info@prodhuesit.org

Lajme

1-Vjetori i Themelimit i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë

Më 11 dhjetor 2017, në ambjentet e “Te Stela Resort” u zhvillua ceremonia e 1-vjetorit të themelimit të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, organizimi i vetëm vullnetar në vend që mbron interesat e gjithë sektorëve të prodhimit. Në ceremoni morën pjesë rreth 200 të ftuar, ministra e përfaqësues të institucioneve publike, ambasadorë,  përfaqësues të organizatave të huaja në Shqipëri, përfaqësues të USAID nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partnerë nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës e Maqedonia, gazetarë dhe prodhues të të gjithë sektorëve në Shqipëri. Mbrëmja filloi me një ekspozitë të anëtarëve të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, ku pjesëmarrësit patën mundësi të shikonin dhe provonin produkte shqiptare.

Në hyrje të ceremonisë, u prezantua një video promovuese e industrisë prodhuese shqiptare, me pamje nga fabrikat e anëtarëve të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, ndër fabrikat më të mëdha të prodhimit në vend, me qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve nga  institucionet publike dhe organizatat e huaja në Shqipëri për sfidat, rëndësinë dhe përpjekjet e mëdha të sipërmarrësve prodhues vendas për të sjellë për konsumatorët shqiptarë produkte “Made in Albania” të një cilësie të lartë.

Sekretari i Përgjithshëm z. Arben Shkodra, falënderoi gjithë pjesëmarrësit për praninë e tyre dhe ftoi prodhuesit shqiptarë t’i bashkohen këtij organizimi kaq të rëndësishëm për sektorin e prodhimit në Shqipëri.

Z. Bardhyl Baltëza, President i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, prezantoi shkurtimisht ecurinë e shoqatës, me mbi 50 aktivitete të zhvilluara duke përfshirë workshope, seminare, B2B, takime pune me përfaqesues të qeverisë, tryeza teknike të Komiteteve të Politikave për çështje të caktuara lidhur me prodhimin. Z. Baltëza nënvizoi rëndësinë e marrëveshjeve të bashkëpunimit me partnerët nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe Maqedonisë, dhe ftoi përfaqësuesit e qeverive të tre vendeve për të bashkëpunuar në drejtim te pengesave ekzistuese doganore. Presidenti prezantoi edhe përbërjen e shoqatës, me 30 anëtarë që përbëjnë në total një xhiro vjetore mbi 170 milionë euro, përfaqësojnë mbi 10 000 të punësuar, kanë mbi 100 milionë euro eksporte të shtrira në pothuajse të gjitha shtetet e Evropës, në SHBA, Kinë por edhe Afrikën Veriore dhe vlera e investimeve të të cilëve shkon më shumë se 500 milionë euro.

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, znj. Sonila Qato, e cila u shpreh e befasuar nga puna e zhvilluar nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në vetëm një vit dhe numri i madh i prodhuesve vendas, partnerëve nga Kosova, Maqedonia dhe organizatat e huaja që punojnë në Shqipëri, të mbledhur posaçërisht për të festuar një vjetorin e këtij organizimi të rëndësishëm për industrinë prodhuese shqiptare.  Znj. Qato vlerësoi komunikimin e vazhdueshëm me Sekretarin e Përgjithshëm, Presidentin e Shoqatës, Bordin Drejtues dhe anëtarët pjesëmarrës ne tryezat teknike të zhvilluara. Ministrja theksoi se bashkëpunimi do të vazhdojë dhe u shpreh e hapur për diskutime e takime të vazhdueshme me anëtarët e shoqatës për çështjet që i shqetësojnë ata në aktivitetin e tyre.

