Blog

Propozimet e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë mbi çështjen e tarifës së koncesionarit për segmenti rrugor Milot-Morinë

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në mënyrë të vazhdueshme ka zhvilluar tryeza teknike në lidhje me problematikat e krijuara nga aplikimi i tarifës së koncesionarit për segmentin rrugor Milot-Morinë, me grupet e interesit që përfaqësojnë një grup kategorish të produkteve shqiptare. Këto shoqëri kanë shprehur dhe kanë analizuar problemet dhe kostot që shkaktohet nga kjo tarifë për eksportuesit, si dhe ndikimin që do të ketë me konkurrueshmërinë e produkteve me vendet e rajonit.

Në vijim të komunikimeve dhe pas takimit të parë të zhvilluar me grupin negociues përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë del me disa propozime zyrtare mbi çështjen e tarifës së koncesionarit për segmenti rrugor Milot-Morinë, për të gjetur një zgjidhje sa më të favorshme që çon në përmirësimin e klimës së biznesit dhe rritjen e konkurrueshmërisë të produkteve shqiptare:

  1. Kërkojmë shtyrjen e afatit të implementimit të tarifës më datë 1 shtator 2018;
  2. Kërkojmë të ketë një rishikim në ulje të tarifës për kamionet, duke u bazuar në bileta ditore në tarifën 16 euro, vajtje-ardhje, 24 orë;
  3. Të jemi pjesë e vazhdueshme e tryezave negociuese mbi çështjen e tarifës së koncesionarit për segmenti rrugor Milot-Morinë, deri në përfundim të kënaqshëm për të dyja palët.
Read more

Panairi “Pack Expo”, 16-19 maj 2018, Bukuresht, Rumani

Më datat 16-19 maj 2018, në Bukuresht, Rumani, do të zhvillohet ekspozita “Pack Expo”, një nga ekspozitat më të mëdha tregtare dedikuar prodhuesve dhe furnizuesve të pajisjeve të paketimeve. Në këtë ekspozitë 31% e kompanive që do të marrin pjesë janë nga 14 shtete të ndryshmë nga e gjithë bota. Shqipëria do të përfaqësohet nga shoqëria LBL Pack Shpk, e cila merret me prodhimin e vasketave të aluminit me dimensione të ndryshme dhe për përdorime të shumëllojshme, si për përdorim ushqimor në sektorë të tillë si: restorante, fast food, catering, furrë buke, pastiçeri, take aëay, etj.

Shoqëria LBL Pack, përdor ekskluzivisht lëndë të para (alumin) me prejardhje nga vendet e Bashkimit Evropian, rregullisht të pajisur me të gjitha çertifikimet e cilësisë dhe parametrat e sigurisë duke garantuar konsumatorin final për cilësinë e lendës së parë. Fabrika ka një kapacitet prodhues në cikël të plote prej mbi 200.000 copë vasketa alumini në ditë, duke plotësuar gjithë nevojat e tregut vendas dhe më gjerë për furnizim me vasketa alumini për përdorim ushqimor.

Nëse jeni të interesuar për pjesëmarrje në këtë panair, vizitoni linkun këtu

Read more

“Startup – Inovacioni – E ardhmja”

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, si një nga anëtarët themelues të “Innovation Hub”, mori pjesë në takimin që u zhvillua gjatë ditës së sotme, datë 2 maj 2018, me temë “Startup – Inovacioni – E ardhmja”, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, drejtuar nga znj. Mirlinda Karçanaj.

Në takimin joformal, ku u njoftua që brenda fundit të qershorit “Innovation Hub” do të vijë me një funksion dhe ambient krejt të ri, u fol kryesisht për nevojat e startup-eve në Shqipëri, hartimin e një plani efikas për veprimtarinë dhe përdorueshmërinë e qendrës, angazhimin e industrive prodhuese për të mbështetur start up-et dhe inovacionin, por edhe për nismat ligjore që janë duke u hartuar për t’i bërë startup-et shqiptare më të sigurta dhe më të qëndrueshme brenda dhe jashtë vendit.

Në aktivitet ishin të ftuar, z. Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, znj. Vilma Tomço nga Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, drejtuesja e “Innovation Hub”, znj. Ada Ilia, përfaqësues të kompanive të suksesshme, si “Microsoft”, përfaqësues të startup-eve të konsoliduara në treg dhe të atyre që pritet të kenë impakt në të ardhmen.

