Lajme

Tryeza teknike sektoriale mbi energjinë

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë mori pjesë në tryezën teknike sektoriale për Energjinë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Arben Shkodra. Gjatë tryezës sektoriale, diskutimet u përqendruan në zbatimin e reformës në sektorin e energjisë, investimet e parashikuara nga qeveria në zgjerimin e rrjetit dhe zhvillimit të energjisë së rinovueshme, me qëllim vendosjen e këtyre standardeve që do të revolucionarizojnë përdorimin e teknikës dhe teknologjisë ne vend, si dhe u diskutuan problematikat dhe sugjerimet e grupeve të interesit mbi çështjet përkatëse.

Problematikat dhe çështjet që Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ka dërguar pranë Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes për tu diskutuar në këtë tryezë me përfaqësues të Ministrisë së Energjitikës, janë:

  • Mos  zbatimi i vazhdueshëm i procesit të konsultimit paraprak dhe përgjatë miratimit të akteve ligjore dhe nënligjore, në shkelje flagrante të ligjit (për Ministrinë dhe agjencite e varesisë);
  • Mbi problematikat që shfaqin kushtet jo të favorshme të kontratave mes konsumatorit (sipermarrjes) dhe furnitorit me energji (per momentin OSSHE dhe me pas operatoret e licensuar kur furnizimi me energji të jetë liberalizuar).
  • Mbi problemet që shfaqen vazhdimisht nga cilësia jo e mirë e furnizimit me energji elektrike dhe dëmet që i shkaktohen sipërmarrjen prodhuese nga mungesa, shkëputja apo cilësia e dobët e furnizimit me energji;
  • Kostot e energjisë elektrike.
Read more

Tryeza teknike sektoriale mbi bujqësinë

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë mori pjesë në tryezën teknike sektoriale për Bujqësinë. Gjatë tryezës sektoriale, u ngritën problematikat kryesore që prekin sipërmarrjen në këtë fushë, investimet e parashikuara nga qeveria si dhe u diskutuan sugjerimet e grupeve të interesit mbi çështjet përkatëse

Problematikat dhe çështjet që Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ka dërguar pranë Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes për tu diskutuar në këtë tryezë me përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, janë:

  • Mos zbatimi i vazhdueshëm i procesit të konsultimit paraprak dhe përgjatë miratimit të akteve ligjore dhe nënligjore, në shkelje flagrante të ligjit (për Ministrinë dhe agjencitë e varësisë);
  • Mbi detyrimet e prapambetura për disa qindra fermerë e subjekte të agrobiznesit, që rezultojnë nga një grant i dhënë në mbështetje të fermerëve Shqiptarë nga qeveria e Japonisë në vitet 1999-2005;
  • Mbi nevojën e reformimit të sektorit të bujqësisë dhe adoptimit të teknologjisë së informacionit për përshpejtimin reformave, uljen e informalitetit dhe garantimin e transparencës në këtë sektor;
  • Për problemet që paraqet modeli aktual i funksionimit të bashkëpunimit bujqësor në zbatim të ligjit për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor;
  • Mbi problemet që hasin subjektet në lidhje me procedurat e etiketimit të produkteve ushqimore dhe informimin e konsumatorit;
  • Për tarifat të analizave laboratorike të kërkuara në procesin e inspektimit;
  • Për formalizimin dhe rregullimin ligjor të tregtimit të tepricës së produkteve të prodhuara individualisht nga fermerët apo familjet fermere duke e konsideruar këtë si mbështetje të Bujqësisë Sociale;
  • Mbi taksat doganore për lëndët e para;
  • Eksportet në BE;
  • Direktivat e BE;
  • TVSH e produkteve ushqimore;
  • Ligji mbi inspektimet;
  • Gjobat nga AKU

[slider style=”flat” category=”Tryeza teknike sektoriale mbi bujqësinë” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Tryeza teknike sektoriale mbi ekonominë

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë mori pjesë në tryezën teknike sektoriale për Ekonominë. Në këtë tryezë u diskutua mbi problematikat lidhur me sistemin fiskal dhe marrjen parasysh të vërejtjeve dhe sugjerimeve të grupeve të interest në hartimin dhe përgatitjen e ligjeve për të bërë të mundur implementimin sa më të drejtë të tyre.