Z. Nagib Fejzi, Kryetar i Forumit Ekonomik te Prodhuesve Shqiptare tha se u shpreh se në të gjitha vendet e Evropës ku ka pasur rastin të shkojë, nuk ka gjetur një organizim kaq të konsoliduar dhe një frymë bashkëpunimi kaq të mirë siç ka ndodhur midis prodhuesve te Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Z. Fejzi u shpreh i bindur se Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, me kaq arritje vetëm në nje vit punë, po merr rolin e organizimit vullnetar më të rëndësishëm në Shqipëri përsa i përket industrisë së prodhimit dhe ftoi prodhuesit në Shqipëri të bëhen pjesë e këtij organizimi.

Fjalën e fundit përshëndetëse e mbajti z. Astrit Shabani nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, i cili u shpreh se prodhuesit shqiptarë në Kosovë Maqedoni e Shqipëri i kanë hequr tashmë barrierat, dhe është rradha e qeverive respektive qe të bëjnë të njëjtën gjë. Pasi vlerësoi punën e prodhuesve shqiptarë të të gjitha trevave, ai ftoi konsumatorët shqiptarë të konsumojnë shqip, të konsumojnë produkte vendase sepse përveçse përfitojnë produkte cilësore, mbështesin konkurrimin e denjë të produkteve shqiptare në tregun evropian.

Pas ceremonisë, mbrëmja vazhdoi me darkën gala, ku u servir per të ftuarit ushqim me produkte shqiptare nga anëtarët e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, nën tingujt e muzikës live.

[slider style=”flat” category=”1-Vjetori i Themelimit i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Ministrja Qato: Vlerësoj komunikimin me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë, bashkëpunimi do të vazhdojë

Znj. Sonila Qato, Ministre shteti për mbrojtjen e sipërmarrjes, ishte e pranishme  në ceremoninë dhe darkën gala të organizuar me rastin e një vjetorit të themelimit të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, ku morën pjesë rreth 200 të ftuar, ministra e përfaqësues të institucioneve publike, ambasadorë,  përfaqësues të organizatave të huaja në Shqipëri , përfqësues të USAID nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partnerë nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës e Maqedonia, gazetarë dhe prodhues të të gjithë sektorëve në Shqipëri.

Znj. Qato, u shpreh e befasuar nga puna e zhvilluar nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në vetëm një vit dhe numri i madh i prodhuesve vendas, partnerëve nga Kosova, Maqedonia dhe organizatat e huaja që punojnë në Shqipëri, të mbledhur posaçërisht për të festuar një vjetorin e këtij organizimi të rëndësishëm për industrinë prodhuese shqiptare.  Znj. Qato vlerësoi komunikimin e vazhdueshëm me Sekretarin e Përgjithshëm, Presidentin e Shoqatës, Bordin Drejtues dhe anëtarët pjesëmarrës ne tryezat teknike të zhvilluara. Ministrja theksoi se bashkëpunimi do të vazhdojë dhe u shpreh e hapur për diskutime e takime të vazhdueshme me anëtarët e shoqatës për çështjet që i shqetësojnë ata në aktivitetin e tyre.

Read more

Mblidhet Këshilli i Investimeve

Këshilli i Investimeve (KI), ku pjesë anëtare e saj është dhe Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, zhvilloi më 6 Dhjetor 2017 mbledhjen e tij të 11-të, të drejtuar nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Z. Arben Ahmetaj.

Në fokus të mbledhjes ishte prezantimi dhe diskutimi i gjetjeve të vrojtimit me 146 biznese, kryer nga Sekretariati i KI në bashkëpunim me Universitetin Epoka gjatë periudhës Korrik – Shtator 2017.

Vrojtimi kishte për qëllim evidentimin e ecurisë së shqetësimeve kryesore të biznesit, krahasuar me gjetjet e Sekretariatit gjatë 2015-2016, kryesisht lidhur me Inspektimin Tatimor dhe Marrëdhëniet me Administratën Tatimore, Informalitetin, dhe Rimbursimin e TVSH-së. Të pranishëm në mbledhje ishin dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit vendas dhe të huaj.