Z. Shkodra bëri më dije se tashmë ka nisur hartimi i legjislacionit përkatës, duke përmendur se në shumë aspekte ekipet hartuese të nismës ligjore i janë referuar vendeve më të zhvilluara europiane. Ai prezantoi një pjesë të shkurtër të punës së bërë deri tani, ndërsa ftoi të pranishmit që të jepnin kontributin e tyre duke sugjeruar konkretisht propozime, për të cilat shprehu mbështetjen se do të shihen me përparësi për të qenë pjesë e pikave në projektligjin specifik.

Në fund të aktivitetit, të pranishmit hodhën ide dhe propozime për misionin e ri që duhet të ketë “Innovation Hub”, për funksiomin efikas koherent të tij, për mbështetje të vazhdueshme nga ana e institucioneve shtetërore etj.

[slider style=”flat” category=”Startup” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Skemat e financimit për bizneset shqiptare për vitin 2018

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), bën publike fondet në dispozicion të biznesit për vitin 2018 nga buxheti i shtetit: Fondin Shqiptar të Konkurrueshmërisë, Fondin e Ekonomisë Kreative (Artizanatit), Fondin në mbështetje të Sipërmarrjeve të reja ”Start Up” dhe Fondin e Inovacionit.

Këto fonde i dedikohen ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme të sektorit prodhues dhe të shërbimit; si industria e lehtë, turizmi, kërkimi dhe zhvillimi, inovacionit dhe teknologjisë, agropërpunimit, dizenjimit, artizanatit etj.

  1. Fondi i Konkurrueshmërisë (totali vjetor 28 milion lekë)

Ky fond ka për qëllim mbështetjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të NVM-ve shqiptare në mënyrë që ato të jenë të përgatitura për t’iu përgjigjur zhvillimeve dhe kërkesave të tregut kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kushte dhe informacione

Ky fond mbështet ndërmarrjet e vogla ose të mesme me fokus prodhimin dhe eksportin, të cilat janë të regjistruara në QKB prej 2 ose më shumë vitesh.

Vlera e mbulimit të projektit ndahet sipas raportit: 70% grant dhe 30% vetëfinancim nga ndërmarrja.

Vlera maksimale përfituese për çdo projekt të aplikuar është jo më e shumë se 1’400’000 lekë.

Fondi mbulon projektet për qëllimet e mëposhtme:

  • çertifikim produkti;
  • ambalazhim dhe etiketim të produkteve;
  • pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare;
  • krijim faqesh interneti;
  • koncept edhe dizenjim të materialeve promovuese.
  1. Fondi i Ekonomisë Kreative (totali vjetor 10 milion lekë )

Fondi ka për qëllim zhvillimin e sektorit të artizanatit dhe zejtarisë në Shqipëri, për të krijuar mjedisin e favorshëm për rritjen e qendrueshmërisë  ekonomike të aktivitetit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Kushte dhe informacione

Fondi i Ekonomisë Kreative i shërben Ndërmarrjeve Mikro dhe të Vogla që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorin e artizanatit, të cilat janë të regjistruara në QKB prej 1 ose më shumë vitesh.

Vlera e mbulimit të projektit ndahet sipas raportit: 80% në formë granti dhe 20% vetëfinancim nga ndërmarrja.

Vlera maksimale përfituese për çdo projekt të aplikuar është jo më e shumë se 500.000 lekë.

Fondi mbulon projektet e përzgjedhura nga sektori i artizanatit specifikisht për qëllimet e mëposhtme:

  • zhvillimin e produkteve të reja;
  • blerjen e pajisjeve për nxitjen e prodhimit;
  • marketingun e produktit;
  • kualifikimin e ndërtimin e kapaciteteve menaxheriale të ndërmarrjes.
  1. Fondi Start-Up (totali vjetor 10 milion lekë)

Mbështet bizneset e sapo krijuara “Start-Up” në Shqipëri për krijimin e bazave për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, si dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Kushte dhe informacione

Mund të aplikojnë, subjektet që janë të regjistruara në QKB, nga 0-2 vjet.