Problematikat dhe çështjet që Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ka dërguar pranë Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjeës për tu diskutuar në këtë tryezë me përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë , janë:

  1. Mos zbatimi i vazhdueshëm i procesit të konsultimit paraprak dhe përgjatë miratimit të akteve ligjore dhe nënligjore, në shkelje flagrante të ligjit;
  2. Problemet me ligjin dhe aktet nënligjore “Për procedurat tatimore”, ndryshimet e vazhdueshme dhe krijimi i procedurave në udhezimet e DPTT;
  3. Problemet që ka Ligji mbi akcizën, VKM-të, udhëzimet, urdhërat në zbatim të tij, pasi shpesh ka përcaktime jo të drejta dhe mbivendosje të pa nevojshme;
  4. Mbi fenomenin e evazionit nga subjektet me status pasiv në QKB (shoqëri me status pasiv për më shumë se tre vjet dhe me detyrime të pambledhura tatimore – shpesh dege të shoqerive të falimentuara jashtë vendit dhe që nuk kanë vijuar me mbylljen e degëve).
  5. Mbi detyrimet e prapambetura për disa qindra fermerë e subjekte të agrobiznesit, që rezultojnë nga një grant i dhënë në mbështetje të fermerëve Shqiptarë nga qeveria e Japonisë në vitet 1999-2005’
  6. Për taksën e amballazhit lënda e parë;
  7. Për taksën e amballazhit të plastikës dhe qelqit;
  8. Për tarifat e skanimit në dogana;
  9. Për taksat doganore për artikujt që janë lënde e parë për industrinë prodhuese;
  10. Mbi akcizën për lëndët e para djegëse për industrinë prodhuese;
  11. Mbi nivelin të taksës së pasurisë mbi ndërtesat e industrive prodhuese.
  12. Për pagesat e sigurimeve shoqërore për vendet e reja të punës në ndihmë të industrive prodhuese;
  13. Mbi procedurat doganore dhe kufitare;
  14. Mbi tarifat për shërbimet portuale;
  15. Për TVSH e karburantit dhe të ujit që përdoret nga sipermarrja prodhuese;
  16. Mbi rimbursimin e TVSH dhe Akcizës;
  17. Për TVSH në import për makineritë/pajisjet që përdoren nga sipermarrja prodhuese
  18. Për rimbursimin e TVSH-së për subjektet 100% eksportuese;
  19. Problemet me procedurave doganore për sa i përket penaliteteve dhe të drejtës së ankimimit;
  20. Për tarifat e analizave laboratorike të kërkuara në procesin e inspektimit;
  21. Në mbeshtetje të industrisë prodhuese duke zeruar taksat doganore mbi lëndët e para
  22. Taksa mbi bizneset.

[slider style=”flat” category=”Tryeza teknike sektoriale mbi ekonominë” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Tryeza teknike sektoriale me mjedisin

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë mori pjesë në tryezën teknike sektoriale për mjedisin, zhvilluar nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Gjatë tryezës sektoriale për mjedisin u ngritën problematikat kryesore që prekin sipërmarrjen në këtë fushë si menaxhimi i mbetjeve apo qeset plastike, si dhe u diskutuan sugjerimet e grupeve të interesit mbi çështjet përkatëse.

Problematikat dhe çështjet që Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ka dërguar pranë Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes janë si më poshtë:

  1. Moszbatimi i vazhdueshëm i procesit të konsultimit paraprak dhe përgjatë miratimit të akteve ligjore dhe nënligjore, në shkelje flagrante të ligjit;
  2. Mbi draftet për “Strategjinë Kombëtare të Menaxhimit të Mbetjeve”;
  3. Mbi përdorimin e iniciativave ekstraligjore nga ana e ndonjë administrate lokale, që tenton të përdorë organet ligjzbatuese si mjet presioni ndaj sipërmarrjeve, gjë që kompromenton ndjeshëm klimën e të bërit biznes;
  4. Mbi problemet që has sot sektori i riciklimit në lidhje me bllokimin e importeve për mbetjet e listës së gjelbër në përputhje me procedurat doganore të perpunimit aktiv si mundësi për të vënë kapacitetin e plotë të prodhimit;
  5. Mbi problemet që shfaq mundësia që i jep legjislacioni, eksportit të mbetjeve plastike dhe letër, si lëndë të para për industrinë e riciklimit;
  6. Mbi problemin që paraqet në rritjen e kostove për sipërmarrjen prodhuese miratimi i tarifave për depozitimin e mbetjeve në landfillet e vendit;
  7. Për tarifat e analizave laboratorike të kërkuara në procesin e inspektimit;
  8. Mbi diskutimin e licensave të përhershme;
  9. Kur nuk garantohet furnizimi me ujë nga rrjeti.