Në fjalën e tij, Ministri Ahmetaj vlerësoi arritjet e Këshillit të Investimeve në trajtimin e shqetësimeve të biznesit si dhe njohu nevojën për përpjekje të vazhdueshme nga ana e administratës tatimore për intensifikimin e komunikimit me tatimpaguesit dhe qytetarët në kuadër të luftës kundër informalitetit, thjeshtimit të mëtejshëm të procedurave dhe reformës së derregullimit.

Reduktimi i burokracive administrative, rritja e profesionalizimit të administratës por dhe incentivimi i bizneseve të ndershme dhe që investojnë janë disa nga kërkesat kryesore të biznesit për të nxitur formalizimin e shpejtë të ekonomisë dhe investimet private.
Anëtarët e Këshillit vlerësuan gjetjet e vrojtimit dhe shprehën angazhimin për të bashkëpunuar me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për të rritur efiçencën e masave anti-informalitet.

Ndër të tjera u sugjerua përgatitja e një strategjie të mirëfilltë gjithëpërfshirëse kundër informalitetit, ndërmarrja e fushatave ndërgjegjësuese me publikun për formalizim dhe ndërveprim të vazhdueshëm me bizneset duke nënkuptuar konsultim dhe llogaridhënie.

Read more

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në një takim me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Niko Peleshi

Më datë 14 nëntor 2017, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi priti në zyrën e tij anëtarët e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë për një takim pune. Përfaqësues të sektorëve të ndryshëm të kësaj shoqatë si bujqësi, agrobiznes, përpunues të produkteve blegtorale, përpunimi i mishit, prodhues të produkteve ushqimore, përpunues të ujit të amballazhuar, etj. diskutuan  problematikat në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural kryesisht:

  1. Problemet e informalitetit;
  2. Problemet e koperimit;
  3. Problemet inovacionit dhe mekanizimit;
  4. Problemet e financimit dhe disbursimit të fondeve;
  5. Problemet e përmirësimit të legjislacionit dhe rregulloreve.

Duke e konsideruar thelbësore për zhvillimin e sipërmarrjes dialogun publik/privat dhe mbështetjen e qëndrueshme ndaj sektorit dhe sipërmarjes së prodhimit në vendin tonë, në ditën në vazhdim do të vijohet me takime të tjera ndërmjet përfaqësuesve të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe Ministrit të Bujqësisë z. Peleshi për propozime me konkrete ndaj zgjidhjeve të problemeve në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

[slider style=”flat” category=”Takim me Ministrin e Bujqësisë” orderby=”date” order=”ASC”]

 

Read more

Mbledhja e Bordit Drejtues, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë

Në mbështetje të Statutit të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe në funksion të trajtimit të çështjeve me interes për funksionimin e kësaj shoqate, më datë 9 nëntor 2017, u zhvillua mbledhja e 7º e Bordit Drejtues. Në këtë mbledhje u morën vendime për datën e zhvillimit të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme si dhe vendimi per organizmin e ceremonisë së 1-vjetorit të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptare.

Përveç të tjerave në këtë mbledhje u diskutua në lidhje me:

  1. Taksën e amballazhit;
  2. Rimbursimi i akcizës/TVSH;
  3. Taksat mbi të ardhurat/dividenti;
  4. Mbi zvogëlimin e numrit të kontrollit në dogana;
  5. Probleme me qeset e plastikës me Bashkinë e Tiranës;
  6. Probleme me industrinë e riciklimit/pikat e grumbullimit;
  7. Dhënie e koncesioneve për djegie mbetjesh;
  8. Mbështetje për Shoqatën e Konvertuesve të Plastikës për hapat dhe politikat që do ndërmarri në mbrojte të kësaj industrise;
  9. Çështja e liberalizimit të energjisë/metodologjia e llogaritjes.

Çështjet e sipër përmendura janë në ndjekje të administratës së Bashkimit të Prodhuesve dhe në komunikim të vazhdueshëm me entet publike.