Vlera e mbulimit të projektit ndahet sipas raportit: 70% në formë granti dhe 30% vetëfinancim nga ndërmarrja.

Vlera maksimale përfituese për çdo projekt është jo më e shumë se 500.000 lekë.

Fondi mbulon projektet për qëllimet e mëposhtme:

  • Investime në pajisje dhe teknologji për nxitjen e prodhimit/shërbimit;
  • Promovim, publikim dhe hartim materialesh promovues;
  • Përshtatje produkti – duke përfshirë ambalazhim dhe etiketim;
  • Kualifikim dhe trajnim për rritjen e aftësive sipërmarrëse;
  • Krijim faqesh në internet dhe zhvillim të tregtisë elektronike;
  • Pjesëmarrje në panair ose ekspozitë brenda apo jashtë shtetit, si vizitor apo ekspozues.
  1. Fondi i Inovacionit (totali vjetor 15 milion lekë)

Ky fond ka për qëllim nxitjen e NMVM-ve në auditimin e nevojave të tyre për inovacion dhe teknologji dhe më tej në identifikimin e furnizuesve të teknologjisë dhe partnerëve në shtete të tjera.

Kushte dhe informacione

Mund te aplikojnë, subjekte që janë të regjistruara  në QKB prej 1 ose më shumë vitesh.

Vlera e mbulimit të projektit ndahet sipas raportit 50% grant dhe 50% vetëfinancim nga ndërmarrja.

Vlera maksimale përfituese për çdo projekt të aplikuar është jo më e shumë se 400.000 lekë.

Bëjnë përjashtim vetëm subjektet që do të aplikojnë për zërin makineri-paisje, ku vlera maksimale që do përfitojnë është 600.000 lekë.

Fondi mbulon projektet për qëllimet e mëposhtme:

  • Auditim të kapacitetit inovativ dhe teknologjik që synon t’u mundësojë ndërmarrjeve aplikuese vlerësimin për nivelin ekzistues të teknologjisë dhe mundësitë për rinovimin e tyre të inovacionit dhe/ose pozicionimit teknologjik, sipas një strukture konkurruese zhvillimi;
  • Ndërkombëtarizimin e teknologjisë, e cila synon t’u mundësojë ndërmarrjeve aplikuese të Identifikojnë dhe të inspektojnë teknologjinë që kërkojnë të përshtatin;
  • Pjesëmarrje në panaire inovacioni /teknologjie/ RDI dhe të ngjashme;
  • Promovim në lidhje me inovacione të ndërmarrjes; Kostot e licencave (software ose hardware) ose patentave;

Për më shumë informacione http://aida.gov.al/home

Read more

Panairi ndërkombëtar i mallrave të konsumit 9-12 qershor 2018, Ningbo, Kinë

Në datat 9 – 12 Qershor 2018, zhvillohet panairi ndërkombëtar i mallrave të konsumit në Ningbo, Kinë. Ndër të tjera ky panair ka në fokus mallra të konsumit si tekstile dhe veshje, produkte sportive dhe të kohës së lirë.

“China International Consumer Goods Fair” jep mundësi të shumta partneriteti mes bizneseve pjesëmarrëse, duke i ofruar atyre tregje të reja për eksport.

Për më shumë informacion: https://www.tradefairdates.com/China-International-Consumer-Goods-Fair-CICGF-M9408/Ningbo.html

Read more

Raporti 2018 për Shqipërinë, Delegacioni Evropian

Delegacioni Evropian në Shqipëri, zhvilloi më datë 27 prill 2018, një takim me komunitetin e biznesit, në kuadër të kontekstit të miratimit të Raportit 2018 për Shqipërinë. Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në këtë takimi u përfaqësua nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Arben Shkodra.

Diskutimet mbi gjetjet kyçe të Raportit e kanë bëjnë të qartë se ndonëse progresi i Shqipërisë drejt një ekonomie tregu funksionale është i dukshëm, duhet të zbatohen reforma të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin e biznesit, rregulloret që lidhen me biznesin, si dhe cilësinë e arsimit, për t’i pajisur më mirë njerëzit me aftësitë që nevojiten në tregun e punës.