[slider style=”Flat” category=”Tryeza teknike sektoriale me mjedisin” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Mblidhet Bordi dhe Asambleja e Përgjithshme e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë

Ditën e premte datë 9 mars 2018, u zhvillua mbledhja e Bordit dhe Asamblesë së Përgjithshme. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe anëtarët më të rinj të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë për vitin 2018. Çështjet që u trajtuan për diskutim ishin:

  1. Miratimi i pasqyrës financiare për vitin 2017;
  2. Miratimi i projekt buxhetit mbështetës për vitin 2018;
  3. Miratimi projektstrukturës dhe organikës së shoqatës;
  4. Diskutime për ndryshime statutore;
  5. Etj.

Gjatë mbledhjes u diskutua dhe në lidhje me axhendën e takimeve për zhvillimin e tryezave teknike sektoriale me përfaqësues të ministrive sipas kalendarit të caktuar nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Në fund të mbledhjes u zhvillua ceremonia e dhënies së çertifikavatë të anëtarësisë për vitin 2018.

[slider style=”flat” category=”Mbledhja Asamblese 9 mars 2018″ orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Deklaratë e përbashkët për shtyp në lidhje me falimentimin e industrisë së riciklimit

Sot datë 6 mars 2018, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë dhe Shoqata e Ricikluesve, në një deklaratë për shtyp kanë denoncuar veprimet ekstraligjore të ushtruar nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, ndaj një numri të konsiderueshëm subjektesh aktiv në fushën e grumbullimit, përpunimit të mbetjeve të riciklueshme, në bashkinë e Tiranës.

Subjekte private prej muajsh vazhdojnë të jenë pre e një seri masash administrative arbitrare dhe të jashtligjshme, që kanë kulmuar me revokimin dhe pezullimin e lejeve mjedisore dhe për rrjedhojë ndërprerjen e aktivitetit të 100 (njëqind) subjekteve, duke nëpërkëmbur të drejtat kushtetuese për të ushtruar aktivitetin dhe atë të pronësisë private, duke dëmtuar rëndë financiarisht këto sipërmarrje, mbi të gjitha duke cënuar rëndë interesin publik si rrjedhoje e mbylljes masive të vëndeve të punës, deligjitimimit të aksionit të shtetit dhe kompromentimit pa kthim të procesit të riciklimit në vend, si dhe po sjell përkeqësimin e shumë indikatorëve të performancës së sipërmarrjes të këtij sektori në vendin tonë.

Kërkojmë me këmbëngulje që, në respekt të ligjit:

  1. Të ndalet ky aksion represiv dhe diskriminues ndaj subjekteve private;
  2. Të rikthehet ligjshmëria duke anulluar vendimin për heqjen dhe pezullimin e lejeve mjedisore dhe liçencave;
  3. Të hapet rruga e dialogut institucional me organizmat përfaqësues të sipërmarrjes dhe me shoqatat e sektorit, duke i mbyllur kështu rrugën fushatave apo zgjidhjeve diletanteske në ekonomi.
Read more

Raporti Vjetor 2017 – Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë e themeluar në vitin 2016 dhe krijuar si një organizatë jo-fitimprurëse, ka për qëllim të përfaqësojë, të mbrojë dhe të përmirësojë interesin e përbashkët të prodhuesve shqiptarë që operojnë në Republikën e Shqipërisë. BPSH përbëhet nga 27 anëtarë që janë dhe prodhuesit më në zë të vendit, që përfaqësojnë:

  • 170 mln euro xhiro vjetore të sipërmarrjes prodhuese;
  • mbi 10 000 të punësuar në sektorin e prodhimit;
  • mbi 100 mln euro eksporte, mbi 500 mln euro investime.