[slider style=”flat” category=”Mbledhja e VII e Bordit Drejtues” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Komentet dhe propozimet e sipërmarrjes prodhuese mbi paketën fiskale 2018

Pas takimeve dhe tryezës së Komitetit për Legjislacionin, Taksat dhe Procedurat, zhvilluar me datë 30 tetor 2017, ku u diskuan çështje në lidhje me draft paketën fiskale 2018, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ka përgatitur një material mbi komente dhe propozime nga sipërmarje prodhuese e cila ju është përcjellur për marrje në konsideratë:

– Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë;
– Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
– Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Kuvendi i Shqiperisë;
– Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin, Kuvendi i Shqipërisë.

Komentet dhe propozimet e sipërmarrjes prodhuese mbi paketën fiskale 2018, janë:

1. Për propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, kërkojmë që në pikën 1, Nenin 22/2, Shkalla e taksës mbi ndërtesat e cila aplikohet si përqindje e bazës së taksës, nga 0.15% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike që ështe propozuar, kërkojmë të bëhet 0.05% për veprimtaritë prodhuese.

2. Për propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatim mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kërkojmë që kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në, të jetë pa shkallëzimin e pragut 2.000.000 lek për njësitë tregtuese.

3. Për propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar, kërkojmë heqjen e akcizës për lëndët e para djegëse.

Gjithashtu, po Ju përcjellim disa propozime shtesë të industrive prodhuese në lidhje me paketën fiskale 2018:

– Heqjes së taksave doganore për artikujt që janë lëndë e parë për industrinë prodhuese;

– Reduktimit të taksës mbi artikullin me kod 39235010 (Tapa dhe pipeta për prodhimin e shisheve plastike). Kjo tarifë arrin në 50 % të çmimit të blerjes së këtij artikulli ndërkohë kur në vendet e rajonit është 0 ÷ 6 % (Greqi 0 %, Kosovë 0 %, Mali i zi 3 %, Maqedonia 6 %, Bullgari 0 %). Kjo taksë, që i vë në vështirësi të gjitha industritë vendase, propozojmë të ulet nga 100 lekë / kg në 10 lekë / kg dhe të shtrihet, pa përjashtim, në të gjithë produktet dhe ambalazhet plastike;

– Rishikimit të legjislacionit për rimbursimit të TVSH dhe Akcizës duke hequr kushtëzimin e rimbursimit me kontrollin e detyrueshëm ndaj subjekteve dhe duke përcaktuar sanksione ndaj administratës shtetërore për vonesa në rimbursim;

– Heqjes së plotë të TVSH në import për makineritë/pajisjet për prodhuesit vendas;

– Heqjen e TVSH-së për shërbimet e veterinarisë, (TVSH për medikamente veterinare është 0%, kërkojmë të bëhet 0% dhe për shërbime veterinare);

– Heqjen e TVSH-së për shërbime ndaj kafshëve, (TVSH për shërbime humane është 0% dhe kërkojmë që dhe për shërbimet ndaj kafshëve të bëhet 0%.

Read more

Propozime për mbështetjen e zhvillimit të bujqësisë sociale dhe agrobiznesit në Shqipëri

Në ambientet e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë u zhvillua mbledhja e Komitetit të Agrobiznesit dhe Çështjeve të Bujqësisë. Në këtë takim përveç anëtarëve të shoqatës së prodhuesve ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga sektorë të ndryshëm të bujqësisë, si bimë medicinale, agroindustri, blegtori, hortikulture, zejtari, etj.