[slider style=”flat” category=”Eu Delegation Report 2018″ orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Industria e riciklimit në kushte falimentimi

Industria e riciklimit, pjesë e sektorit të ekonomisë, ndodhet në një trysni të fortë nga shumë drejtime, lidhur me mbarëvajtjen e aktivitetit siç është mungesa e lëndës së parë, siç janë një seri normash, apo ligjesh që janë hartuar apo po hartohen pa pjesëmarrjen apo kontributin e ricikluesve si grupim interesi, siç janë politikat e ndryshme që janë ndërmarrë apo po ndërmerren me prevalencën e hallkave të ndryshme të menaxhimit të mbetjeve në dëm të riciklimit. Të gjitha këto arsye kanë influencuar që ndërmarrjet e riciklimit që përfaqësonin 1% të PBB, ndodhen në kushtet e gati të falimentimit.

Sot, jemi në kushtet e 20% ose më pak, e kapaciteteve prodhuese, në këtë industri. Situata është dramatike dhe jemi pranë anullimit të njërës prej hallkave më të rëndësishme të menaxhimit në tërësi të mbetjeve dhe një nga sektorët më të rëndësishëm dhe më strategjik të ekonomive të vendeve të BE-së.

Për më shumë mbi problemet e riciklimit në Shqipëri, lutemi shihni në linkun: https://www.youtube.com/watch?v=ZbDlyq5L2gk

 

Read more

Panairi ndërkombëtar i këpucëve MICAM, 11-14 shtator 2018

Në datat 11-14 shtator 2018, në Fiera Milano(Rho), Itali, do të zhvillohet panairi ndërkombëtar i këpucëve. MICAM është një nga panairet më të rëndësishëm ndërkombëtar të këpucëve në botë, që paraqet një fokus të veçantë në tendencat më të reja të modës.

Kompanitë pjesëmarrëse do të kenë mundësi takimi me blerës nga e gjithë bota, të lançojnë produktet e reja, të krijojnë ose konsolidojnë marrëdhëniet e biznesit.

Për të gjithë kompanitë shqiptare dhe të apasionuarit pas modës, të interesuar për të qënë pjesë e tij, të vizitojnë linkun: http://www.themicam.com/

Read more

Takimi i parë negociues për tarifën koncensionare të segmentit rrugor Milot-Morinë

Në vijim të tryezës mbi Infrastrukturën, të organizuar nga dhe nën kujdesin e Ministres se Shtetit për Mbrojten e Sipërmarrjes, znj. Sonila Qato, gjatë ditës së sotme, u mundësia takimi i parë negociues për tarifën koncensionare të segmentit rrugor Milot-Morinë, me përfaqësues nga grupi negociator i kryesuar nga z. Artan Shkreli, Zv/Ministër i Ministrisë së Infrastukturës dhe Energjisë, përfaqësues nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, si dhe transportues nga Republika e Kosovës.

Ky takim kishte si qëllim paraqitjen e një analize dhe efektet që ka dhe jep kjo tarifë për një grup kategorish të produkteve shqiptare, që eksportohen në Kosovë apo në vende të tjera të rajonit, si dhe propozimin për të gjetur një zgjidhje sa më të favorshme që çon në përmirësimin e klimës së biznesit dhe rritjen e konkurrueshmërisë të produkteve shqiptare.

Pas takimit, përfaqësuesit e palës shtetërore u angazhuan për të vijuar më tej me diskutime dhe vlerësimin e propozimeve tona, si dhe do të vijojmë kontakte të vazhdueshme deri në përfundim të kënaqshëm për të dyja palët.

[slider style=”flat” category=”Takimi me grupin negociues mbi tarifen e rrugë së kombit” orderby=”date” order=”ASC”]
Read more

Trembëdhjetë shërbime të reja tatimore për biznesin

Në portalin e-Albania janë shtuar 13 shërbime të reja me pagesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT). Shërbimet e reja lidhen specifikisht me pagesën e taksave, tatimeve, tarifave dhe detyrimeve të ndryshme që duhet të paguajë biznesi.

Subjektet tatimpaguese mund të kryejnë online pagesa, që deri tani i kanë kryer pranë sporteleve bankare.

Nëpërmjet e-shërbimeve të reja të DPT-së, bizneset mund të kryejnë online një sërë pagesash si:

Read more