Përgjatë vitit 2017, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ka zhvilluar:

  • 7 mbledhje Bordi Drejtues;
  • 2 mbledhje Asamble të Përgjithshme;
  • 6 mbledhje Komitete Politikash;
  • mbi 20 dalje publike;
  • 21 aktivitete te zhvilluara nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptare;
  • 18 aktivitete ku Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ka qenë i ftuar për të marrë pjesë.

Për më shumë informacione në lidhje me raportin vjetor 2017, klik Raporti vjetor 2017

 

 

Read more

Anëtarët e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë të pranishëm në aktivitetin “Gjergj Kastrioti në ekonominë shqiptare”

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Fondacionit Illyricum Sacrum zhvilloi konferencën me temë: “Gjergj Kastrioti në ekonominë shqiptare” të përqendruar sidomos te marketimi i simbolit të Skënderbeut në ekonominë shqiptare.

Në këtë takim ishin të pranishëm, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, albanologë, historianë, studiues, përfaqësues të shoqërisë civile e të medias si dhe sipërmarrës nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, të cilët kishin ekspozuar edhe prodhimet e tyre.

Në fjalën e tij përshëndetëse Z. Filip Gjoka, President i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, u shpreh se Bashkimi i Prodhuesve Shqiptare si organizim vullnetar i krijuar dhe themeluar në vitin 2016, ka për qëllim të përfaqësojë, të mbrojë dhe të përmirësojë interesin e përbashkët të prodhuesve shqiptarë që operojnë në Republikën e Shqipërisë. Kjo shoqatë përbëhet nga sipërmarrjet më në zë të vendit që përfaqësojnë: rreth 30 sektorë të industrive të ndryshme të prodhimit, 170 milion euro xhiro vjetore të sipërmarrjes prodhuese, rreth 10 000 të punësuar në sektorin e prodhimit, 100 milion euro eksporte/vjetore, mbi 500 milion euro investime.

Ai tha se problemet që hasin këta prodhues janë të shumta, por mbi të gjitha mungesë vëmendje ndaj prodhimit vendas. Duhet të dëgjohet më shumë zëri i këtyre industrive prodhuese, duhet të punohet më shumë për përmirësimin e dialogut publik privat (ku biznesi dhe shteti duhet të shihen si partner), rritjes së konkurrueshmërisë dhe uljes së informalitetit. Shumë shpejt do përballemi me hapjen e tregjeve rajonale. Por a janë prodhuesit shqiptarë gati, si do të pozicionohen këta prodhues në tregun vendas dhe rajonal? Konkurrueshmëria do jetë agresive dhe nëse produktet shqiptare nuk do të mundin të jenë konkurrent në cilësi dhe çmime atëherë shumë shpejt nuk do të jenë të aftë të mbijetojnë dhe do të mbizotërojnë produktet e importit. Kjo sigurisht që do të dëmtojë të gjithë sektorët e industrive prodhuesve dhe për pasojë ekonomine e vendit tonë. Duhet të krijohen mundësi maksimale që prodhimet tona të kenë qasje në tregjet Europiane.

Gjithashtu z. Gjoka lançoi në këtë aktivitet të rëndësishme edhe iniciativën më të re të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, atë të rikrijimit dhe brandimit të produkteve “Made in Albania”. Kjo iniciativë konsiston për të krijuar një rregullore ku do përforcoj origjinën e produkteve shqiptare, me qëllim:

  • Promovimi më i mire i produkteve me origjinë shqiptare;
  • Rritje Ekonomike;
  • Çertifikim i produkteve shqiptare për t’i identifikuar sipas vendit të origjinës;
  • Zhvillimi i eksporteve;
  • Nxisim konkurrueshmërinë;
  • Rrisim transparencen;
  • Mbrojmë konsumatorin.

Për të marrë jetë kjo iniciativë, ka nevojë për mbështetjen e atyre që drejtojnë ekonominë e vendit tonë dhe ku ne i shohim si partnere të domosdoshëm, u shpreh z. Gjoka.

