnë pranë QKB-së:

  • Pasqyrat financiare vjetore të skanuara ne format PDF,
  • Raportin e auditimit dhe ecuris së veprimtarisë (kur mbajtja e tyre është e detyrueshme),
  • Vendimin për miratimin e pasqyrave financiare (sipas kërkesës ligjore)

Mënyra e depozitimit:

  • Depozitimi i dokumentave të sipërcituara mundësohet vetëm nëpërmjet aplikimi online në portalin qeveritar e-albania, duke ndjekur të gjitha hallkat e procedurës për kryerjen e aplikimit
  • Formati elektronik i ruajtjes së pasqyrave financiare, duhet të jetë në PDF
  • Individi i cili do të kryejë aplikimin, duhet të jetë i pajisur me kartë identiteti ose pasaportë biometrike
  • Shërbimi ofrohet pa pagesë

Referuar të dhënave zyrtare të QKB, janë gati 20014 subjekte që kanë detyrimin për të depozituar bilancet vjetore në QKB ,përmes portalit qeveritar E-albania.

Bëjnë përjashtim subjektet me administrator të huaj dhe shoqëritë e kursim kreditit, aplikimet e të cilëve do të vijojnë të kryhën vëtëm në sportelet e shërbimit të qkb-së.

Për më shumë informacion vizitoni: www.qkb.gov.alwww.e-albania.al

Read more

Dallimi ndërmjet kuponave tatimorë nga ata fiktivë?

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në një njoftim zyrtar të saj, ve në dijeni të gjithë qytetarët se në çdo blerje me para në dorë, duhet të kërkojnë domosdoshmërisht nga shitësi apo ofruesi i shërbimit, kuponin tatimor.

Kuponi tatimor që i jepet një blerësi apo një klienti, përmban të dhënat e mëposhtme:

  • Emrin, adresën e tatimpaguesit;
  • NIPT-in;
  • Emrin, sasinë, çmimin dhe vlerën e cdo artikulli /ose shërbimi;
  • Vlerën totale  të mallrave apo shërbimeve të marra;
  • Mënyrën e pagesës (cash, çek, kartë krediti etj.);
  • Shumën e TVSH-së, sipas shkallës tatimore;

Në pjesën e fundit të kuponit tatimor ndër të tjera paraqitet:

  • Numri i identifikimit të pajisjes fiskale;
  • Data dhe ora e lëshimit të kuponit;
  • Numri i kuponit
  • Logo fiskale, që është shenja identifikuese, që vendoset në çdo kupon tatimor, në fund dhe e pozicionuar në qendër të tij.

Çdo kupon i lëshuar jo sipas kësaj forme, është i pavlefshëm dhe i dënueshëm administrativisht nga ligji, me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Administrata tatimore sjell në vëmendje këto elementë, që ju të mos bini pre e lëshimit të një kuponi jotatimor nga pajisje fiskale jo të autorizuara. Të tillë kupona janë abuzivë dhe vlejnë vetëm për përfitime abuzive në dëm të interesit tuaj dhe shoqërisë në tërësi.

DPT ju inkurajon të denonconi çdo rast duke telefonuar në numrin pa pagesë 0800 14 14 ose duke na dërguar foto e video në Whatsapp dhe Viber në numrin 0697073733.

Read more

Së shpejti 9 shërbime online, vërtetime për subjekte dhe individë pa u prezantuar në sportele, në çdo kohë pa asnjë kosto.

Me qëllim përmirësimin dhe modernizimin e shërbimeve si dhe rritjen e performancës së institucionit së shpejti Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të ofrojë në platformën online e-albania 9 shërbime shumë të rendësishme për bizneset dhe qytetarët. Së shpejti sipërmarrësit dhe individët do të mund të bëjnë kërkesë dhe shkarkojnë on line vërtetimet si më poshtë:

  • Vërtetim për pagesën e detyrimeve
  • Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit
  • Vërtetim për përgjegjësitë tatimore
  • Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën)
  • Vërtetim për regjistrim të investitorit
  • Vërtetim për pagesën e kontributeve nga subjekti
  • Vërtetim për posedim mjeti
  • Vërtetim për individ të paregjistruar
  • Vërtetim për pagesën e kontributeve për individin

Për një pjesë të këtyre shërbimeve përgjigjja do merret në kohë reale dhe vërtetimi i ofruar në mënyrë elektronike do ketë firmë dhe vulë dixhitale.