Çështjet që u diskutuan në këtë tryeze, pasi u materializuan në dokumenta ju dërguan në formë propozimesh për mbështetjen e zhvillimit të bujqësisë sociale dhe agrobiznesit në Shqipëri, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrisë së Ekonomisë dhe Financës, si dhe Ministrit të Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Propozimet dhe kërkesat e parashtruara janë:

  • Hartimin dhe zbatimin e platformës elektronike në bujqësi dhe agrobiznes;
  1. Karta Elektronike e Fermerit;
  2. Regjistri Elektronik i Fermës dhe Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB);
  3. Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Agrobiznesit.
  • Për kooperimin, në veçanti për konsolidimin e shoqërive të bashkëpunimit bujqësor;
  • Faljen e disa detyrimeve të prapambetura për disa qindra fermerë e subjekte të agrobiznesit, që rezultojnë nga një grant i dhënë në mbështetje të fermerëve Shqiptarë nga qeveria e Japonisë në vitet 1999-2005;
  • Për uljen e kostos së prodhimit dhe krijimin e lehtësive, për tregtimin e tepricës së produkteve të prodhuara individualisht nga fermerët apo familjet fermere.[slider style=”flat” category=”Propozime për mbështetjen e zhvillimit bujqësor” orderby=”date” order=”ASC”]

 

Read more

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë propozime konkrete Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Më 10 tetor 2017, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë zhvilloi një takim pune me Ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, znj. Sonila Qato.

Disa nga çështjet që u shtruan në këtë tryezë me synim rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorëve të ndryshëm të prodhimit vendas ishin:

  • Përmirësimi i klimës së biznesit nëpërmjet përforcimit të mekanizmave të dialogut publik-privat duke kërkuar përfshirjen e këtij organizmi në grupe punë, tryeza teknike, komitetet dhe këshillat që do të marrin në shqyrtim ekonominë dhe çështjet e sipërmarrjes prodhuese. Si një masë paraprake u kërkua ndërhyrja në Ligjin për Konsultim Publik duke kërkuar vendosjen e penaliteteve për nëpunësit ose zyrtarët publik të cilët nuk e respektojnë këtë Ligj.
  • Ulja e informalitetit nëpërmjet rritjes së inspektimeve edhe te subjektet informale. Mbështetja e futjes së skemës së TVSh-së dhe në tregun e shitjes në pakicë. Rishikimi i legjislacionit për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor, duke formalizuar dhe përsosur më tej strukturën organizative, në nivel lokal dhe kombëtar. Hartimi dhe implementimi i regjistrit elektronik të fermës, kartës elektronike të fermerit, si dhe krijimi i Qendrës Kombëtare të Agrobiznesit.
  • Rritja e standartizimit dhe konkurrueshmërisë si faktor kyç për sfidën Evropiane dhe atë Ballkanike. Analizë të situatës aktuale të ekonomisë në krahasim me rajonin dhe për të parë avantazhet krahasuese. Propozim për ngritjen e një grupi pune me ekspertë nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe me përfaqësues nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ku të diskutojnë dhe të japin zgjidhje problematikave të hasura nga sipërmarrësit prodhues vendas në sektorë të ndryshëm. Nxitja e eksporteve me vlerë të shtuar, rishikimi i tarifave për shërbimet portuale etj.

[slider style=”flat” category=”Takim me Ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Propozimet e industrive prodhuese për mandatin e 2º qeverisës

Përfaqësues nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kanë zhvilluar muajt e fundit tryeza teknike pune me qëllim hartimin e disa propozimeve konkrete për çështje të cilat do të mbështesin prodhimin shqiptar. Këto propozime janë të fokusuara në 3 shtylla kryesore të cilat përfshijnë:

  1. Përmirësimi i klimës së biznesit në vend;
  2. Rritja e aftësisë konkurruese të prodhimit vendas;
  3. Ulja e informalitetit në treg.

Duke e konsideruar mjaft të rëndësishme rolin që zë prodhimi vendas si nje faktor kyc për zhvillimin e ekonomisë Shqiptare, është parë e arsyeshme nga anëtarët e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë që ky material t’i propozohet dhe qeverise Rama 2.

Propozimet e industrive prodhuese për mandatin e 2º qeverisës mund t’i gjeni këtu

Read more