[slider style=”flat” category=”Gjergj Kastrioti në ekonominë shqiptare” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Mblidhet komiteti i politikave për tregun dhe konkurrueshmërinë

Më 7 shkurt 2018, mblidhet Komiteti i Politikave për Tregun dhe Konkurrueshmërinë. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin anëtaret e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë si dhe përfaqësues nga Shoqata Shqiptare e Ricikluesve. Në tryezën e takimit u diskutuan mbi shqetësimet dhe problematikat që has sektori i industrisë së riciklimit si dhe kërkesa dhe propozime që ka ky sektor ndaj Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen për mbështjetjen dhe zgjidhjen e këtyre problematikave, për krijimin e një klime të përshtatshme të të bërit biznes.

Pas u analizuan çështje dhe problematika që prekin këtë sektor, u konkludua në kërkesa dhe propozime  specifike për mbështetjen e sektorit të industrisë prodhuese të riciklimit në Shqipëri që u dërguan në Ministri të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, si më poshtë:

  • Të kufizohet eksporti i mbetjeve plastike dhe letër, lëndë të para për industrinë e riciklimit.
  • Të verifikohet mundësia e hapjes së importeve për mbetjet e listës së gjelbër në përputhje me procedurat doganore të përpunimit aktiv dhe, nëse kjo do rezultojë e pamundur, të verifikohet mundësia që, në kuadër të masave për heqjen e barrierave mes Shqipërisë dhe Kosovës, blerja e këtyre lëndëve të para nga Kosova të mos konsiderohet import mbetjesh.
  • Të përjashtohen subjektet ricikluese nga pagesa e tarifës për depozitimin e mbetjeve në landfillet e vendit. Kjo kërkesë është e motivuar nga dy arsye: a) nga fakti që mbetjet bashkiake, lënde e parë për aktivitetin e këtij sektori, janë të padiferencuara, për rrjedhoje me nivel të lartë ndotjeje. Ndotje e cila në çdo rast do kishte perfunduar në landfill nëpërmjet rrugëve të tjera të depozitimit, b) nga kontributi që kompanitë ricikluese japin për buxhetin e shtetit, duke i dhënë vlerë të shtuar mbetjeve, ndërkohë që reduktojnë sasinë e mbetjeve që ndryshe do mbushnin landfillet, duke humbur çdo vlerë që mbartin.
  • Kërkohet që një vendimarrje eventuale lidhur me detyrimin për standarte të caktuara për shkarkimin në rrjetin e kanalizimeve urbane të ujërave teknologjike të industrive të riciklimit, të kaloje së pari nëpër procesin e verifikimit në terren, nga grupe pune të përbashkëta me këtë industri, të nivelit të ndotjes së lëndës së parë në fazën “input” të prodhimit, si dhe të nivelit të ndotjes së ujërave teknologjike dhe më pas në tryezën e debatit në nivel institucional me grupet e interesit.
  • Të mund të tërhiqen draftet për krijimin e Agjencisë Kombëtare, të paraqitura për shqyrtim pranë Këshilli të Ministrave dhe rikthimin e tyre në tryezat e debatit me grupet e interesit, ku të angazhohen që të japin kontributin e tyre dhe të bëhen pjesë e tryezave teknike. Për specifikat e këtij sektor dhe peshën që ky sektor ka në tërësinë e menaxhimit të integruar të mbetjeve, Enti apo Agjencia që do të krijohet do ketë rol të drejtëpërdrejtë në mbarëvajtjen e aktivitetit ekonomik.
  • Të parandalohen iniciativat ekstraligjore nga ana e ndonjë administrate lokale, që tenton të përdorë organet ligjzbatuese si mjet presioni ndaj sipërmarrjeve, gjë që kompromenton ndjeshëm klimën e të bërit biznes.