Qytetari ose tatimpaguesi do të logohet në portalin e-Albania me kredencialet e tij (emër përdoruesi dhe fjalëkalim) dhe do të zgjedhë shërbimin që i nevojitet. Implementimi i këtij projekti ka rëndësi dhe ndjeshmëri të lartë pasi ndihmon si institucionin ashtu edhe qytetarët në minimizimin e kohës së ofrimit dhe marrjes së shërbimeve. DPT është e angazhuar maksimalisht në lehtësimin e procedurave për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto shërbim cilësor për çdo tatimpagues.

Read more

30 Qershori, afati i fundit për dorëzimin e deklaratave të padorëzuara

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ju kujton tatimpaguesve se Ligji nr. 33/2017 datë 30.03.2017, “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore” ndër të tjera parashikon:
 
Heqjen e gjobave për mosdeklarim në afat, për deklaratat e padorëzuara të çdo periudhe tatimore me kushtin që çdo deklaratë e padorëzuar të dorëzohet elektronikisht deri në datën 30.06.2017.
Tatimpaguesi duhet të dorëzojë elektronikisht deklaratat e çdo periudhe tatimore, pavarësisht vitit të cilit i përkasin apo llojit të tyre.
Read more

31 Korriku, afati i fundit për dorëzimin e bilanceve vjetore të vitit 2016

Afati i fundit i dorëzimit të bilanceve vjetore të vitit 2016 është data 31 korrik 2017.

Nëse bizneset nuk depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit pasqyrën financiare brenda afatit të përcaktuar, ato do të përballen me gjobë në masën 15 000 lekë të parashikuar në pikën 3, të nenit 74, të Ligjit Nr. 9723/2007.

Përveç Qendrës Kombëtare të Biznesit, aplikimet mund të kryhen edhe online në portalin e-Albania, përmes një procedure të shpejtë dhe të thjeshtë brenda 24 orësh, në çdo kohë të ditës.

Bizneset mund të përfitojnë nga mundësia e dorëzimit të bilanceve online edhe pas 31 Korrikut, por ato do të duhet të bashkëlidhin edhe mandatin e pagesës së gjobës së derdhur në një nga bankat e nivelit të dytë, mandat i cili për t’u klasifikuar si i vlefshëm duhet të përmbajë të dhënat sipas faturës së arkëtimit.

Read more

Panairi i Ushqimit dhe Agrokulturës, Budapest, 20-24 shtator 2017

Panairi i Ushqimit dhe Agrokulturës në Budapest, organizon  eventin e radhës në datat 20-24 shtator 2017. Panairi OMEK ka një histori dhe traditë ndër vite duke u kthyer në një nga panairet më të rëndësishme në Europën Qendrore. Në vitin 2015, Panairi kishte 950 ekspozitor dhe u vizitua nga mijëra vizitore.

Këtë vit, Panairi- OMEK ka në fokus hortikulturën, makineritë në agrokulturë, prodhimin e ushqimeve me cilësi të lartë, prodhimet lokale, zhvillimin rural dhe turizmin ekologjik, tematika këto të rëndësishme për sektorin e agrokulturës dhe ushqimit në vendin tonë. Duke qenë se kompanitë shqiptare janë gjithmonë në kërkim të mundësive të reja për të zgjeruar tregun e tyre, gjykojmë se pjesëmarrja juaj do të ishte e vlefshme për punën tuaj. Pjesëmarrja juaj në këtë panair mund të jetë në formën e ekspozimit, takimeve B2B, pjesëmarrës në konferencë ose vizitor.  Bashkangjitur gjeni të gjithë informacionin e nevojshëm  sa i përket panairit.

