Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë organizon një tryezë ndërinstitucionale, e cila do të bëjë bashkë përfaqësues të institucioneve përgjegjëse dhe të komunitetit të biznesit për të diskutuar mbi zbatimin e Ligjit nr. 74/2025 dhe akteve nënligjore përkatëse.

Diskutimi do të përqendrohet në identifikimin e sfidave të zbatimit, qartësimin e përgjegjësive institucionale dhe dakordësimin e hapave konkretë për një proces të koordinuar dhe efektiv.

Data: 24 Nëntor 2026
Ora: 11:00–12:30
Vendndodhja: Marriott Hotel, Tiranë

Një mundësi për të forcuar dialogun ndërinstitucional dhe bashkëpunimin me sektorin privat, me synimin për të avancuar drejt zbatimit konkret dhe efektiv të ligjit.