 

[slider style=”flat” category=”Mblidhja komitetit te politikave për tregun dhe konkurrueshmërinë” orderby=”date” order=”ASC”]

 

Read more

Kërkesë për heqjen e barrierave tarifore dhe jo-tarifore për qarkullimin e lirë tregtar dhe ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Më datë 5 shkurt 2018, në Prishtinë, Kosovë, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në bashkëpunim me Klubin e Prodhuesve të Kosovës si dhe nën kujdesin dhe mbështetjen e Forumit Ekonomik të Prodhuesve Kombëtare Shqiptarë, u mblodhën për të nënshkruar kërkesa specifike drejtuar qeverive përkatëse të Shqipërisë dhe Kosovës lidhur me problematikat që sipërmarrjet kombëtare e të dy shteteve, hasin gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe Zv.Kryeministri i Republikës së Kosovës Sh.t.z. Fatmir Limaj dhe Ministri i Tregtisë z. Bajram Hasani.
Kërkesat e paraqitura kanë të bëjnë me heqjen e barriereva tarifore dhe jo-tarifore për qarkullimin e lirë tregtar dhe ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Hapi i parë i kërkesave konsiston në problematikat dhe procedurat tarifore dhe jo-tarifore në sektorin doganor, konkretisht si më poshtë:
1. Heqjen e pagesës për skanerin në Republikën e Shqipërisë për të gjithë qarkullimin tregtar import-eksport, Shqipëri-Kosovë; (Kërkesa i drejtohet qeverisë së Shqipërisë, afati i përmbushjes së kësaj kërkese 30 maj 2018).
2. Heqja e pagesës për terminalet doganore në Republiken e Kosovës për të gjithë qarkullimin tregtar import-eksport, Shqipëri-Kosovë dhe Kosovë-Shqipëri; (Kërkesa i drejtohet qeverisë së Kosovës, afati i përmbushjes së kësaj kërkese 30 prill 2018).
3. Njohja e çertifikimeve dhe analizave fitosanitare të të gjithë produkteve që i nënshtrohen këtyre analizave dhe çertifikatave; (Kërkesa i drejtohet të dy qeverive si Shqiptare dhe asaj të Kosovës, afati i përmbushjes së kësaj kërkese 30 mars 2018).
4. Thjeshtimi i procedurave për eksportimin e produkteve farmaceutike për sipërmarrësit e Kosovës dhe Shqipërisë; (Kërkesa i drejtohet të dy qeverive si Shqiptare dhe asaj të Kosovës, afati i përmbushjes së kësaj kërkese 30 mars 2018).
5. Përshpejtimi i procedurave doganore, në trajtimin e praktikave të qarkullimit tregtar dhe ekonomik ndërmjet dy shteteve. (Kërkesa i drejtohet të dy qeverive si Shqiptare dhe asaj të Kosovës, afati i përmbushjes së kësaj kërkese 30 prill 2018).
6. Të rishikohet kufiri për akcizën e birrës. Aktualisht është 200.000 hektolitër. Në mënyrë që konkurrenca të jetë në favor të të gjithë sipërmarrësve kërkohet që kufiri të vendoset:
a) ose të ulet në 50.000 hektolitër;
b) ose të ngrihet në 500.000 hektolitër. (Kërkesa i drejtohet qeverisë Shqiptare, afati i përmbushjes së kësaj kërkese është 30 mars 2018).
Hapi i dytë i kërkesave konsiston si më poshtë:
1. Të hartohet një plan i përbashkët strategjik i dy qeverive, për eleminimin e të gjithë barrierave tarifore dhe jo-tarifore në qarkullimin ekonomik dhe tregtar;
2. Të hartohet një plan i detajuar i mundësive dhe potencialeve që ofrojnë shtetet tona për një ekonomi komplementare në kontekstin e investimeve të përbashkëta;
3. Të hartohet një axhendë e specifikuar lidhur me njehsimin e sistemeve fiskale në kontekstin tarifor dhe procedurial;
4. Të bëhen pjesë e mbledhjeve të qeverive të përbashkëta përfaqësues të “Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë”, përfaqësues të “Klubit të Prodhuesve të Kosovës” si dhe përfaqësues të “Forumit Ekonomik të Prodhuesve Kombëtar Shqiptarë”.
(Afati për katër pikat e fundit është mbledhja e parë e përbashkët e të dy qeverive).
Në rast se qeveritë nuk do të përmbushin kërkesat sipas afateve të përcaktuara, atëherë Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, si dhe Forumi Ekonomik i Prodhuesve Kombëtar Shqiptarë, do të përshkallëzojë me protesta në të gjithë pikat doganore.
[slider style=”flat” category=”Deklarate e perbashket AMU KPK” orderby=”date” order=”ASC”]
Read more