Për çdo informacion shtesë, mund të drejtoheni në adresën e mëposhtme:

Illes Bálint –Këshilltar për agrokulturën dhe mjedisin për vendet e Ballkanit Perëndimor

Tel.: +382 20 602 880, +382 20 602 910

Mobil: +382 67 621 738

Fax: +382 20 625 243

E-mail: Balint.Illes@mfa.gov.hu

Web: www.kormany.hu

Download Attachments:

Application for professional exhibitors

Application for small producers

General Terms and Conditions OMÉK 2017

List of Products

OMÉK ppt_EN

Read more

Tatimpaguesit që paraqesin kërkesë për rimbursimin e TVSH-së

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve që prej datës 20 qershor 2017, ka  nxjerrë njoftimin për tatimpaguesit që paraqesin kërkesë për rimburisimin e TVSH-së.

DPT kujton të gjithë tatimpaguesit, të cilët paraqesin kërkesën për rimbursim të TVSH-së pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, që njëkohësisht me kërkesën për rimbursim, duhet të depozitojnë pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së në DPT, vërtetimin origjinal nga banka e nivelit të dytë të numrit të llogarisë në lekë (IBAN), të biznesit në të cilën do të kryhet kalimi i shumës për rimbursim.

Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga:

  • Tatimpaguesit që paraqesin për herë të parë kërkesë për rimbursim të TVSH-së pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve;
  • Tatimpaguesit që kërkojnë kalimin e shumës në një llogari të re, të ndryshme nga ajo ku kanë kaluar rimbursimet e mëparshme.

 

Read more

Fermat agroblektorale të mëdha, si të aplikojmë për licencë për mbarështim të kafshëve.

Të interesuarit që dëshirojnë të pajisen me licencë për mbarështimin e kafshëve në një fermë të madhe Agroblegtorale, mund ta marrin këtë shërbim duke klikuar në portalin E-Albania.

Aplikanti, para se të përdorë shërbimin, duhet të marrë dokumentet e nevojshme nga institucionet përkatëse që i japin ato.

Shërbimi ofron mundësinë e ngarkimit të dy llojeve të dokumenteve:

  • Dokumente origjinale të skanuara nga aplikanti, të cilat nevojiten të dorëzohen origjinale pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) pasi është kryer aplikimi online;
  • Dokumente me nënshkrim elektronik, të cilat nuk duhet të dorëzohen pranë QKB-së. Për të marrë dokumente me nënshkrim elektronik, aplikanti duhet t’i kërkojë punonjësit të institucionit që gjeneron dokumentin që ta ngarkojë atë të nënshkruar elektronikisht në sistemin e AMS-së (Application Management System). Pas ngarkimit nga punonjësi i institucionit, aplikanti mund ta shkarkojë dokumentin e nënshkruar elektronikisht te “Hapësira ime”, në seksionin “Dokumentet e mia” tek e-albania.
    Pas përfundimit të aplikimit online, aplikanti duhet të dorëzojë në QendrënKombëtare të Biznesit (me postë apo në sportel) versionin origjinal të dokumenteve të skanuara.

Vetëm pasi të jenë dorëzuar këto dokumente në QKB, do të vijohet me trajtimin e aplikimit nga organet përkatëse brenda dhe jashtë këtij institucioni. Nëse aplikimi për licencën e kërkuar aprovohet, aplikantit do t’i shfaqet licenca në profilin e tij tek e-Albania, në seksionin “Dokumentet e mia” te “Hapësira ime”. Gjithashtu aplikanti mund të tërheqë dokumentin e licencës në sportel. Në rast mosaprovimi të dokumenteve apo licencës, aplikanti do të njoftohet me anë të e-mail-it edhe mbi arsyen e mosaprovimit.

Dokumentacioni i nevojshëm

  • Akti i regjistrimit të subjektit sipas legjislacionit në fuqi;
  • Dokument identifikimi të njohur nga ligji i personit që paraqet kërkesen në emër të subjektit.
  • Autorizim që vërteton se personi që paraqet kërkesën (kur ky nuk është vetë titullari i subjektit) në emër të subjektit është i autorizuar prej tij për të kërkuar licensim/leje.
  • Përshtatshmëria e njohurive dhe eksperiences së personelit: – Çertifikatë për Drejtuesin Teknik, – Kontratë pune me Drejtuesin Teknik
  • Përshtatshmëria e pajisjeve, teknologjisë dhe mjediseve me standardet e veprimtarisë: – Dokumente pronësie dhe/ose përdorimi, – Planimetria e stabilimentit, – Vetëdeklarim për përshtatshmërinë dhe plotësimin e standarteve tekniko-teknologjike dhe higjieno-sanitare të mjediseve dhe pajisjeve.

Dokumentet e kritereve të listuara më sipër mund të ngarkohen në një nga format e mëposhtme:
– Të nënshkruara elektronikisht nga institucioni – Këto dokumente kanë të njëjtën vlerë ligjore me dokumentet origjinale në letër, prandaj nuk është e nevojshme të dërgohen origjinale me postë te QKB.

– Dokumente origjinale të skanuara (të panënshkruara elektronikisht) – Këto dokumente duhet të dërgohen origjinale me postë drejt QKB-së ose të dorëzohen fizikisht te sporteli i QKB-së.

Hapat e procedures

  • Identifikohuni si biznes në portal
  • Zgjidhni shërbimin “Aplikim për licensë për mbarështim të kafshëve në fermat agroblektorale të mëdha”
  • Klikoni butonin” Përdor”
  • Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi adresën e biznesit dhe ngarkoni dokumentet e nevojshme të kritereve të licencës.
  • Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit.
  • Merrni numrin e çështjes në përgjigje të dërgimit të aplikimit, me të cilën mund të gjurmoni më pas çështjen e hapur duke përdorur shërbimin ”Gjurmimi i çështjeve nga Qendra Kombëtare e Biznesit (licenca)”.
  • Dërgoni me postë ose dorëzoni në sportelin e QKB-së versionin origjinal vetëm për dokumentet e skanuara gjatë aplikimit online.
  • Sportelisti verifikon dokumentet e aplikimit dhe nëse ato janë të gjitha të nënshkruara elektronikisht, e konfirmon çështjen duke e kaluar te regjistruesi. Nëse një pjesë e dokumenteve janë të panënshkruara elektronikisht (pra, të skanuara nga origjinali), atëherë sportelisti e le pezull çështjen deri në mbërritjen e dokumenteve origjinale.
  • Pasi dokumentet origjinale mbërrijnë në QKB, sportelisti verifikon që ato janë të njëjta me versionin e skanuar të dërguar gjatë aplikimit online. Më pas konfirmon krijimin e çështjes (sistemi i brendshëm i QKB-së gjeneron LC-në përkatëse dhe lajmëron aplikantin me e-mail).
  • Çështja i shfaqet regjistruesit të QKB-së për trajtim të mëtejshëm. Regjistruesi proceson aplikimin dhe pas aprovimit të tij, çështja i kalon ministrisë për shqyrtim. Në rast se regjistruesi nuk e aprovon aplikimin, aplikanti njoftohet me e-mail për arsyen e refuzimit.
  • Ministria shqyrton aplikimin dhe merr vendim aprovues ose refuzues për çështjen. Në rast refuzimi, aplikanti njoftohet me e-mail edhe mbi arsyen.
  • Në rastin e aprovimit të aplikimit nga ministria, licenca përkatëse ose aktivizohet direkt prej saj kur dhënia e licencës është pa pagesë ose shfaqet në radhën e punës të sportelistit të QKB-së për ngarkimin e mandatit të pagesës.
  • Pas kryerjes së pagesës nga aplikanti, licenca aktivizohet nga sportelisti i QKB-së. Sportelisti vijon me gjenerimin e dokumentit të licencës, e nënshkruan atë elektronikisht dhe e dërgon në seksionin “Dokumentet e mia” te “Hapësira ime” Gjithashtu aplikanti mund të tërheqë dokumentin e licencës në sportel.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit është 19 ditë pune dhe periudha e vlefshmërisë është pa afat.

Për më shumë informacion klikoni këtu 

Read more